Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku dy persona kanë ndërruar jetë. Gazetarja Dorjana Bezat, raporton se Emirjan Doko, i cili dyshohet se dhe ka shkaktuar aksidentin, ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ai raportohet se ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është futur me semafor të kuq në kryqëzim. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makinën tip “Honda”, ku si pasojë kanë ndërruar jetë Luan Cenollari dhe pasagjeri Ali Bejo.
Gjatë kontrolleve të mjetit tip “Citroen” që i përkiste Dokës, është gjetur edhe një armë zjarri. Ndërkohë online kanë qarkulluar edhe foto nga mjetet pas aksidentit, ku dallohet edhe viktima brenda makinës.



