Banka Popullore e Maqedonisë pret që vitin e ardhshëm të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike. Guvernatorja e BPM-së Anita ANgellovska Bezhovska në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se rritja e projektuar deri në fund të vitit është rreth 3.9%.
“Presim që pas rënies së vitit të kaluar të PBV-së prej 4.5% ky vit do vazhdojë të jetë vit i rimëkëmbjes graduale të aktivitetit ekonomik dhe projektojmë rritje prej 3.9% dhe të njëjtën normë të rritjes e projektojmë edhe për vitin e ardhshëm”- tha Bezhoska.




