Author: almakos

Ulen shifrat e rasteve me koronavirus në vendin tonë. Mësohet se 573 qytetarë të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. NJOFTIMI I MSHMinistria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe…

Lexo më Shumë

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Tiranë. bëhet fjalë për një 84-vjeçare e cila mësohet se jetonte në banesë e vetme. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Shkëlzen Henkoja. Rasti në fjalë është regjistruar në rrugën ‘Tefta Tashko Koçi’, në afërsi të komisariatit nr.1. Është dashur ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës për të hyrë në banesën e të moshuarës, përmes dritares së ballkonit. Siç shihet edhe nga pamjet, zjarrfikësit kanë hyrë në banesë përmes ballkonit.

Lexo më Shumë

Keni pasur ndonjëherë një shef këmbëngulës që nuk do të ndalojë së dërguari mesazhe pasi të keni përfunduar orarin e punës? Në Portugali, kjo sjellje tani është e paligjshme. Vendi prezantoi kohët e fundit një ligj që ndalon punëdhënësit të kontaktojnë punëtorët jashtë orarit të tyre të rregullt me telefon, mesazh ose email. “Punëdhënësi duhet të respektojë privatësinë e punëtorit”, duke përfshirë periudhat e pushimit dhe të kohës familjare, parashikon ligji i ri. Çdo shkelje, vijon më tej, përbën një shkelje “të rëndë” dhe mund të rezultojë me gjobë, raporton cnn. Një rregull i ngjashëm u dha punëtorëve francezë të…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3296 testime të realizuara, 469 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 375 pacientë të shëruar, ndërkaq, 13 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Përgatiti: Igor Stefanovski – Advertisements – Prapa dyerve të mbyllura, larg syve të publikut, sot tre gjykatës të Penales, janë ulur për të parë nëse i dënuari në rastin “Reket”, Zoran Milevski- Kiçeec, duhet të lirohet para kohe, shkruan Alsat. Se a do të ndodhë kjo do të dihet të hënën, thonë nga Gjykata Penale. Ai e pranoi fajin dhe mori tre vjet burg, dënim të cilin e filloi ta vuante në shtator të vitit 2020 në Strugë. Kryetarja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Villma Ruskovska, e cila ka punuar në rastin “Reket”, në një prononcim për Alsat tha…

Lexo më Shumë

Jelena Bin Drai, e cila u bë e famshme si Miss Jugosllavia, ka jetuar në Dubai për më shumë se një dekadë, ku u martua me Sheikh vendas Saeed Bin Drai, pasuria e të cilit vlerësohet në 2 miliardë dollarë. Çifti gjithashtu ka katër fëmijë, Asia 9 vjeç, Hilal 1 vjet, Hamdan 6 vjeç dhe foshnja Rashid. Mirëpo, për faktin se është e martuar me një sheik, Jelena shpesh ndeshet me ofendime dhe stereotipa të shumta, si për shembull se është një “grua e varfër në harem”, të cilës i është referuar në një intervistë për Telegrafin, duke e quajtur…

Lexo më Shumë

Një 62-vjeçar nga Librazhdi që denoncon dhunën e nuses së djalit, është tematika që është trajtuar ditën e sotme në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të Evis Ahmetit në News24. 62-vjeçari ka rrëfyer kalvarin e gjatë të një jete të vështirë, ku shkak për gjithë këtë u bë një shumë parash, nga e cila humbi edhe shtëpinë.Sipas tij, nusja e djalit i mori shtëpinë. Ai tha se ajo e dhunon psikologjikisht dhe se nipat dhe mbesat e ofendojnë rëndë.. Nga ana tjetër brenga dhe malli për djalin e tij nuk e lënë të qetë, pasi 62-vjeçari tregon se…

Lexo më Shumë

Deputeti Kastriot Rexhepi është paraqitur në Komisariat dhe ka dhënë deklaratë se nuk është zhdukur, njofton MPB. – Advertisements – “Lidhur me kallëzimin e marrë dje në PS Bit Pazar për K.R., Ministria e Brendshme ju bën me dije se pak kohë më parë K.R. Ai vullnetarisht ka ardhur në komisariat dhe ka deklaruar se kallëzimi është i pavërtetë, pra nuk është zhdukur asnjëherë, por vullnetarisht, pa asnjë presion, ka shkuar me një familje te një shok për t’u mbrojtur nga publiciteti lidhur me seancën parlamentare”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Lexo më Shumë

Sekuestrohen 72 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Igumenice, në zonën e gjelbër kufitare, ku janë gjetur 2 çanta që përmbanin 67 pako me 72 kg 634 gram marijuanë. Zona është krehur me qenin “Lussy” të policisë greke. Operacioni ka nisur dje në mëngjes dhe vazhdon ende nga policia greke. Dy ditë më parë u sekuestruan edhe 6 kg brenda qytetit të Igumenicës në një tjetër operacion. Sipas policisë greke, çantat janë gjetur në zonën malore, pranë vaskave të peshkut në Loridha, Sajadhë të Igumenicës. Prej 1 shtatorit të këtij viti, policia greke ka…

Lexo më Shumë

Një shqiptare 49-vjeçare në Greqi, e quajtur Klodiana Celo, ka ndërmarrë pasditen e së enjtes një akt ekstrem, duke qëlluar me armë zjarri ish-bashkëshortin e saj. E gjithë skena është parë nga vajza e tyre 12 vjeçe, e cila ka rrëfyer në polici tmerrin e përjetuar. E mitura ka treguar për autoritetet se nënë e saj ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar katër herë mbi të atin.Mendohet se shkak për vrasjen është bërë fakti që ish-bashkëshorti, me profesion mjek, nuk e lejonte shqiptaren që të takonte apo vizitonte vajzën. Nga ana tjetër, bashkëshortja aktuale e mjekut 68-vjeçar ka treguar se…

Lexo më Shumë