Author: almakos

Policia kufitare e Portit të Durrësit ka sekuestruar 70 mijë euro të pa deklaruara. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodjana Haxhia. Gazetarja thekson se sasia e eurove është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në autobusin e linjës Shqipëri-Itali.Policia si rrjedhojë ka arrestuar dy shoferët e autobusit. Eurot mësohet se ishin të ndara në 7 pako me nga 10 mijë euro secila. Eurot dyshohet se i përkisnin grupeve kriminale që kanë dërguar lëndë narkotike në Itali dhe ishin në pritje të parave.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J.Gj ka ndërruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke pësuar të njëjtën gjë. Burime bëjnë me dije se i moshuari rreth 90 vjeç Z.Gj nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt duke humbur jetën. 56-vjeçari me inicialet J.Gj ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka refuzuar ekstradimin në Turkmenistan të Muhamet Cap, mbështetës i Fetullah Gylen. Cap kërkohej nga Turkmenistani, i renditur nga ‘Freedom House’ si vendi i dytë në botë për shkeljen e të drejtave të njeriut. Gjykata tha se procedimi ka natyrë politike, ndaj refuzoi ekstradimin. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb. Cap është ndërtues dhe biznesmen në Turkmenistan dhe akuzohej se në 2011 kishte korruptuar një punonjëse banke. Cap ka status azili në Kosovë. Ai kishte 9 muaj burg, ndërsa dje u lirua. Avokati Ardian Visha bashkëpunoi me avokatin nga Belgjika Johan Heymans për këtë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë procesi i integrimit në Bashkimin Europian është shumë kompleks, por i pakthyeshëm në të njëjtën kohë, por duhet që duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë. Në vij të njëjtë edhe kryeminsitri I Holkandës, I cili konfirmoi gjithashtu se për të nisur zyrtarisht konferencën e parë ndërqeveritare është thelbësore që të zgjidhim bllokimin nga ana e Bullgarisë – Advertisements – “E dimë shumë mirë që Franca, Gjermani, Holanda dhe gjithë janë absolutisht gati për tu ulur si BE në konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të…

Lexo më Shumë

“Panorama” zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë në një familje në Levan të Fierit, ku një grua përfundoi në spital me plagë të rënda për shkak të dhunës së bashkëshortit të saj. Mësohet se çifti jeton në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe janë prindër të tre fëmijëve të mitur. Një nga fqinjët e tyre ka treguar se sherri ka nisur për tabletin ku shikonin kukullat vajzat, që nuk po punonte. Ndërkohë fqinjë të tjerë pranojnë që autori, Sajmir Mersini dyshohet se ka pasur probleme të vazhdueshme dhe se ka qenë i shtruar për disa ditë në spitalin…

Lexo më Shumë

Vaksinat kundër gripit sezonal tashmë kanë mbërritur në vend dhe shpërndarja e tyre nëpër qendra mjekësore është duke u bërë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Siç shpjegoi ai, ofrohet një dozë falas për të sëmurët kronikë, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët dhe profesionistët e shëndetësisë. Qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen do të duhet të regjistrohen në faqen vakcinacija.mk. – Advertisements – “Ka arritur 40 mijë vaksina katërvalente të gripit sezonal. Këto vaksina tashmë janë duke u shpërndarë, vaksinimi do të bëhet në Qendrat e Shëndetit Publik dhe në një pjesë të qendrave shëndetësore në Shkup ku…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka folur sot në lidhje me faktin se sa do të jetë rritja e pensioneve. I pranishëm në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku u diskutua buxheti i institucionit që ai drejton për vitin e ardhshëm, Hado tha se rritja e pensioneve nuk do të indeksohet sipas inflacionit të përgjithshëm. Po ashtu ai theksoi se nëse do të ketë një rritje të vogël të inflacionit gjatë vitit 2022 atëherë diferenca do të mbulohet nga buxheti i Sigurimeve Shoqërore, nëse rritje do të jetë e madhe atëherë ajo nuk do të…

Lexo më Shumë

Përqindja e personave të hospitalizuar lidhur me numrin e përgjithshëm të të infektuarve në krahasim me valët e mëhershme të pandemisë është ulur, gjegjësisht nga 8 000 raste aktive në vend, të hospitalizuar kemi vetëm 518 pacientë, njoftoi në konferencën e sotme ministriri i shëndetësisë, Venko Filipçe. – Advertisements – “Sa i përket hospitalizimit, numri i pacientëve shënon rritje për 15 për qind, 518 pacient janë hospitalizuar në territorin e gjithë shtetit, në të gjithë qendrat Kovid. Ajo që është me rëndësi se analiza jonë tregon se përqindja e të hospitalizuarve nga valët e mëparshme është ulur”, tha Filipçe.

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një informacion në lidhje me vaksinimin kundër koronavirusit të fëmijëve. Manastirliu ka treguar se cilët janë kategoritë e fëmijëve që duhet të vaksinohen ndaj Covid-19 dhe bën thirrje që prindërit të kontaktojnë me mjekun e familjes. Sipas ministres, “ekipet mjekësore janë në shërbim çdo ditë të javës në qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit të përqëndruar”. Informacioni Kush duhet të vaksinohet? -Fëmijët 12-15 vjeç me sëmundje kronike të përcaktuara Të gjithë fëmijët 16-18 vjeç Kur dhe ku? Menjëherë në çdo qendër shëndetësore apo pikë vaksinimi Si? Me kartë identiteti. Fëmijët nën 18-vjeç paraqiten…

Lexo më Shumë

Komuna e Aerodromit ka filluar procedurën për shlyerjen e planimetrisë me të cilat parashihej ndërtimi i objekteve dhe lokacioni do të shndërrohet në park, kështu njoftoi kryetari i komunës së Aerodromit, Timço Mucunski, në konferencën e sotme për media. Siç tha ai, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 5000 metra katrorë. – Advertisements – “Ka filluar një procedurë për fshirjen e planimetrive, njëra për komunë, tjetra për objekt banesor dhe atë lokacion po e rialokojmë në park. Praktika e tillë në Komunën e Aerodromit do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Mucinski. Kryetari i sapozgjedhur i komunës së…

Lexo më Shumë

Ministrja e  Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, deklaroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy vendime të rëndësishme për të rinjtë. Ajo theksoi se me këto vendime do të ndihmohen të rinjtë të bëhen pjesë e administratës, kjo do të vlejë jo vetëm për të rinjtë në Shqipëri, por edhe ata jashtë vendit. Ndërsa njoftoi se do të ngrihen qendrat e ekselencës. “Ne kemi zhvilluar një sërë intervistash tek “Nisma gati për Shqipërinë”. Sot kemi miratuar dy vendime që do ti ndihmojmë të rinjtë të përfshihen në administratën tonë. Pjesa e parë do…

Lexo më Shumë