Author: almakos

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kreut të Kushtetueses Bashkim Dedja, për sekuestron e pasurisë. Gjyqtari Erjon Bani, ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për plotësim të hetimeve për këtë çështje. Ndaj tij SPAK, ngriti akuzën e fshehje te ardhurash dhe deklarim të rremë. Referuar hetimeve të SPAK rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikon me burime të ligjshme, apo pasuri që i ka fshehur.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se kursi i denarit është në gjendje të qëndrueshme dhe se ekzekutivi ka përgatitur politikat fiskale për krizën e paralajmëruar ekonomike, shkruan Alsat. Zaev tha se Maqedonia e Veriut nuk mund t’i ik krizës globale, por siguroi që autoritete do të ndërmarrin masat e duhura për të mbrojtur qytetarët. – Advertisements – “Po do të ketë krizë. Shoh miku im dhe kolegu nga Shqipëria Edi Rama alarmoi, po alarmoj edhe unë. Kriza energjetike do të jetë vërehet, çmimet janë të larta, por të presim javët dhe muajt e ardhshëm. Të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur zgjedhjen e Kancelarit të ri të Austrisë Alexander Schallenberg. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Veliaj ka uruar Schallenberg për postin e ri, teksa ka ndarë edhe foto të takimit të mëparshëm në Tiranë kur Kancelari mbante postin e ministrin e Jashtëm të Austrisë. “I lumtur të shoh mikun tim Alexander Schallenberg në krye të Austrisë mike, si Kancelari i ri Federal. Kujtoj takimet tona në Tiranë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor,” shprehet ndër të tjera Veliaj.

Lexo më Shumë

Në redaksinë e Alsat ka arritur një video incizim nga ku vërehen dy persona të cilët gjuajnë me armë zjarri, supozohet të jetë kallash. – Advertisements – Sipas incizimit duket se bëhet fjalë për dy ushtarakë të cilët gjuajnë nga godina e një institucioni.Videoja është incizuar më 11 tetor, që ndërlidhet me ditën e fillimit të kryengritjes popullore kundër fashizmit. Alsat, i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme ne lidhje me rastin, mirëpo e njëjta ende nuk ka kthyer përgjigje./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Policia e Kuçovës ka vënë nën pranga një 60-vjeçare. Në informacionin e policisë thuhet se shtetasja me inicialet L.T. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit dhe ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre. “Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.  

Lexo më Shumë

Gjykata e Çustendillit në Bullgari ka dënuar me 10 vite burg dhe gjobë me para prej 100 mijë levave (50.000 euro), pasi i njëjti akuzohet se ka transportuar një sasi të madhe të marijuhanës përmes kufirit Bullgari-Maqedonia e Veriut, përcjell Alsat. Sipas gjykatës bullgare, personi në fjalë me datë 28.03.2021 në rrethinën e vendkalimit kufitar “Gjushevo” me makinë ka transportuar marijuhanë të vendosur në 17 paketime, me sasi prej 4.260 kg, në vlerë prej 17.040 levave. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri të martën e 11 tetorit, në Kosovë janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 632 mijë e 567 qytetarë tashmë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). I njëjti raport ka njoftuar të hënën për dy raste të vdekjes dhe 14 raste të reja pozitive me COVID-19. Ndërkohë që vazhdojnë thirrjet për qytetarët që të vaksinohen e në këtë mënyrë të mbrohen edhe nga virusi vdekjeprurës. Në Kosovë tashmë janë…

Lexo më Shumë

Një ditë pas shkarkimit të Flamur Nokës nga nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra. “Zoti Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka kundërshtar dhe armik, armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi me të gjitha format dhe mënyrat. Ne kemi lançuar iniciativa të…

Lexo më Shumë

Për shkak të mungesës së parkingut dhe parkimit vend  e pa vend është krijuar një tollovi tejet e madhe në Qendrën Klinike Nënë Tereza. – Advertisements – Për shkak të mungesës së parkingut dhe parkimit vend e pa vend është krijuar një tollovi tejet e madhe në Qendrën Klinike Nënë Tereza. Qytetarët akuzojnë edhe përgjegjësit e parkingut të cilët sipas tyre kanë lëshuar më shumë makina se sa që ka vende për parkim. “Në këtë Qendër Klinike nuk ka vend për më shumë se 200 makina, ndërkohë që përgjegjësit e parkingut kam përshtypjen se kanë lëshuar më shumë se 400”,…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtarët e Njësisë së Prokurimit si dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave janë dërguar për gjykim në Gjykatë të hënën e 11 tetorit, pasi SPAK mbylli dosjen dhe hetimet për ta. Zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Tenderi uniformave SPAK hetoi mbi procedurën e prokurimit për blerjen dhe shpërndarjen e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit, me fond limit 2.800.347.570 (dy miliard e tetëqind milion e treqind e dyzet e shtatë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, policia në bazë të një urdhri gjyqësor ka privuar nga liria 27 vjeçarin O.A. nga fshati Gërçec i Komunës së Sarajit. Personi në fjalë kërkohej me fletarrestim për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 vjet e gjysmë burg, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Ai u dërgua në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Pas shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë nga Lulzim Basha ka reaguar deputetja e PD-së Albana Vokshi. Ajo që deri tani ka mbajtur një linjë të distancuar në publik nga debati Basha – Berisha ka thyer heshtjen. Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan për fenomene që po dëmtojnë PD-në. “Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt” – shkruan Vokshi.

Lexo më Shumë