Aleanca për Shqiptarët në një reagim të sajën e ka cilësuar ditën e sotme si ditën kur ranë maskat dhe u konfirmua regjimi. Sipas Aleancës për Shqiptarët regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua dhe kanë mbetur me 59 deputetë. Kumtesa e plotë: Sot ishte dita kur të gjitha maskat ranë, kur regjimi aktual u vetëkonfirmua, kur të gjithë ne dëshmuam dhe vazhdojmë të dëshmojmë se kush jemi dhe për çfarë jemi! Sot regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua, ndërsa tani nuk ka as legalitet me vetëm 59 vota dhe një deputet që ndodhet ende në rrethana misterioze. Sot u konfirmua…
Author: almakos
Analisti Luma vlerëson se ligjitimiteti i një qeveri fitohet dhe humbet në zgjedhjet parlamentare dhe jo në ato vendore siç ndodhi në Maqedoni. Pushtet lokale humbet dhe fitohet në ato zgjedhje dhe të mos ngatërrohen njëra me tjetrën. Luma e vlerëson si të nxituar veprimin e qeverisë për të dhënë dorëheqjen. – Advertisements –
Gazetarja e Alsitit në terren, Fatlume Dervishi, njofton se opozita shqiptare dhe ajo maqedonase është larguar nga Kuvendi duke mos pritur kështu orën 24:00, kur edhe skadon afati për rrëzimin e qeverisë. Ata kanë deklaruar se le të vendose pushteti se çfarë do të bëjë tani me nismën që është ndërmarrë. Opozita maqedonase ka kërkuar zgjedhje të shpejta parlamentare, si rrugë e vetme për të dalë nga kriza politike që ka përfshirë vendin. Në fund kanë deklaruar se në ditët e ardhshme do të definojnë hapat e ardhshëm që ata do të ndërmarrin.
Ka filluar të vërehet kthimi gradual i deputetëve në Kuvend pas një pauze prej rreth pesë orësh nga ndërprerja e fundit e seancës. Deri tani janë vërejtur se janë kthyer disa deputetë nga Besa, Të Majta, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së. Nuk ka orë të saktë se kur vazhdon seanca por flitet se kjo mund të ndodhë rreth orës 23. Pika e rendit të ditës është pyetja për besimin e Qeverisë por problemi i kuorumit mbetet meqë deputetët e LSDM-së dhe BDI-së, përfshirë edhe kryetarin Xhaferi, nuk qëndruan në seancë.
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë –Vorë.Në aksident janë përfshirë tre automjete dhe ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se automjeti tip “Mercedec” me targa aa 699 ar është përplasur me ‘Pasatin’ me targe aa 008 db.Ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin, i ka prerë rrugën një makine tip “Renault” aa 285 px që po udhëtonte në drejtim të Fushë Krujës. Si pasojë janë plagosur këmbësori Ramazan Xeka dhe Blerina Kaçorri pasagjere.Sakaq të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Traumës Tiranë.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka publikuar fotografi nga spitali. Ai shkruan se ka pasur intervenim të lehtë kirurgjik. Mickoski falënderon personelin mjekësorë ndërkaq thotë se vazhdon betejën politike. – Advertisements – “Një ditë dinamike. Një deputeti i rrëmbyer, krim, shantazh, turp, dhe normalisht dëshira më e madhe e LSDM-BDI-së që unë të mos isha në politikë… Dhe pas 45 minutash të një intervenimi të lehtë kirurgjik, ndihem mirë”, ka shkruar Mickoski.
Akset kombëtare hyrëse dhe dalëse për në qytetin e Fierit dhe të gjitha rrugët nacionale, përfshi këtu By-Passin e Fierit do të pastrohen rrënjësisht deri në fund të muajit nëntor, në kuadër të nismës kombëtare të pastrimit. Bashkia e fierit ka ngritur grupe pune që kanë zbritur tashmë në terren ndërsa puna do të vijojë në rrugët që të lidhin me pikat turistike, zonat e pyllëzuara, plazhet etj.Burime pranë bashkisë së Fierit kanë bërë me dije se nuk do të ketë asnjë tolerim për ndotësit e mjedisit dhe për këtë do të kërkohet edhe ndihma e institucioneve të tjera, ndërsa…
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, edhe një herë apelon që policia të gjejë deputetin Kastriot Rexhepi. Ai tha se nuk i beson videos së Kastriot Rexhepit, dhe se ajo video është bërë nën presion. Sipas tij, situata është shumë serioze dhe se policia duhet të ndërhyjë sa më parë për ta gjetur atë. Kasami tha se ai duhet të dalë publikisht vet në opinion për të folur për situatën e tij shëndetësore, dhe atëherë ata kanë për t’i besuar. – Advertisements –
I pyetur për videon që publikoi në rrjetet sociale Kastriot Rexhepi, Bilall Kasami thotë se nuk është asgjë valide, derisa deputeti të paraqitet vet fizikisht. Sipas tij ai mund të jetë paraqitur me dhunë ose kërcënuar. – Advertisements – “Deri sa Kastriot Rexhepi nuk del para opinionit me figurë ta shohim se është shëndosh e mirë, çdo porosi përmes rrjeteve sociale nuk është valide. Çdo porosi ai mund ta bëj me dhunë, mund ta bëj i kërcënuar. Ai duhet të jetë pranë familjes, duhet të jetë i lirë”, tha
Ulen shifrat e COVID-19 ne vendin tone. 625 qytetarë të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të…
Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM, në një konferencë për shtyp tha se kjo shumicë parlamentare do të rritet dhe se Mickoski gënjeu për shumicën e re parlamentare. Ai akuzoi Mickoskin se po punon kundër interesave të vendit, NATO-s dhe BE-së. – Advertisements – Kjo shumicë e parlamentare do të rritet. Mickoski gënjeu se ka 61 deputetë si shumicë të re parlamentare. Mickoski të mos kërkoj më alibi, le të mërzitet me veten e vet, dhe jo me të tjerët. Ai tha se po ulet në tavolinë kundër NATO-s dhe BE-së, prandaj edhe ra. Nuk ka më shumicë…
Preng Gjoni 33-vjeçar i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.33-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Preng Gjoni, do ti dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Tiranë-Informacion-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Palestra”. Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në…

