Author: almakos

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns ka përgatitur ajvar në rezidencën e Ambasadës në vendin tonë, përcjell Alsat. – Advertisements – “Sezonë e ajvarit në rezidencën e ambasadës sonë, me ajvarin special “Red Dog”. Cilat janë ushqimet tuaja të preferuara tradicionale”, ka shkruar në Facebook ambasadorja amerikane. Ndërsa në Twitter, Bërn shkruan: “Në Maqedoninë e Veriut, vjeshtë dhe kohë për ajvar! Ne adhurojmë dhe bëjmë ajvar çdo vit sipas recetës së kuzhinierit tonë. Këtë vit, video ekipi i Ambasadës regjistroi pamjen dhe tingujt e bërjes së ajvarit”. In ?? if it’s fall, it’s time for #ajvar! We love…

Lexo më Shumë

Vazhdon sot në Gjykatën Speciale procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali”. Procesi gjyqësor ndaj Mustafës do të vazhdojë nga ora 09:30 dhe do të zgjasë deri në orën 16.00.Më 5 tetor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Në seancën e javës së kaluar, dëshmitari gjatë deklarimit të tij, ka thënë se pasojat e asaj që i ka përjetuar gjatë luftës, vazhdon t’i ketë edhe sot. Sot do të vazhdojë dëshmia e dëshmitarit të katërt.

Lexo më Shumë

I riu që shihni në foto është Redi Balla, i cili u gjet i plagosur në rrethana ende të paqarta brenda mjetit të tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton  se 22-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Siç shihet edhe nga fotot që qarkullojnë në rrjetet social Fill pas ngjarjes, shërbimet e Policisë bënë rrethimin e zonës dhe po vijuan kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për…

Lexo më Shumë

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në pjesët perëndimore me shi të përkohshëm, përcjell Alsat. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriorë. Në fund të ditës, retë do të përhapen nga perëndimi, nga të cilat do të nis shi më intensiv gjatë natës. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë Celsius. – Advertisements – Në Shkup, pjesërisht mot me vranësira, i ftohtë dhe me erë. Gjatë natës me reshje shiu. Temperatura minimale do të bjerë në…

Lexo më Shumë

Gjatë hapjes së parë të radhës së Kushtetutës, termi “20 për qind” do të zëvendësohet me termin – shqiptarë, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë paraqitjes së tij sonte në emisionin “200” në Alsat. – Advertisements – “Në hapjen e radhës së Kushtetutës, ‘20 për qind në shtet…’, dihet se ata janë shqiptarë. Ne nuk kemi të drejtë tani, sepse kur e hapni Kushtetutën, e hapni për arsyen, kjo është Marrëveshja e Prespës, kur të vijë koha për ta hapur Kushtetutën, për çfarëdo arsye, në vend të ’20 për qind’ do ta shkruajmë “shqiptarët”. Sepse shqiptarët janë ata 20 për qind.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ende beson se ish -sekretari i përgjithshëm i qeverisë Dragi Rashkovski është i pafajshëm. I pyetur nga gazetari nëse, pavarësisht tre akuzave të reja kundër tij, ende beson se ai është i pafajshëm, Zaev tha: – Advertisements – -Po ,sigurisht. Besoj se ai është i pafajshëm. “Por, kush jam unë, këtë duhet ta thotë gjykata dhe natyrisht një vendim përfundimtar i gjykatës,” tha Zaev.

