Në redaksinë e Alsat ka arritur një video incizim nga ku vërehen dy persona të cilët gjuajnë me armë zjarri, supozohet të jetë kallash.
– Advertisements –
Sipas incizimit duket se bëhet fjalë për dy ushtarakë të cilët gjuajnë nga godina e një institucioni.
Videoja është incizuar më 11 tetor, që ndërlidhet me ditën e fillimit të kryengritjes popullore kundër fashizmit.
Alsat, i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme ne lidhje me rastin, mirëpo e njëjta ende nuk ka kthyer përgjigje./ Alsat.mk



