Author: almakos

Gjatë tetorit të këtij viti në rajonin më të gjerë të Tetovës janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 62 vozitës, shumica prej tyre kanë drejtuar makinën nën efektin e alkoolit, të gjithë janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni, ndërsa 51 prej tyre përkohësisht u është marr patenta e shoferit. Përveç këtyre, për ta janë përgatitur edhe parashtresa përkatëse, në mënyrë që të gjobiten, ku për këtë lloj kundërvajtjeje në komunikacion gjobat janë nga 225 deri në 325 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga shkalla e “alkoolit” të konstatuar. Gjobë më e lartë i pret ata të cilët kishin më shumë se…

Lexo më Shumë

Zbardhet vendimi i gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila argumenton se ka shkelje proceduriale gjatë gjykimit të Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit Jaeld Celës. Sipas Gjykatës, gjyqtarja Albana Boksi ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur, duke nënkuptuar kështu se trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që s’mund të merrnin pjese në gjykim. Në argumentet e saj, gjykata thekson se prokuroria i dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza. Sipas saj, gjykata gaboi pasi nuk i…

Lexo më Shumë

Me vendim të Gjykatës së Posaçme është bërë një kontroll i befasishëm në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kontroll është ushtruar edhe në banesën e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku. Aksioni në fjalë është bërë pas një hetimi nga ana e SPAK që lidhen me çështjet e pronave. Ndërkohë, Lala konfirmon se Luku, pasi është shoqëruar në polici, është lënë i lirë. Nuk dihet ende nëse janë gjetur sende komprometuese apo të paligjshme në banesat e zyrtarëve.

Lexo më Shumë

Qeveria gjatë ditës së sotme do të mbajë seancën e rregullt të 118-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa propozim-ligje për ndryshime dhe plotësime, përfshirë dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, mbrojtjen sociale dhe arsimin fillor. – Advertisements – Në seancë, siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, janë edhe raportet për funksionimin e disa Ndërmarrjeve Publike dhe shoqatave tregtare në pronësi shtetërore, në përputhje me obligimet për dorëzim të rregullt në Qeveri, në përputhje me politikat për llogaridhënie dhe transparencë në punë.

Lexo më Shumë

Prej muajit nëntor nis një periudhë disa-mujore në të cilën konsumohen mandarinat. Por, çka i bën shëndetit tuaj ngrënia e tyre? Mandarinat shpesh ngatërrohen me portokajtë edhe pse janë frute të ndryshme. Të dyja në fakt njihen si frute me shumë pak kalori, dhe përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese, por mandarinat janë më të ëmbla dhe më të vogla se portokajtë. Po ashtu, ky frut ka një lëvore më të qërueshme dhe është më i vogël në madhësi. Në gjuhën angleze ato njihen edhe si Tanxhërina [Tangerina] për shkak se e morën emrin nga vendi prej të cilit importoheshin, Tanxheri…

Lexo më Shumë

Ira Londo Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, madje edhe të vaksinave Pfizer e Astra Zeneca. Dëshmitë e para tepër shqetësuese, jo vetëm nga shtetasit shqiptarë, por nga mjaft vizitorë të vendit nga shtete jo-anëtare të BE-së, kanë arritur tashmë tek autoritetet greke. Për çështjen është pozicionuar dje në mbrëmje zyrtarisht zv/ministri i Qeverisjes Dixhitale, kompetent për Lehtësimin e Procedurave, Jorgos Jeorgantas. Duket se në Greqi njihen vetëm certifikatat e vaksinave të miratuara në BE, kështu që shtetasit shqiptarë me vaksinën kineze nuk konsiderohen të vaksinuar në Greqi. Përveç kësaj, po brenda këtyre ditëve është zbuluar një rrjet…

Lexo më Shumë

Dorëheqja e paralajmëruar e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, analiza e rezultateve zgjedhore dhe ngjarjet aktuale politike pas parashtrimit të nismës për mosbesim të Qeverisë pritet të jenë temë diskutimi në mbledhjen e sotme të organeve më të larta të LSDM-së, që do të mblidhen sot pasdite në selinë e partisë. – Advertisements – “Në ora 18:00 është caktuar mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të partisë, ndërsa në ora 20:00 Këshilli Qendror do të mbajë mbledhjen e tij”, njoftojnë nga LSDM-ja.

Lexo më Shumë

Ka dështuar për të katërtën herë radhazi seanca paraprake në Gjykatën e Lezhës për 5 personat e akuzuar se abuzuan seksualisht për disa muaj një 15-vjeçare në Mirditë. Prokuroria mbylli hetimin në javën e tretë të shtatorit, por kur ka kaluar më shumë se një muaj, seanca ku gjykata do të vendosë nëse do ta kalojë për gjykim apo do ta kthejë për plotësim hetimesh nuk po zhvillohet. Këtë të hënë, shkak për shtyrjen e gjyqit për më 16 nëntor ishte vonesa në nisjen e seancës, çka çoi në largimin e dy avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, ku të pranishëm…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme, siç paralajmëroi së fundmi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, mund të shpallë gjendje të krizës energjetike. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, nuk do të ketë kufizime për energjinë elektrike dhe deri në fund të vitit nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë. Situata e krizës në sektorin energjetik shpallet, siç thuhet, me qëllim që mjetet buxhetore të injektohen drejtpërdrejt në kompanitë energjetike, në radhë të parë MEPSO dhe SHA EMV. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Territori shqiptar do të mbizotërhet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin, përgjatë gjithë 24 orëshit, ku vranësirat do të jenë të pranishme duke sjellë reshje të dobëta shiu, më të dukshme në zonat veriore, veriperëndimore. Në orët e vona të natës pritet përmirësim gradual i motit, duke larguar vranësirat dhe shirat nga i gjithë territort. TEMPERATURAT Nesër (e martë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 16 / 22 °C në vendet e ulëta: 14 / 23 °C në vendet malore: 10 / 18 °C Era Nesër (e martë, dt.09) era pritet…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. – Advertisements – Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij nga 14 deri në 22 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

08:28 | 8 Nëntor 2021 Elon Musk duhet të shesë rreth 10 për qind të aksioneve të tij në Tesla, sipas 57.9 për qind të njerëzve që votuan në sondazhin e tij në Twitter duke pyetur përdoruesit e rrjetit të mediave sociale nëse ai duhet të shkarkojë aksionet, transmeton arbresh.info. Mbi 3.5 milionë njerëz votuan në sondazhin e thirrur nga vetë Musk në Twitter. Rreth 58% e tyre ishin pro shitjes së aksioneve nga ana e Musk. “Unë isha i përgatitur të pranoja secilin prej rezultateve,” tha Musk, pas përfundimit të votimit. Përkatësisht, bëhet fjalë për 10% të tyre. Vlera…

Lexo më Shumë