Lexo më Shumë

Policia italiane ka goditur një rrjet prostitucuioni, pjesë e së cilës ishin dhe shqiptarë. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se grupi “rekurtonte” vajzat e reja ku u premtoheshin rreth 6 mijë euro që të nxirreshin në rrugë dhe të punonin si punonjëse seksi. Për rastin janë vënë në pranga tetë persona, ndërsa një tjetër është në kërkim. Hetimet për operacionin e koduar “Bokuk”, që në bullgarisht do të thotë “plehra” dhe që përdorej si term nga tutorët për viktimat, kanë nisur në qershor të 2020 pas denoncimit të bërë nga dy shtetase bullgare. Gjatë hetimeve policia mësoi se pasi “rekrutoheshin”…

Lexo më Shumë

Me Mickoskin dhe Selën, shteti nuk mund të përparojë, thotë kryeministri Zaev në emisionin “200” në Alsat. I pyetur për të komentuar mbi pretendimet e opozitës se shteti nuk mund të bëjë përparim me qeverinë aktuale, Zaevi thotë: – Advertisements – “E, jo, me Mickoskin dhe Zijadin Selën do të ecë përpara… Të mbërthyer në preokupimin e tyre nacionalist si filozofi, si një angazhim politik, ata nuk mund të thonë, në një shoqëri multietnike, se ata do të ecin përpara.. .në tubimet e tyre ata ende flasin për një Maqedoni të pastër, derisa para ca kohësh mbajtën protesta për t’i…

Lexo më Shumë

Dorëheqjet e paraqitura nga njerëzit e parë në Ministrinë e Shëndetësisë nuk mund të pranohen sepse do të hapte nevojën për të emëruar njerëz të rinj të cilëve do t’u duhet kohë për të hyrë në problemet e sektorit, ka thënë kryeministri Zaev kur u pyet për vendimin për t’i mos pranuar dorëheqjet e ofruara nga ministri Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani. – Advertisements – “Nuk mund të ndërmerrni hapa, siç pret një pjesë e opinionit, për të pranuar dorëheqjet, për të filluar emërimin e njerëzve të tjerë dhe për t’i mësuar ata njerëz të ri, për…

Lexo më Shumë

Mbretëresha britanike Elizabeth II u pa të përdorte një bastun, ndërsa mori pjesë në një shërbesë në Westminster Abbey, që shënonte 100-vjetorin e Legjionit Mbretëror Britanik. Mbretëreshës 95-vjeçare iu dha bastuni, ndërsa doli nga limuzina e saj shtetërore për në vendin e saj në katedrale.Ajo e përdori sërish bastunin, kur u largua. Besohet se kjo është hera e parë që ajo përdor një mjet ndihmës për të lëvizur më këmbë në një ngjarje të madhe publike. Mbretëresha, e cila është mbrojtësja e Legjionit Mbretëror Britanik, nuk hyri nga dera tradicionale e madhe perëndimore, por përmes hyrjes së oborrit të poetit,…

Lexo më Shumë

22 vite më parë mijëra shqiptarë të Kosovës të përndjekur nga ushtria serbe, kaluan kufirin për në Shqipëri, në vendin që e cilësonin si atdheun e dytë. Shqiptarët hapën dyert për të mirëpritur, fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Por pati edhe nga ata shqiptarë, edhe pse të paktë në numër  të cilët pranuan t’i shërbenin me dëshirë  Serbisë. Në të ashtuquajturën “milici lokale” e Gjakovës, e formuar për t’i bërë ballë UÇK-së, bënin pjesë edhe 39 shqiptarë. Kjo milici lokale përbëhen nga 53 pjesëtarë, ku 39 prej tyre janë shqiptarë. Në këto lista…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, foli në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, për situatën me koronavirusin në vend dhe procesin e vaksinimit. Rakacolli u shpreh se virusi prek më shumë dhe më rëndë burrat, pasi gratë kanë disa faktorë rezistence, që i mbrojnë ato karshi sëmundjeve. “Ka faktorë biologjikë, që tregojnë se gratë kanë faktorë rezistence, faktorë hormonalë, që i mbrojnë më shumë karshi sëmundjeve. Ka ide se cilat mund të jetë këto faktorë, që krijojnë rezistencë, por këtë le të ja lëmë të ardhmes. Sa i përket vaksinimit, nuk kemi ritme të kënaqshme, sepse kemi shumë më…

Lexo më Shumë