Kryetari i Lëvzjes Besa, Bilall Kasami ka komentuar vendimin e Kastriot Rexhepit, në lidhje me mospjesëmarrje në seancën për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Alsat. – Advertisements – “Nuk kam venduar komunikim me deputetin. Kam mendim se deputeti mund të jetë i ndaluar. Ai pa vullnet e ka këtë qëndrim, mbajmë këtë qëndrim gjithnjë derisa ai vetë nuk e pohon me gojë ndryshe. Nuk kemi informata se ku gjendet. Herën e fundit kemi komunikuar gjatë ditës së djeshme, dhe nuk kam pas ndonjë sinjal që ai do të vepronte ndryshe”, tha Kasami duke shtuar se në rast se do të konfirmohet…
Author: almakos
Gent Strazimiri, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka thënë se mandatet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të verifikohen më datë 11 dhjetor. Ai thotë se statuti përcakton se në këtë mbledhje, formohet një komision që verifikon mandatet. Sipas Strazimirit, cilido që ka kuriozitet të shohë firmat, mund t’i shohë ato në zyrën e Edi Palokës, i cili është dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, organit të dytë më të lartë në PD. “Siç jeni në dijeni shumica absolute e PD kanë firmosur kërkesën për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Ky është organi më i lartë statutor që drejton PD. Ajo verifikohet…
Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, ndërsa një 15-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë. Mësohet se dy të miturit nga fshati Hajdaran, pas një konflikti të çastit kanë goditur me dorezë metalike një person tjetër. Njoftimi i Policisë: Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 18 vjeç dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 15 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, Elbasan, pasi në fshatin Byshek, gjatë një konflikti të çastit, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet se kanë kanosur…
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe lideri i BESA-së Bilall Kasami kanë hyrë në Kuvend për të sqaruar situatën rreth mungesës së deputetit Kastriot Rexhepi për të cilën nuk ka filluar seanca e mosbesimit të Qeverisë së Zaevit. – Advertisements –
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka folur në lidhje me mospjesëmarrjen e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepit në seancën për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Alsat. – Advertisements – Mickovski, ka thënë se tani po e mëson se çka ka ndodhur, sepse nuk ishte i pranishëm, teksa ka krahasuar Kastriot Rexhepin me Amdi Bajramin. “Ja e shihni, tani po vijë se isha në Fakultet, këtu po e mësoj se cka është duke ndodhur. Bashkohorit i qoftë i lehtë dheu, Amdi Bajram!”, ka thënë Mickovsi para mediave./ Alsat.mk
Aktori i njohur i humorit Gazmend Paja ka mbetur i lënduar pas një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se Paja ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur me një automjet. Në pamjet e siguruara nga ai shihet teksa ka rënë në tokë dhe është rrethuar nga kalimtarë të rastit. Sipas policisë, aktori ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital. Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi…
Deputeti dhe lideri i së majtës Dimitar Apasiev, ka shkruar në Facebook, duke parë mungesën e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi. – Advertisements – Ai në hkrimin e tij, thotë se Qeveria ka kidnapuar deputetët, vetëm për të mbetur në pushtet. “E fuqishme. Kidnapuan deputet duke menduar se ashtu nuk do të bien”, ka shkruar Apasiev. Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi, nëpërmjet rrjeteve sociale është deklaruar se nuk do ta mbështetë rrëzimin e Qeverisë.
Prej datës 1 nëntor ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anticovid. Me anë të një postimi në facebook Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se janë në shumë se 18 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anticovid. “Më shumë se 18 mijë qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag”, shkruan Manastirliu. Prej datës 1 nëntor ka filluar…
Më 10.11.2021 në fshatin Balindol të Gostivarit, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar A.K. (40) nga fshati Leunovë komuna Mavrovë dhe Rostushë dhe A.J. (21) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në veturën e tyre “Opel Astra”, në pronësi të A.K., në të cilën tek personi A.J. janë gjetur dhe konfiskuar heroinë dhe tableta. – Advertisements – Ata janë ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku dy persona kanë ndërruar jetë. Gazetarja Dorjana Bezat, raporton se Emirjan Doko, i cili dyshohet se dhe ka shkaktuar aksidentin, ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ai raportohet se ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është futur me semafor të kuq në kryqëzim. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makinën tip “Honda”, ku si pasojë kanë ndërruar jetë Luan Cenollari dhe pasagjeri Ali Bejo. Gjatë kontrolleve të mjetit tip “Citroen” që i përkiste Dokës, është gjetur…
Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Jovan Jauleski ka publikuar sot, se në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e prindërve të tij kanë hyrë pjesëtarët e policisë financiare dhe kanë kryer bastisje. Ai për rastin ka njoftuar në statusin e tij në facebook ka shkruar: “Nga ora 05:30 deri në këtë moment në shtëpinë time kanë hyrë dhe po kryejnë bastisje policia financiare”. – Advertisements – “Mëngjesin e sotëm në shtëpinë ku jetojnë prindërit e mi, në ora 05:20 ka ardhur policia financiare dhe ka kryer procedurë hetimore për firmën ku punon babai im. Këtë e shoh si tentim…
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) e konsideron të paligjshme pagesat e TVSH që qeveria bën ndaj koncesioneve PPP ne shëndetësi. “Konstatohet se edhe për vitin 2020 vijojnë të pranohen dhe likuidohen faturat tatimore mujore të Check-Up, lëshuar nga koncesionari, në vlerën totale 322 milion lekë në të cilën përfshihet edhe TVSH në masën 20% mbi vlerën e shërbimit shëndetësor, ndërkohë që ky shërbim duhet të trajtohet si Furnizim i Përjashtuar nga TVSH. Praktika vazhdon bazuar edhe në interpretimin e DPT, e cila ka referuar shërbimin si të tatueshëm” raportoi Kontrolli i Lartë i Shtetit në Kuvendin e Shqipërisë. KLSH…

