Alternativa e Afrim Gashit edhe në këto momente është duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit sidomos pas reagimit të deputetit të këtij subjekti politik Skender Rexhepi se nuk shkon në një mazhorancë me Të Majtët. Zëdhënësi i kësaj partie Orhan Murtezani tha para pak çastesh se akoma nuk ka një vendim konkret dhe se çdo gjë do të dihet deri të enjten për kur është caktuar edhe seanca për votëbesimin e Qeverisë. Ai tha gjithashtu se çfarëdo lloj vendimi që do të marrin organet e partisë do të mbështetet nga të gjithë deputetët e kësaj partie. – Advertisements –
Author: almakos
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka ndarë detaje nga takimet e kongresmevëne amerikanë me krerët e politikës shqiptare. Ajo shkruan në “Twitter”, se ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar nga Rama e Basha që të ketë përparim në sundimin e ligjit, në mënyrë që të tërhiqen sa më shumë investitorë.Gjithashtu ajo shkruan se këto takime, tregojnë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës tejkalojnë politikën partiake. Postimi i Yuri Kim: 1/2 Faleminderit për@SenJoniErnst @RepSlotkin @RepDavidValadao @RepLaTurnerpër vizitë . Takimet me PM @ediramaal& PD @lulzimbasha_altregojnë se marrëdhëniet i tejkalojnë politikën partiake. ligjvënësit kërkuan përparim në sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se…
Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se 1961 testime kanë rezultuar 230 qytetarë të infektuar, teksa numri i fataliteteve është rritur në krahasim me fundjavën, teksa janë shënuar 11 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç…
Gjykata Administrative pranoi padinë e Lëvizjes Besa e cila paditi vendimin e KSHZ per rivotim ne vendvotimin 2107 ne Zheline. Gjykata Administrative vendosi ne favor te paditësit Lëvizjes Besa dhe konfirmoi rezultatin zgjedhor paraprak ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu. – Advertisements –
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka treguar se gjatë vitit 2021, në Kosovë rritja ekonomike do të jetë 7.7%. Kurse në Shqipëria do të jetë 8%, e në Malin e Zi do të shkoje deri në 12.3%, kurse në Maqedoninë e Veriut 4%. – Advertisements – Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2021 do të jetë 7.7%. Shqipëria renditet e dyta në rajon më 8.0%. Renditja kryesohet nga Mali i Zi me 12.3% dhe mbyllet në vend të fundit nga Maqedonia e Veriut me 4%. Pas Bankës Botërore (BB) dhe…
Ndonëse policia ka dy autorë të dyshuar pas hekurave për rrëmbimin dhe vrasjen e 43-vjeçarit Ruzhdi Hoxha, motivet e krimit janë ende duke u hetuar. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e djalit të viktimës dhënë policisë tre ditë pas zhdukjes së të atit. Djali ka deklaruar se në fillim të tetorit, babai i tij dhe një person tjetër kishin marrë përsipër të digjnin makinat e firmës “Salillari” kundrejt një pagese prej 200 mijë eurosh, por kjo punë nuk ishte kryer. Djali ka dhënë informacione të shumta për aktivitetin e të atit si dhe njerëzit me të cilët…
Burg pa afat ka kërkuar Prokurori Ritvan Sukaj dhe po këtë masë la në fuqi gjyqtarja Miranda Konica për punonjësin e policisë Sokol Fana si dhe për shtetasin Klodjan Hajderlli , pronar i një lokali të njohur në Elbasan të cilët u arrestuan në fundjavë për shpërdorim të detyrës. Strukturat hetimore të DVP Elbasan, ato operacionale të DPPSH në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Elbasan-Korçë e arrestuan në flagrancë tri ditë më parë punonjësin e policisë, Sokol Fana me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 26-vjeçari ka…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është parashtruar Kërkesë për votimin për besimin ndaj Qeverisë dhe e njëjta është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse. – Advertisements – Me këtë rast Kryetari I Kuvendit Talat Xhaferi ka bërë thirrje për seancën për mocionin e votëbesimit të Qeverisë, e cila seancë do të mbahet ditën e enjte (11.11.2021) në ora 11.00h. “Informojmë se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është parashtruar Kërkesë për votimin për besimin ndaj Qeverisë dhe e njëjta është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse. Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në pajtim me Nenin 215, paragrafi 2…
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, po vazhdon betejën me drejtësinë duke këmbëngulur në pezullimin e dënimit me 2 vite burgim. Kërkesa po shqyrtohet në Apelin e Posacëm, por duket se ish-zyrtari i lartë nuk është dakord me trupën gjykuese, për këtë shkak ka kërkuar përjashtimin për njëanshmëri. Për të shqyrtuar kërkesën e Llallës, gjykata vendosi ta shtyjë seancën për një datë tjetër. Ish-kryeprokurori është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie dhe emri i tij është renditur në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Një javë pasi paralajmëroi dorëheqjen, dhe nuk u paraqit në opinion, kryeministri Zaev nga rrjeti social facebook akuzoi opozitën se me lëvizjet e tyre rrezikojnë Marrëveshjet e arritura me fqinjët edhe të ardhmen e vendit. – Advertisements – “….ky shtet e ka popullin e tij, edhe qytetarë, edhe demokraci, edhe luftëtarë, edhe politikan dhe parti të cilat nuk do të lejojnë Mickovskin, Apasievin dhe Gruevskin ta robërojnë dhe shkatërrojnë shtetin nga fillimi. Kauza jonë është edhe qytetare edhe shtetërore. E di se për shkak të kësaj kauze si mur, krenarë qëndrojnë shumica e qytetarëve tonë dhe shumica e deputetëve…
“Nuk besoj se në këto dy muaj ka diçka më të rëndësishme për t’u trajtuar publikisht sesa Paketa Fiskale 2022, – nënvizoi sot kreu i Shoqatës së Eksportuesve, z. Alban Zusi në një intervistë, në të cilën theksoi se plaga e kësaj Pakete është informaliteti. E nëse do të kishte një pikë konkrete, më të rëndën për t’u veçuar në të, është ajo e 6-përqindshit për produktet bujqësore. “Një Paketë Fiskale nuk është thjesht një rrjetë peshku për të mbledhur para; Paketa Fiskale në radhë të parë duhet të ketë funksionin e vet zhvillues”, shpjegoi Zusi në emisionin “Kafe Shqeto” të…
Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në Elbasan ku humbi jetën një 28-vjeçar dhe u plagos rëndë vëllai i tij 19-vjeçar, nëna e djemve kërkon drejtësi. Mirela Kovaçi tregon sesi e gjeti djalin e saj të gjakosur në rrugë, i cili ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Ajo shton se djali i saj nuk vuante nga probleme mendore. 28-vjeçari Florenc Kovaçi u qëllua me thikë nga 24-vjeçari Ardit Hida në tentativë për të mbajtur vëllain e tij 19-vjeçar, i cili po konfliktohej me autorin. Dyshohet se shkak i sherrit mes të rinjve ka qenë një vajzë. Nëna e dy djemve…

