Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J.Gj ka ndërruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke pësuar të njëjtën gjë.
Burime bëjnë me dije se i moshuari rreth 90 vjeç Z.Gj nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt duke humbur jetën.
56-vjeçari me inicialet J.Gj ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.



