Ohri mund të mbetet pa repartin e fëmijëve dhe pa trajtim spitalor për këtë kategori, paralajmërojnë mjekët. Katër mjekët pediatër që i ka aktualisht ky departament, janë në moshë të shtyrë. Tre prej tyre janë para pensionit kurse dy do të largohen pas Vitit të Ri. Kështu, një mjek duhet të bëj kujdestari 24 orë çdo të katërtën ditë. Ata nuk do të ketë kush t’i zëvendësojë sepse nuk ka mjekë të rinj të pediatrisë. Për më tepër, problemi është përshkallëzuar ditët e fundit pasi dy nga mjekët janë në pushim mjekësor, kështu që dy prej tyre bëjnë kujdestari 24 orë çdo të dytën ditë. Thonë se nuk mund të durojnë më fizikisht. Kanë kontaktuar me kryesinë e spitalit dhe po kërkohet zgjidhje me plotësimin e mundshëm me mjekë nga Struga. Pediatrët amë gjithashtu reagojnë për situatën.
– Advertisements –
E kemi paraparë këtë. Bëmë analizë për këtë dhe ua treguam strukturave para 10 viteve. Por, për fat të keq, askush nuk mori masa serioze për ta parandaluar këtë. Sepse në situata të tilla dalin plagët. Kjo situatë ishte parashikuar se do të ndodhë. Kolegët në repartin e fëmijëve janë të stër-ngarkuar. Duke qenë se jemi në kushte pandemie, për fat të keq kemi shumë fëmijë të sëmurë dhe është vërtet shumë e vështirë për ta, nuk mund ta durojnë fizikisht – tha Nikolla Filev- pediatër amë.
Drejtori i spitalit, Goran Baleski, thotë se zgjidhje po kërkohet me rrotacion të mjekëve nga departamenti i neonatologjisë ose do të kërkojnë mjekë nga spitalet e tjera.
Personeli më i vjetër është në departamentin e fëmijëve. Fluksi i fëmijëve në atë repart është i madh. Nuk mund ta zgjidhim problemin menjëherë. Është problem afatgjatë. Të rinjtë nuk i pëlqejnë sepse janë drejtime specifike dhe të rënda. Problemi më i madh është dikë ta detyrosh të shkojë në pediatri dhe anestezi. Ne gjithashtu siguruam edhe specializim, por nuk kishim ekip, nuk u paraqit askush. Në fakt, u paraqit vetëm një mjeke, i cila do të shkojë për specializim -deklaroi Goran Balev- drejtor i spitalit të përgjithshëm në Ohër.
Filev thotë se mbrojtja primare shëndetësore në Ohër do të mbetet pa pediatër, sepse pothuajse të gjithë atje janë gati para pensionit. Problem shtesë është se në Ohër mjekët amë nuk punojnë gjatë fundjavave, kështu që presioni mbi spitalin është edhe më i madh. Kjo situatë krijon turma, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur pacientët vijnë nga qytete të tjera, ku presin për kontroll nga dy orë sepse në turn janë një mjek dhe dy infermiere.
Miki Trajkovski


