Kryeministri Edi Rama ka përveshur mëngët dhe i është bashkuar nismës për pastrimin e territorit, që ka nisur nga pylli i Sodës në Vlorë, për të vijuar në të gjithë vendin. Pak pas fjalimit të tij dhe porosive të tij ndaj kryebashiakëve, por edhe thirrjeve për qytetarët, Rama nisi të mbledhë mbeturina. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rama merr pjesë në të tilla iniciativa. Hera e fundit ishte në periudhën e verës, ku Rama u shfaq teksa mblidhte disa mbeturina në fushat sportive të ndërtuara në zonën e Lugomares në Vlorë.
Author: almakos
Coronavirusi mori mbi 7.200 viktima në vend. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.404.750 testime për Covid-19. – Advertisements – Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 205.623, numri i të shëruarve është 190.570, numri i të vdekurve është 7.217, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.836. Më pak raste aktive me coronavirus ka në Demir Kapi me 1, ndërsa më shumë ka Shkupi me 3.657 raste aktive me coronavirus. Në rajon, ka ende një numër rekord të të infektuarve dhe vendet po shtojnë masat kundër coronavirusit.
Gjashtë kongresmenë i kanë dërguar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ku i kërkojnë që të vendosë sanksione ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Në qendër të kritikave të tyre është presidenti Aleksandër Vuçiç, për thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave. Dokumenti është i nënshkruar nga kongresistët: Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline, Jan Schakowsky, James P. McGovern dhe Mike Quigley. “Siç thatë gjatë vizitës tuaj në Beograd në gusht 2016, ‘është kryesisht në interesin e vetë Shteteve të Bashkuara që populli i Serbisë të rritet dhe të përparojë’. Prandaj, dëshirojmë të inkurajojmë…
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me plagosjen e regjistruar mbrëmë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Pas një sherri mes një grupi të rinjsh i plagosur mbeti 32-vjeçari Ilir Shkurti. Për ngjarjen në fjalë u arrestua Kridenc Mucollari, 38 vjeç. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Dorjana Bezat deklaroi se konfliktet mes të rinjve duket se kanë një zanafillë të hershme, kur kanë qenë jashtë shtetit, në Angli, për aktivitete të paligjshme. Duket se këto konflikte kishin çuar ata që të përballeshin për t’u sqaruar. Këta dy persona nuk kanë pranuar që të japin deklarim për policinë në…
Turizmi arriti të mposhtë efektin e pandemisë në vitin 2021 duke u afruar në shifra me vitin më të mirë historik që ishte 2019. Tur-operatorët dhe njohës të sektorit vlerësojnë se kjo rritje lidhet me politikën e dyerve të hapura, ku për turistët nuk u vendos asnjë kufizim. Tek turizmi i organizuar, ajo që ra në sy ishte rritja e interesit të polakëve, bjellorusëve dhe ukrainasve, ndërkohë që italianët, gjermanët dhe francezët erdhën në mënyrë individuale të pavarur. Risia e sezonit ishte tregu nga Lindja e Mesme që shfaq potencial në rritje, por Shqipëria nuk ka ende gati shërbimet për…
Nëse jemi me fat, dimri i vitit 2025 mund të jetë normal. Si gjithmonë, sistemet e kujdesit shëndetësor do të jenë nën presion, nga përhapja e sëmundjeve të frymëmarrjes. Viruset e frymëmarrjes do të sëmurin rëndë disa fëmijë. Dhe një sëmundje e re sezonale mund të jetë bërë e zakonshme: COVID-19. Ajo do të prekë rëndë të moshuarit, shumë më tepër se gripi. Por, jashtë spitaleve, jeta do të vazhdojë normalisht – shkruan The Economist. Bota ka përjetuar pandemi edhe më parë. Gjatë shpërthimit të kolerës të viteve 1830, gati 3% e parisienëve vdiqën nga sëmundja, brenda vetëm një muaji.…
Policia e Tiranës ka pezulluar nga detyra një nga punonjësit e saj të përfshirë në incidentin e ndodhur pasditen e sotme në Qafë Mollë. Efektivi i pezulluar u përpoq te largojë gazetarët të cilët po raportonin për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, duke i shtyrë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore…
Është arrestuar një prej autorëve të plagosjes në ish-Bllok. Policia bën me dije se u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes Ngjarja ka nisur me konflikt verbal dhe më pas është përdorur arma. I plagosuri është Ilir Shkurti 32-vjeç.
Një person është gjetur i vdekur në banesë në Vlorë. Policia bën me dije se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja jete ( i dekompozuar), shtetasi G. D., 62 vjeç, i cili jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet vdekje natyrale. Po ashtu rreth orës 16:50 , në Qafë Gjashtë, një mjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin Th. P, është perplasur me një automjet tip “Audi”, me drejtuesi shtetasin T. D, si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në mjetin “Opel” shtetasja Y. P, e cila po transportohet për ndihmë mjeksore në…
Pas disa orësh përpjekje u bë i mundur nxjerrja e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha nga “Qafë Mollasi”, Dajt. Pas përpjekjeve të policisë u desh ndërhyrja e forcave RENEA pasi terreni ishte shumë i vështirë. Më herët gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për “News 24” nga vendi i ngjarjes tha se bëhet fjalë për një rrëpirë rreth 200-300 metra, madje policët janë dëmtuar në përpjekjet për nxjerrjen e trupit. Në këto momente janë pyetur edhe miqtë dhe familjarët e tij. Ata kanë pretenduar se kanë pirë një birrë të gjithë dhe më pas Fred Rushaj e ka marrë…
Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje direkte për “News 24” nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha është shprehur se për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur lëvizja e trupit të tij. Forcat Renea kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku u gjet i trupi i viktimës së biznesmenit. Mendohet që brenda një ore do të bëhet i mundur transportimi i trupi të pajetë drejt morgut. “Trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës nuk është lëvizur akoma për shkak të terrenit të vështirë. Forcat Renea kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku u gjet…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, për ditën e nesërme ka ftuar në një takim të gjithë anëtarët e Këshillit të përgjithshëm, ku do të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit në vend, shkruan Alsat. – Advertisements – Ai këtë takim e thërret, pasi, dje opozita në vend njoftoi se është formuar shumicë e re, duke përfshi këtu, VMRO-DPMNE, ASH-Alternativa, E majta dhe Besa. “Të nderuar anëtarë të Këshillit tē përgjithshëm, Kryetari Ahmeti ju fton në takim te KP BDI në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Takimi do të mbahet nesër, e diel, me 07 nëntor 2021, me fillim në…

