Mbrëmjen e sotme, policia e Shtetit po ushtron kontrolle të befasishme në qytetin e Elbasanit. Ende nuk raportohet për persona të shoqëruar nga “blutë”. Ndërkaq, bëhet me dije se policia ka ngritur disa pika postblloku në hyrje-daljet e qytetit, shkruan Panorama.
Kontrollet vijnë pak ditë pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Elbasanit, ku Lulzim Bitri dhe Ardian Subashi (Çollaku), u ekzekutuan në afërsi të vendit “rrethrrotullimi i luleve”.
Kontrolle janë kryer po sot edhe në qytetin e Vlorës, ku u sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe u shpall në kërkim një person.
Vlen po ashtu për tu vënë në dukje se Policia e Shtetit drejtohet tanimë nga Gledis Nano, pas dorëheqjes së Ardi Veliut.



