Qeveria gjatë ditës së sotme do të mbajë seancën e rregullt të 118-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa propozim-ligje për ndryshime dhe plotësime, përfshirë dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, mbrojtjen sociale dhe arsimin fillor.
– Advertisements –
Në seancë, siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, janë edhe raportet për funksionimin e disa Ndërmarrjeve Publike dhe shoqatave tregtare në pronësi shtetërore, në përputhje me obligimet për dorëzim të rregullt në Qeveri, në përputhje me politikat për llogaridhënie dhe transparencë në punë.



