Përqindja e personave të hospitalizuar lidhur me numrin e përgjithshëm të të infektuarve në krahasim me valët e mëhershme të pandemisë është ulur, gjegjësisht nga 8 000 raste aktive në vend, të hospitalizuar kemi vetëm 518 pacientë, njoftoi në konferencën e sotme ministriri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
– Advertisements –
“Sa i përket hospitalizimit, numri i pacientëve shënon rritje për 15 për qind, 518 pacient janë hospitalizuar në territorin e gjithë shtetit, në të gjithë qendrat Kovid. Ajo që është me rëndësi se analiza jonë tregon se përqindja e të hospitalizuarve nga valët e mëparshme është ulur”, tha Filipçe.



