Author: almakos

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dhënë detaje shtesë nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, respektivisht në afërsi të fshatit Zhelinë, përcjell Alsat. Nga MPB njoftojnë se viktima ka qenë një këmbësorë, i cili kishte ndaluar në autostradë pas një defekti të një makine,  ndërkaq në aksident kanë qenë të përfshira gjithsej katër makina. – Advertisements – “Dje në ora 16.40 më SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, tek mbikalimi i Treboshit, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës ,,Golf“ me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi M.A. (33) nga fshati Trebosh i…

Lexo më Shumë

Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ka raportuar këtë të mërkurë në Komisionin e Integrimit. Ai tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE dhe në fund të vitit, duhet të bëhemi gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Shtetet anëtare të BE sipas tij, janë duke negociuar për të zgjidhur ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në mënyrë që konferenca të mbahet sa më parë. Shqipëria tha Mazi, ka bërë rrugë përpara në këtë proces, megjithatë ka ende shumë për të bërë në mënyrë që shqiptarët të jenë pjesë e familjes së…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ripërsëriti ashtu si në takimin me kryeministrin Edi Rama, se Komisioni Evropian ka përpiluar një raport pozitiv për Shqipërinë, duke treguar se vendi ka përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Mirëpo sipas Sorecës, janë disa pika që kanë nevojë për administrim të mëtejshëm. Duhet të priten të dhënat e hetimeve për pretendimet mbi manipulimin e votave dhe rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve. Po ashtu, tha se duhet përforcuar dialogu qeveri-shoqëri civile, liria e medias duhet të jetë parësore, si dhe të plotësohen vendet e lira në…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë. Policia ka bërë të ditur se një 48-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë, teksa ka qenë duke kaluar rrugën. Njoftimi i policisë: Berat/Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 03:26, në rajonin e Ohrit është regjistruar tërmet me intensitet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Ohrit, respektivisht në Elbasan të Shqipërisë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Komisioni Europian ka sugjeruar hapjen e negociatave për Shqipërinë duke vlerësuar se në një numër sektorësh janë bërë përparime gjatë këtij viti. Raporti vlerëson përparimet e bëra në sistemin e drejtësisë dhe atë shëndetësor, ndërsa shprehet se ka ende punë për të kryer. Por raporti kërkon punë më të madhe për të luftuar korrupsionin në nivele të larta të politikës. “Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të shtetit. Strukturat e specializuara kundër korrupsionit (SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar)…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes ashtu edhe siç ishte paralajmëruar ka filluar testimi i nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore për Covid-19. Testimi ka filluar edhe në Gjimnazin Zef Lush Marku, ku do të testohen gjithsejtë 68 nxënës me çrrastë do të përfshihen nxënësit nga viti i parë deri në të katërtin. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 12°C në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 25°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Lexo më Shumë

Sot do të filloj testimi i nxënësve në 9 shkolla të mesme të Shkupit. Gjatë ditës së sotme do të testohen 258 nxënës të shkollave të mesme, ndërkohë testimi do të vazhdoj edhe në qytetet tjera si në Krivogashtani, Berovë, Vevçani, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Zërnovc, Konçe, Lozovë, Mogilla, Novaci, Pehçevo, Staro Nagoriçani dhe Qendër Zhupa. – Advertisements – Testimi i nxënësve do të kryhet në hapësirën e përcaktuar nga shkolla, ndërsa do të zgjas më pak se një minutë. Testimi është i sigurt, pa dhimbje, me marrjen e brisit në fyt dhe hundë.

Lexo më Shumë

Bekim Sali, kandidat për kryetar të Çairit, nga ASH/Alternativa, ka thënë në Programi 200, se kur ta marrin udhëheqjen e kësaj komunë, do të rrisin sipërfaqen e hapësirave të gjelbra. – Advertisements – Ai ka thënë se deri tani këto hapësira që kanë qenë në këtë komunë, janë uzurpuar. “Hapësirat e gjelbëra Çairi i ka pasur gjithmonë, por jemi dëshmitare se ndërvite këto hapësira tkurren dhe uzurpohen. Ne kemi premtuar para banorëve se do ta ndërpresim këtë dinamike, dhe do ta rrisim sipërfaqen e hapësirave të gjelbëra”, ka theksuar Sali./Alsat.mk

Lexo më Shumë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Azbi Arapi, drejtori i menaxhimit të riskut në AKU ka folur për inspektimet e AKU në plane me bazë risku dhe analizimi i mostrave deri në asgjësimin, bllokimin dhe masat administrative ndaj subjekteve që kanë rezultuar në shkelje. “Inspektimet në minimarkete kryhen në bazë të planeve të riskut, por normalisht shishet me qumësht të vendosura në frigoriferë në këto subjekte nuk lejohen. Të gjitha bizneset e vogla nuk e kanë detyrim ligjor të regjistrohen, si minimarketi futet biznes me risk të mesëm dhe jo të lartë. I bie që një…

Lexo më Shumë

Visa Ganiu, kandidati i BDI-së, për komunën e Çairit, në Programi 200 ka thënë se  hulumtimet që ai i ka e nxjerrin  komunën që aktualisht e udhëheqë, si komuna e tretë për transparencë. – Advertisements – Ai ka thënë po ashtu se nuk ka hapërisë për keqpërdorime. “Varet nga cili këndvështrim hulumtohet transparenca. Unë e kam një hulumtim që ne dalim  komuna e trëtë për transparencë, dhe ju them se nuk ka hapësirë për keqpërdorime”, u shpreh Ganiu./ Alsat.mk

Lexo më Shumë