Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka njoftuar sot se sateliti ‘Albania 1’ do të lëshohet në hapësirë në muajin mars ndërsa sateliti ‘Albania 2’ do të lëshohet në hapësirë në muajin qershor të vitit 2022.
Bashkëbiseduesi: Ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17,18,19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Rama: Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
Bashkëbiseduesi: Po në Mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që dpo të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Rama: Po Albania 2 në qershor?
Bashkëbiseduesi: Saktë
Rama: Super



