Enveri u divorcua nga e shoqja kur djemtë e tyre ishin ende fëmijë. Për të mos i rritur vëllezërit të ndarë dhe nga gjendja jo e mirë ekonomike e së shoqes, ai i mbajti të dy fëmijët. Ai ka rrëfyer sot në “E Diela Shqiptare” historinë e jetës së tij duke dhënë një mesazh mjaft të vyer për publikun. Me shumë sakrifica e me dashurinë e të shumtëve, djemtë u rritën ashtu siç Enveri kishte dëshirë që ata të bëheshin njerëz punëtorë dhe të respektuar. Mesazhi sot ishte për djalin e dytë, i cili sapo është celebruar dhe do të…
Author: almakos
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar të tyre, theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 568 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 5 qytetarë. Sa i përket të shëruarve ato janë 398 Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat…
Një studente pretendon se është rrahur nga një inxhiniere dhe shkaku i sherrit midis të dyjave është një mashkull. Por teksa të dyja vajzat kanë përfunduar në polici, i riu ka refuzuar të paraqitet pranë drejtorisë vendore përmendi një burim i sigurt i duke thënë vetëm kaq në telefon: “Nuk vij në polici për punë grash”. Mbasi kanë marrë dëshmitë, policia ka ngritur ndaj të dyja vajzave nga kryeqyteti akuzën e kanosjes së rivales. E akuzuara e parë, me profesion inxhiniere është ish e fejuara e H. , një 33 vjeçari i cili e braktisi atë mbas një lidhjeje disa…
BDI pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka autorizuar kreun e partisë Ali Ahmeti për të vazhduar negociatat me aktorët politik në vend me qëllim gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike. Negociatat do të zhvillohen me parti politike në dy blloqet. – Advertisements – “Kryetari Ahmeti do të flasë me të gjitha partitë politike në dy blloqet, përveç partive destruktive të cilat janë qartazi të përcaktuara me programet e tyre kundër përcaktimeve strategjike të vendit tonë dhe qytetarëve”, tha Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së Osmani tha se të gjitha opsionet mbeten të hapura, përfshi edhe zgjedhjet e parakohshme…
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka folur pas mbledhjes me Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku ka thënë se tash duhet të përcakohet kursi i të ardhmes së këtij vendi, shkruan Alsat. – Advertisements – Osmani, ka thënë po ashtu se është shumë me rëndësi të merret një vendim që do ta kthejë stabilitetin në vend, derisa ka theksuar se lideri i tij, Ali Ahmeti, do të takohet me të gjithë përveç atyre që janë kundër shqiptarëve. “Tash duhet të përcaktohet kursi i të ardhmes së këtij vendi. Tani është me rëndësi që të mirret një vendim që do ta…
Qeveria zhvillon fushatë paralele nga ajo e Komisionit kundër Korrupsionit. Kryetarja e këtij komisioni Biljana Ivanovska, konsideron se fushatën kundër këtij fenomeni duhet ta udhëheq komision i posaçëm, e jo Qeveria, e cila duhet të jetë racionale në shpenzimin e parave të shtetit. Në intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Ivanovska tha se anti- korrupsioni fushatën kundër korrupsionit e realizon me përkrahjen e projektit IPA dhe ndonëse Qeveria e dinte këtë, ajo e lansoi fushatën “Tashmë gjithçka është publike- korrupsioni nuk paguhet”. – Advertisements – “Përgjegjësia për shpenzimin e parave është e tyre. Megjithatë, unë ende mendoj se shembulli më…
Të tjera detaje zbardhen në lidhje me arrestimin e vëllait të Ferdinand Rrushit, autorit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Ky i fundit u gjet i pajetë në një humnerë në Qafë Mollë të Dajtit. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Pajtim Rrushi, akuzohet se ka bashkëpunuar me vëllain e tij për fshehjen e kufomës së 43-vjeçarit. Lala tha se grupi hetimor, pas këqyrjes së vendit ku u gjet viktima, krijuan dyshime se për shkak të terrenit të vështirë, dhe se autori ishte ndihmuar nga dikush. Mësohet se vëllai i autorit të dyshuar kishte refuzuar disa ditë…
Një tjetër person i arrestuar në lidhje me rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Pas Ferdinad Rrushit, në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Pajtim Rrushi. Trupi i pajetë i biznesmenit u gjet në Qafë Mollë në malin e Dajtit, i vrarë dhe i mbuluar me zhavorr në një humnerë. 42-vjeçari Pajtim Rrushi akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës”, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje. NJOFTIMI I POLICISËSi rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë në kuadër të…
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski realizoi sot takim me kryetarët e sapozgjedhur të komunave që vijnë nga partia e tij. Me këtë rast ai u shpreh se do të kërkoj që të realizohen të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore. – Advertisements – “Pavarësisht zhvillimeve në skenën politike, dorëheqja apo jo e Zaevit, vlerësoj se nuk duhet të lihen pas dore premtimet ndaj qytetarëve. Gjithçka që u premtua duhet të realizohet. Po vijën kohë të reja, andaj nuk guxojmë as ne e as ju që ti tradhtoni qytetarët. Vetëm ashtu bashkë do t’ia dalim. Nga çdo kryetar komune, nga…
“I shkruante llafe turpi”. Kështu deklaron gjyshja e 14-vjeçares në Pogradec, e cila u ngacmua nga drejtori i shkollës së saj. Ky i fundit, Adriatik Haxhillari, drejtor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Stropckë, tashmë është pas hekurave. “BalkanWeb” ka siguruar një intervistë me gjyshen e të miturës, e cila ka treguar se nuk ishte në dijeni të ngjarjes në fjalë, ndërsa theksoi se drejtori kishte dy javë që i shkruante mbesës së saj. Po ashtu, e moshuara tha se mbesa jetonte me të pasi prindërit i kishte emigrant. Gjyshja ka kërkuar nga shteti dënim maksimal, ndërsa shtoi se për abuzuesit…
Policia në vendkalimin kufitar Tabanovce ka ndaluar tre shtetas serbë nën dyshimin se posedojnë teste të rreme PCR për Covid-19, njoftojnë nga MPB. – Advertisements – Ata u arrestuan dje rreth orës 15:45 teksa tentonin të kalonin kufirin. Pas arrestimit, siç njofton MPB-ja, shtetasit serbë u janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Telefoni i biznesmenit Ruzhdi Hoxha çoi në gjetjen e trupit të tij të pajetë dje në Dajt. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se telefoni i viktimës ishte gjetur përtokë në zonën pranë shkollës së Bashkuar, nga një taksist. Ky i fundit mësohet se e kishte shitur celularin në një servis telefonash në kryeqytet. Bëhet e ditur se telefoni, duke qenë se nuk kishte pin, një nga teknikët e servisit kishte bërë me të një thirrje telefonike. Ka qenë pikërisht kjo telefonatë që sinjalizoi policinë, e cila lokalizoi vendin e servisit dhe e sekuestroi atë si provë materiale. Lala pohon…

