Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar të tyre, theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 568 persona të infektuar.
Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 5 qytetarë. Sa i përket të shëruarve ato janë 398
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.



