Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është larguar nga mbledhja e sotme ku po raportonte Ministrja e Arsimit Evis Kushi.
Ai ka kërkuar ndjesë për shkak të gjendjes shëndetësore, duke ia kaluar drejtimin e mbledhjes nënkryetarit, deputetit socialist Petro Koçi.
“Për arsye shëndetësore e kam të pamundur të rri më gjatë”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj, i cili ka qëndruar gjatë gjithë kohës me maskë në mbledhje. Në një komunikim , Gjekmarkaj tha se bëhet fjalë për një gjendje helmimi ushqimor dhe nuk ka lidhje me COVID.



