Author: almakos

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe njëherazi Nënkryetar i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, para mbledhjes së komitetit të partisë, nuk ka dashur të komentojë për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Ai tha se vendimi i takon atij, por gjithsesi do flitet edhe gjatë kësaj mbledhje. – Advertisements – Mendoj se ai është një vendim i tij demokratik. Mendoj se për momentin vendit i duhet një njeri që duhet të udhëheq vendin se ndërkohë ndodhemi përballë krizës energjetike dhe pandemisë. Gjithsesi për këtë do të flitet edhe sot në mbledhje, por vendimi i takon atij- tha nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë ftesë publike kryeministrit Edi Rama për debat televiziv. Në “foltoren” e qytetit të Pogradecit, ai tha se në atë debat do ia numërojë të gjitha mëkatet e këtyre 8 viteve Ramës. Po ashtu, ai pati një mesazh edhe për Lulzim Bashën, ku nënvizoi se janë mbledhur rreth 4.200 firma të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar si dhe atë ditë, tha se do të jenë të pranishëm 10 mijë më shumë. “Edvin je i pashpresë, foltorja të ka kallur datën. Me Sali Berishën do të bashkohen të gjitha burrat dhe gratë që i besojnë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, ka falënderuar sot ambasadorin e Angolës për siç thuhet “qëndrimin e prerë të atij vendi për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”. Në një bisedë me ambasadorin Alcino dos Prazeres Izata Francisco da Conceicao, shefi i diplomacisë serbe deklaroi se miqësia shumëvjeçare e dy vendeve ka zgjatur që nga bashkëpunimi në Lëvizjen e të Painkuadruarve dhe shprehu pritshmërinë që të mbahet një takim në nivelin më të lartë shtetëror

Lexo më Shumë

Gazetari Enrik Mehmeti, raporton se në aksident janë përfshirë 4 makina, e për pasojë është dëmtuar lehtë një person. E plagosura, sipas raportimeve është një grua rreth të 60-ve e cila është dërguar për në spital. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme ka pasur një rritje të lartë të rasteve të reja me Covid në vendin tonë, ndërsa përqindja e pozitivitetit ka arritur në mbi 20 për qind. Kështu gjatë ditës së sotme, nga 3 317 teste të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 667 persona, ose 20,4 për qind e testeve të kryera. Po ashtu edhe numri i viktimave mbetet i lartë. Sot janë regjistruar edhe 13 viktima të tjera duke e çuar numrin e viktimave në total, që nga fillimi i pandemisë, në 7 255. Ndërsa janë shënuar edhe 517 pacientë të shëruar.…

Lexo më Shumë

Bebet që flenë jashtë mund të flenë më gjatë, të kenë gjumë më cilësor dhe të ekspozohen ndaj më pak mikrobeve në krahasim me ato që flenë brenda. Në Danimarkë, Finlandë ose ndonjë vend tjetër nordik, prindërit zakonisht i vendosin fëmijët e tyre për një sy gjumë jashtë, sepse foshnjat mund të flenë më mirë ndërsa ekspozohen në ajër të pastër. Në janar, muaji më i ftohtë i Danimarkës, temperatura mesatare më e ulët arrin -37 gradë Fahrenheit. Në Finlandë, ku kjo praktikë është gjithashtu e zakonshme, prindërit i vendosin foshnjat e tyre për të fjetur jashtë kur temperatura ulet…

Lexo më Shumë

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka treguar sot për herë të parë në një komunikim me rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’ betejën e tij me koronavirusin. Në një lidhje skype Ngjela tha se tashmë është negativizuar, ndërsa shtoi se virusin e kaloi në shtëpinë e tij dhe lehtë. Mes të tjerash avokati pohoi se ishte infektuar me Covid pasi kishte bërë vaksinën. Ndër të tjera ai tha se shumë pak njerëz të politikës e dinin. “Shumë mirë jam. Kam përfunduar të gjitha. Dal, bëj, por ruhem nga korentet ende. E kalova në shtëpi. Isha post-vaksinë. 2-3 ditë pata shqetësim, kisha medikamente.…

Lexo më Shumë

Inflacioni deri në fund të këtij viti do të arrijë në 3.1 për qind. Banka Popullore e rishikoi normën e inflacionit nga projektimet që u bënë në prill kur pritej inflacion prej 2.2 %. Rritja e inflacionit është si rezultat i çmimit të ushqimeve dhe energjisë në nivel botëror, e që pritet të stabilizohen pas Vitit të Ri. – Advertisements – “Për këtë vit ne projektuam që inflacioni të mbetet në nivelin mesatar prej 3.1 %, ndryshe nga pritshmëritë e mëparshme prej 2.2 %. Për vitin e ardhshëm parashikojmë ulje të normës së inflacionit në 2.4 %. Rreziqet e inflacionit…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka denoncuar publikisht në një konferencë për mediat  një rast të abuzimit me detyrën të inspektorëve të AKU-së në Fier. Ministri tha se inspektorët i vunë gjobë pa të drejtë një subjekti, pronari i të cilit nuk pranoi rryshfetin por denoncoi në Njësinë Antikorrupsion. Më tej, Manja tha se gjobëvënësi me “maskën e shtetit” por edhe drejtuesit e tyre do të përballen me drejtësinë. “Procesin e transparencës me publikun për anti-korrupsion. Do jetë një proces transparent që do të zgjasë deri në fund të mandatit të tretë me tolerancë zero ndaj kujtdo që do na…

Lexo më Shumë

I turpshëm dhe jodinjitoz është qëndrimi i Zoran Zaevit, i cili në mënyrën tashmë të njohur sërish e shkel Kuvendin në përpjekje për të qëndruar në pushtet me ryshfet, shantazhe dhe kërcënime, kështu tha në konferencën e sotme për media, zëdhënësi i partisë opozitare, Naum Stoilkovski. – Advertisements – “Për fat të keq përsëriten skenarët me presion ndaj deputetëve, këtë herë të nënshkruar për mocionin e mosbesimit të qeverisë aktuale. “Informatat janë se ato presione janë intensive dhe se nuk kursehen as në keqpërdorime, as në oferta të pahijshme”, tha Stoilkovski, duke shtuar se: “Zoran Zaev nuk e di ndryshe,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku po zhvillohet seanca dëgjimore me Shoqatën për Autonimi Vendore për “Buxhetin e vitit 2022”. Veliaj vuri theksin te përmirësimi i transportit publik, ku theksoi se për disa propozime ka marrë dakordësinë e qeverisë, por kërkon edhe dakordësinë e Komisionit të Ligjeve dhe të Parlamentit. “Jetojmë në një situatë ku tregu i naftës është ky që është dhe kërkojmë që vullneti i qeverisë të reflektohet edhe me një dakordësi në Parlament, kur vjen puna për të ndihmuar operatorët e transportit publik. Por, transporti publik është sot…

Lexo më Shumë