Author: almakos

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 2, 140 teste , prej të cilëve 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.Ndërkohë nuk është shënuar asnjë viktimë.Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftojnë se 61 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157, 083 persona. 20 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.Deri më sot…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërsa thekson se procesi i negociatave duhet të nisë pa vonesa. Ambasadorja Kim shpërndan deklaratën e përbashkët të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, të cilën shprehen se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian. “SHBA dhe BE pajtohen se rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesa. Pranimi në BE, një përparësi e…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sërish iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të bashkohen në një bllok të ri për Maqedoninë dhe të bashkohen për një shumicë të re parlamentare. – Advertisements – “Pa dallim nëse janë të majtë, të djathtë apo të qendrës apo liberal të na bashkohen në këtë bllok për Maqedoninë dhe për të gjithë njerëzit e saj. Të formojmë një shumicë të re parlamentare, ti përveshim krahët dhe bashke me kryetarët e komunave të cilët veçmë janë zgjedhur në raundin e parë dhe atyre që do të zgjedhën në raundin e dytë, por…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një grup kriminal shqiptar, që drejtohej po nga një shqiptar, dhe që trafikonte sasi të ndryshme kokaine në Norvegji. Në përfundim të hetimeve, SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për “kokën” e bandës kriminale, shtetasin F. P, i cili sipas drejtësisë shqiptare, rezulton se kishte krijuar një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike (kryesisht kokainë dhe mariuhana) në përbërje të të cilit janë shtetas shqiptarë, por edhe persona me shtetësi jo shqiptare. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së David Geer sot ia dorëzoi raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut, i cili konfirmon plotësisht progresin për të cilin jemi përkushtuar, kështu shkroi kryeministri Zoran Zaev në faqen e tij zyrtare në Facebook. – Advertisements – Më ketë rast kryeministri i vendit theksoi se raporti nxjerr në pah zbatimin e vendosur dhe vendimtar të reformave të BE-së, veçanërisht në fushat kryesore si sundimi i ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Mbi këtë bazë, raporti rekomandon fillimin e menjëhershëm të negociatave të pranimit dhe konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund…

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në bashkëbisedimin me gazetarët kërkoi që vettingu i politikanë ve të nisë prej tij, dhe kjo jo si një sfidë, por si e vetmja mënyrë për të ndarë baltën nga e vërteta. “Kush e shikon me syzet e politikës së përditshme bën gabim. Bën një gabim klasik, në raport me mua. Për mirë apo keq, jam përpjekur të shoh përtej të përditshmes, iu heq shpresën e vizionin për të parë cfarë mund të jemi ne. Të shohësh përtej, duhet të mendosh përtej. Nëse rri si miu në cark me bishtin ndër dhëmëb, sillesh vërdallë e…

Lexo më Shumë

Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë, u shpreh në fund të mbledhjes së qeverisë se është vendosur ngritja e Drejtorisë Antikorrupsionit, që do të luftojë korrupsionin në administratën publike. “Rrjet, agjenci, që do të merret me të gjitha rastet abuzive në administratë dhe që do të bashkëpunojë me organet ligjzbatuese. Do të ushtrojë veprimtarinë parandaluese, do rishikojë të gjithë kuadrin rregullator dhe praktikat me shkallë të lartë korrupsioni, do të hartojë një strategji të qartë kundër korrupsionit, do të trajtojë të gjitha rastet korruptive. Gjithashtu, do të ketë veprimtari ndërgjegjësuese, për të sensibilizuar qytetarët për pasojat e korrupsionit në Shqipëri dhe…

Lexo më Shumë

Vendi ka realizuar progres të mirë, veçanërisht në përgatitjen dhe zbatimin e Regjistrimit 2021, për herë të parë që nga viti 2002. Përmirësim ka në të gjitha sferat statistikore dhe harmonizimin me standardet e BE-së, edhe pse nevojiten përpjekje për përmirësimin e fushëveprimit dhe cilësisë së statistikës makroekonomike dhe sociale, thuhet në Raportin e KE-së për progresin e vendit në sferën e Statistikës – Kapitulli 18. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Lulzim Basha, në një konferencë me gazetarët se PD bëri të ditur se sapo ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese. Në fjalën e tij, Basha sqaroi këto amendamente, duke u shprehur se së pari kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe zhbërjen e ndryshimeve të 30 korrikut, që sipas kryedemokratit, u kaluan pa vullnetin e opozitës. Më tej, Basha theksoi se amendamentet kanë të bëjnë “me katastrofën e përditshme, që përjetojnë shqiptarët”, si dhe me vettingun e politikanëve. “Për të njoftuar pikë së pari se para disa minutash PD ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese në lidhje me tre prioritete…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) përmbush kriteret për ti filluar negociatat për anëtarësim dhe vlerëson se shtyrja ka ndikim negativ ndaj kredibilitetit të BE-së, deklaroi eurokomisari Dejvid Gir, derisa prezantoi raportin e KE-së për përparimin e vendit në procesin e eurointegrimit.Gir në konferencën e përbashkët me zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov përcolli përfundimin e KE-së se Konferenca e parë ndërqeveritare me të cilën do të shënohej fillimi i negociatave më republikën e Maqedonisë së Veriut të mbahet deri në fund të vitit. Për këtë shkak theksoi Gir, duhet të bëhen përpjekje…

Lexo më Shumë

Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka njoftuar sot se sateliti ‘Albania 1’ do të lëshohet në hapësirë në muajin mars ndërsa sateliti ‘Albania 2’ do të lëshohet në hapësirë në muajin qershor të vitit 2022. Bashkëbiseduesi: Ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17,18,19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë. Rama: Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars? Bashkëbiseduesi: Po në Mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër…

Lexo më Shumë

Edhe në kryeqytetin çek, Pragë do të ketë një shesh “Skënderbej”. Pas Budapestit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar edhe Pragën, pas vendimit më të fundit të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti për t’i dhënë një prej shesheve kryesore emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku Veliaj pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Pragës Zdenek Hrib. “Është gjithmonë kënaqësi takimi me kryetarin e Pragës, mikun tim Zdenek Hrib. Si shumë kryeqytete të botës edhe Praga do të ketë një shesh me emrin “Skënderbej”, në nderim të heroit…

Lexo më Shumë