Projektimi për rritjen e ekonomisë së vendit prej 3.9% bazohet në supozimet e rimëkëmbjes së ekonomisë globale, thonë në emisionin e sotëm “Magazina Ekonimike”, në ALsat, guvernatorja e BPM-së, Anita Angellovska Bezhovska.
“Lidhur me rimëkëmbjen e ekonomisë globale, FMN-ja parashikon se atë vit do ketë rritje prej rreth 6% që është rritje solide. Ne jemi ekonomi e hapur e tregut dhe në masë të madhe zhvillimet e brendshme varen nga lëvizjet globale. Por, nëse ekonomia globale, e sidomos partnerët tonë më të rëndësishëm tregtarë rimëkëmben me dinamikë më të ngadaltë se sa e presin tani, kjo do paraqesë rrezik edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”.




