Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Constantine An. Tassoulas. Tassoulas, shprehu kënaqësinë që pret në Parlamentin e Greqisë Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë dhe e uroi Nikollën për zgjedhjen si kryeparlamentare. Tassoulas shprehu vullnetin e Greqisë për të forcuar e zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë si edhe gadishmërinë e Parlamentit të Greqisë për të nxitur e mbështetur bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve. Kryetarja e Kuvendit falenderoi homologun e saj për bashkëpunimin midis të dy vendeve dhe të dy parlamenteve. “Greqia është një fqinje e çmuar, një mike historike dhe e qëndrueshme, …
Author: almakos
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas një vizitë të zhvilluar në Bosnjë-Hercegovinë foli për “Ballkanin e Hapur” dhe kritikët ndaj kësaj nisme. Vuçiç u shpreh se nuk i kupton personat që e kundërshtojnë këtë projekt, pasi sipas tij kjo nismë është një mundësi që të gjithë të dalin të fituar. “Sot ne po punojmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një projekt për të fshirë plotësisht kufijtë për njerëzit në 2023. Në Bosnjë ka një numër të madh njerëzish që duan të shkojnë në Beograd pa pasur kufij dhe e anasjelltas. Kjo do të ishte me rëndësi edhe për ekonomitë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë fushatës së sotme në mbështetje të kandidates së pavarur për Qytetin e Shkupit, Deanella Asrovska, tha se kryetari i të LSDM-së, Zoran Zaev, mori një goditje të fortë nga populli i Shkupit. Sipas Mickovskit, arroganca e Zoran Zaevit dhe njerëzve që e rrethojnë atë, e çoi partinë e tij në gjendjen ku janë sot. – Advertisements – “Zoran Zaev përsërit të njëjtën konferencë për shtyp nga viti i kaluar, kur gënjente se ka kuptuar mesazhin dhe vazhdoi ende të sillet në mënyrë arrogante dhe kriminale. Zaevi së bashku me njerëzit kriminalë që e rrethojnë…
Teksa shkarkimi i Valdete Daka nga posti i kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Presidentes së Kosovës, ishte pasqyruar si kritikë në raportin e Bashkimit Evropian, vjen një reagim nga Vjosa Osmani. Në një konferencë për mediat, Osmani theksoi se është në kompetencë të saj të bëjë emërimin dhe shkarkimin e kryesueses së KQZ-së. “Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të Presidentes është kompetencë e gjykatave kompetente, jo e misioneve që të japin deklarata e konkluzioneve të tilla. Legjislacioni në fuqi parasheh që Presidentja është autoriteti për të emëruar kryesuesen e KQZ-së sikurse edhe për ndërprerjen e mandatit…
Enkelejda Muçaj është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave nga kreu i qeverisë Edi Rama. Vendimi është publikuar në faqen online të Kryeministrisë. V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.…
Kreu i LSDM-së konfirmoi mbështetjen e partive të koalicionit për rrethin e dytë të zgjedhjeve. Ai tha se me mbështetjen e partnerëve vërtetohet stabiliteti i shumicës parlamentare. Në të njëjtën kohë Zaev kërkoi mbështetje edhe për Petre Shilegovin në Shkup, pasi siç tha ai, kjo është mënyra e vetme për të mos u kthyer mbrapa. – Advertisements – Më herët gjatë ditës BDI-ja konfirmoi si të palëkundur mbështetjen për partinë e koalicionit. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se mbështetje ndaj Shilegovit nënkupton zhvillimin e mëtejmë të Shkupit. Nga ana tjetër edhe partitë e tjera më të vogla të koalicionit…
Është ulur numri i fataliteteve me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit 8 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin. Ndërkohë nga ana tjetër janë rritur rastet e reja ku nga 616 që ishin një ditë më parë sot janë regjistruar 659. COVID19 Ministria e Shëndetësisë: 3934 testime, 659 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 543 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç,…
Është shtyrë sërish gjyqi për dosjen 184 në Dibër. Gazetari Enver Doci tha se seanca e të akuzuarve për ndikim në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër, përkatësisht ndaj Nuri Medës, Drini Gjecit, Hasan Hotit dhe Robert Agës, janë shtyrë sërish të martën dhe të mërkurën. Ndërkohë një ditë më parë ka qenë data e radhës për të akuzuarit Drini Gjeci e Nuri Meda. Kjo seancë gjyqësore nuk është zhvilluar, pasi këtë herë ka munguar vetë gjyqtari i çështjes.Gjithashtu seanca është shtyrë edhe këtë të mërkurë ndaj ish administratorit të Njësisë Administrative Lurë, Hasan Hoti dhe ish…
Kryeministri Zoran Zaev tha se Qeveria është stabile, derisa theksoi se këtë e konfirmuan të gjithë partnerët e koalicionit. – Advertisements – Zaev, në një konferencë për media të thirrur nga partia e tij, u shpreh se përmes votës qytetarët u dërguan Kritika, qortime dhe ndëshkime të qarta, ku po ashtu tha se ata i kuptojnë dhe respektojnë ato. “Nga e hëna fillojmë me procesin e ripërcaktimit dhe përmirësimit të kanaleve për ndërveprim me qytetarët. LSDM i dëgjon dhe i beson njerëzve. Nga ky moment ne po ndryshojmë për qytetarët. Ne morëm kartonin e verdhë dhe unë jam duke kërkuar një…
Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa zona në kryeqytet. Përmes një njoftimi për mediat OSHEE bën me dije se ndërprerja do të bëhet në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit. Mësohet se stakimi do të bëhet gjatë intervalit kohor: 09:30-13:30 Pjesërisht: Zallherr, Kodër e Kuqe, Gërdec, Marqinet 09:00-16:00 Pjeserisht: Rruga “Shyqyri Brari” 09:00-13:00 Pjesërisht: Rruga “Sami Frashëri”, 1 pallat pas shkollës “Edit Durham” Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 21 tetor Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 21 tetor do të punohet në disa kabina e për pasojë do të…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale. Sipas informacioneve bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit: D., 34 për vjedhje Ll., 18 vjeç lëndë narkotike T., 30 vjeç shkelje të mases së arrestit C., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ç., 37 vjeç kanosje me armë Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Tiranë Nga specialistët për Hetimin…
Ish-koncesionarët dhe arkitektët reagojnë ndaj thirrjes publike të shpallur nga komuna e Ohrit për të dorëzuar zgjidhje ideore për rregullimin e plazheve me banakë të hapur, tenda të mbuluara me kallamishte, rërë, shezlone dhe gjësende të tjera të bëra prej druri. – Advertisements – “Pyetja është, nëse i lirojmë plazhet, nëse mburremi se ua kemi kthyer qytetarëve, pse t’i zëmë përsëri me shezlone. Plazhet edhe më herët kishin shezlone”- deklaroi Lupco Neçkoski- ish koncesionar plazhi në Ohër. “Ne nuk kemi pse të kthehemi në shekullin 19 tani. Ka materiale të tjera ndërtimi në shekullin 21. Është absurde për mua të…

