Vendi ynë mbetet në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin gjatë paradites kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore, por në zonat malore vranësirat të jenë të dukshme. Po ashtu mesdita dhe orët vijuese do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2 deru në 22 gradë celcius. Era do të je fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor-lindor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Author: almakos
Për sot në ora 11:00 është caktuar seanca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila para mesnatës duhet të votoj për besimin e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev. Edhe përkundër paralajmërimeve se është arritur shumicë për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Zaevit, mbetet e paqartë se si do të rrjedh votimi, një gjë e tillë do të mësohet në mesnatë kur edhe duhet të deklarohen deputetët përmes votimit, nëse janë pro qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, apo janë kundër. – Advertisements –
14:15 | 10 Nëntor 2021 Janë zbuluar 30 kafshët që duken sikur do të nxjerrin albumet e vitit. Ato njihen për bukurinë dhe pastërtinë e tyre. Më poshtë mund t’i shihni fotografitë më të ‘nxehta’ dhe më qesharake të kafshëve, të denja për veprat më të reja dhe më të modës të kopertinës së albumit. # 1 Legjendat e reja të muzikës #2 Ata duken sikur po pozojnë për një kopertinë të albumit rap të viteve ’90 # 3 Këto lopë duken sikur do të lëshojnë albumin më të nxehtë të Rock Indie të Vitit #4 Këlyshët norvegjezë të metalit…
Projektimi për rritjen e ekonomisë së vendit prej 3.9% bazohet në supozimet e rimëkëmbjes së ekonomisë globale, thonë në emisionin e sotëm “Magazina Ekonimike”, në ALsat, guvernatorja e BPM-së, Anita Angellovska Bezhovska. – Advertisements – “Lidhur me rimëkëmbjen e ekonomisë globale, FMN-ja parashikon se atë vit do ketë rritje prej rreth 6% që është rritje solide. Ne jemi ekonomi e hapur e tregut dhe në masë të madhe zhvillimet e brendshme varen nga lëvizjet globale. Por, nëse ekonomia globale, e sidomos partnerët tonë më të rëndësishëm tregtarë rimëkëmben me dinamikë më të ngadaltë se sa e presin tani, kjo do…
A është kaq e lehtë në Shqipëri të zhduket pa gjurmë një personazh i tillë si Eduart Belegu, biznesmen dhe njeri i lidhur me politikën? Ndonëse kanë kaluar 11 vjet nga zhdukja e tij, asnjë gjurmë nuk dihet dhe ngjarja mbetet mister. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin “Në shënjestër” në News24 të gazetares Klodiana Lala se krimi nuk është nisur për të qenë ekzekutim. Sipas tij, ka nisur si sqarim. “Në fakt nuk është nisur për të qenë një ekzekutim. Është nisur për të qenë fillimisht një debat i madh, sqarim, më pas i kthyer në pengmarrje,…
Banka Popullore e Maqedonisë pret që vitin e ardhshëm të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike. Guvernatorja e BPM-së Anita ANgellovska Bezhovska në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se rritja e projektuar deri në fund të vitit është rreth 3.9%. – Advertisements – “Presim që pas rënies së vitit të kaluar të PBV-së prej 4.5% ky vit do vazhdojë të jetë vit i rimëkëmbjes graduale të aktivitetit ekonomik dhe projektojmë rritje prej 3.9% dhe të njëjtën normë të rritjes e projektojmë edhe për vitin e ardhshëm”- tha Bezhoska.
Tranzicioni në Shqipëri, krahas fuqizimit të bizneseve dhe individëve të veçantë, informalitetit dhe interesave okulte, solli edhe një kategori personazhesh që u kthyen në viktimat e këtij sistemi të ri ku kishin ngjitur me shpejtësi shkallët. Njerëz të fuqishëm, të lidhur me pushtetin dhe paranë, të cilët u zhdukën pa gjurmë, në shumë hamendësime, por edhe dyshime, që nuk panë kurrë dritën e së vërtetës.Një ndër këta persona, është edhe Eduart Belegu, njeri i bizneseve dhe ish-këshilltar i dy ministrave të Ekonomisë, në mandatin e parë dhe fillim mandatin e dytë të qeverisë Berisha. Belegu, u zhduk në mënyrë misterioze…
Policia e Shkodrës ka sekuestruar 8 kg kanabis. Droga është sekuestruar në afërsi të doganës së Hanit të Hotit, në tentativë për ta transportuar drejt Malit të Zi. Mësohet se destinacioni i drogës më pas ishte një vend Evropian. Sipas burimeve, në pranga janë vendosur dy shtetas nga ky operacion, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë e këtij grupi kriminal.
Ka përfunduar pak më herët takimi koordinues i Zaevit me partnerët e koalicionit në Qeveri që i paraprin seancës së djeshme për mosbesimin e Qeverisë. Në takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të Lëvizjes Besa, konfirmojnë nga partia. Pas takimit nuk ka pasur deklarata përveç nga kreu i PDSH-së Thaçi i cili ka thënë se shumica është e sigurt. – Advertisements –
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 690 qytetarë të infektuar nga 3,596 testime të kryera dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka…
Holanda po ndërmjetëson me Bullgarinë për të hequr veton dhe për ti hapur dritën jeshile Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në integrimin drejt BE-së. Para vizitës zyrtare në Shkup, kryeministri holandez Mark Rutte në një konferencë me kryeministrin shqiptar Edi Rama tha se ka shpresa që pas zgjedhjeve që do të mbahen të dielën në Bullgari, rruga do të jetë e hapur. Ndërkaq pas takimit Rute-Zaev në Shkup, siç njoftojnë nga qeveria është konstatuar se në dhjetor ekzistojnë një dritare kyçe sa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. – Advertisements –
Iraniani Mohammed Zand shpërtheu në lot kur doli nga gjykata e Durrësit ku dha dëshminë para gjykatësve suedeze këtë të mërkurë.Dhjetëra muxhahedinë pritën me duartrokitje jashtë gjykatës një ndër dëshmitarët kyç të masakrës së vitit 1988 në Iran ku 30.000 të burgosur politikë, 90% e të cilëve muxhahedinë u ekzekutuan me dekret të liderit suprem Khomeini. Një gjykatë suedeze iu ka krijuar mundësinë paditësve muxhahedinë të dëshmojnë në Shqipëri kundër njërit prej përgjegjësve për genocidin që ndodhi në Iran, agjentit iranian Hamid Nouri asokohe ndihmës prokuror. Nouri u arrestua në Suedi, me të mbërritur aty 2 vjet më parë në…

