Para votimit për kryetar komune në Dibër, sot të drejtën e votës mund ta ushtrojnë 70 persona, të paraqitur si persona të sëmurë ose të pafuqishëm, përcjell TV21. Në këtë Komunë gjithsej janë të regjistruar 19.211 votues, ndërkaq nesër do të votohet në 27 vendvotime. – Advertisements –
Author: almakos
Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me shqiptaren Klodiana Çela, e cila dy ditë më parë qëlloi me armë zjarri duke plagosur ish-partnerin, që e akuzonte se i kishte rrëmbyer vajzën prej pesë vitesh. “Mega” thotë se katër vite më parë, mjeku, pra ish-partneri i shqiptares që tashmë është i plagosur kishte bërë denoncim ndaj saj, pasi nuk e kishte kthyer në kohë vogëlushen që kishte marrë për të kaluar fundjavën me të. Kur autoritetet e lokalizuan, “ajo e kërcënoi se do ta hidhte vogëlushen nga ballkoni i banesës ku qëndronte”. Pas shumë orësh negociatash, policia është…
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi ditën e djeshme se nga sot do të nisin punimet në Unazën Lindore të Tiranës. Nga sot do të bllokohet kalimi nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh. Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut. ARRSH ka marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës…
Finalizohet operacioni i koduar “Banesa”, ndërsa janë zbardhur dhe dokumentuar 12 vjedhje banesash me mekanizmin e hapjes së dyerve me kartë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. N., 51 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. NJOFTIMI I POLICISË Vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për vjedhje njëkohësisht dhe i shpallur në kërkim po për këtë vepër. Sekuestrohen disa prej sendeve të vjedhura (shuma parash, paisje elektronike) dhe karta që autori e përdorte për të hapur dyert e apartamenteve. Në vijim të punës për parandalimin…
Numri një i Qeverisë shqiptare, Edi Rama ka zgjedhur që këtë mëngjes ta nisë me disa pamje nga fshati turistik i Dardhës në Korçë. Përmes një video në ‘Facebook’, kreu i qeverisë iu uron një fundjavë të qetë ndjekësve të tij. MESAZHI I RAMËS MIRËMËNGJES dhe me Dardhën, e cila tanimë është një destinacion turistik plot gjallëri, ju uroj një fundjavë të qetë #BeautifulAlbania❤️
Paraditja do të mbizotërohet nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në veriperëndim të vendit. Por orët vijuese, sipas Meteoalb, shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin duke krijuar herë pas here mundësi për reshje të izoluara. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë Celsius deri në 22 gradë Celsius.
08:12 | 12 Nëntor 2021 Keni pasur ndonjëherë një shef këmbëngulës që nuk do të ndalojë së dërguari mesazhe pasi të keni përfunduar orarin e punës? Në Portugali, kjo sjellje tani është e paligjshme. Vendi prezantoi kohët e fundit një ligj që ndalon punëdhënësit të kontaktojnë punëtorët jashtë orarit të tyre të rregullt me telefon, mesazh ose email. “Punëdhënësi duhet të respektojë privatësinë e punëtorit”, duke përfshirë periudhat e pushimit dhe të kohës familjare, parashikon ligji i ri. Çdo shkelje, vijon më tej, përbën një shkelje “të rëndë” dhe mund të rezultojë me gjobë, raporton CNN. Një rregull i ngjashëm…
Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në afërsi të lagjes “Kordhoc”. Burime zyrtare bënë me dije se shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësinë e mjetit. Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat…
Këtë të premte 3200 artistë nga e gjithë bota kanë ekspozuar për herë të parë veprat e tyre origjinale në Tiranë si pjesë e koleksionit “Imagi Maundi”. Ceremonia “Parallel 42 – A Circle of Humanity” në COD, u zhvillua në Kryeministri . I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili falënderoi artistët për pjesëmarrjen, ndërsa u shpreh se si çdo hapësirë tjetër pandemia ishte sfiduese edhe për artin duke shtuar se tashmë është koha që të rimarrë vëmendjen që i takon. “Nuk dua të marr shumë kohë por thjesht dua të falënderoj ata që e bënë të mundur këtë…
Në një nga zonat me të frekuentuara dhe më të pëlqyera të kryeqytetit, me trafik te larte te këmbësorëve dhe makinave, në zonën e ish-Bllokut, është organizuar Street Party për të rinjtë. Ishte Organizata New Vision, mbështetëse e nismave rinore, që promovon përfshirjen e të rinjve veçanërisht në vendimmarrje, e cila në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe me mbështetjen e Birra Korça mirëpriten studentet në këtë feste mirëseardhje. Gjatë eventit argëtues, të rinjtë morën informacion ne lidhje me organizimet e ndryshme që bëhen në Tiranë dhe u ftuan të bëhen pjesë, për të bërë realitet në këtë mënyrë dëshirat…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se shumica parlamentare ka 61 deputetë dhe jo 59, siç pretendon opozita. Ai ka sqaruar se momentalisht janë 59 +1 me deputetin Kastriot Rexhepin, por nuk ka bërë të ditur emrin e deputetit të 61-të, pasi evitoi pyetjen duke u larguar. “Shumica i ka 61 deputetë. I kemi 61, nuk diskutohet”, tha Thaçi, në largim e sipër. – Advertisements –
Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me lëkundjet e tërmetit që u regjistruan sot në Bulqizë. Lëkundjet u ndjenë në orën 16:08. Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë 4.2 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 4.1 km.Epiqendra është lokalizuar 72 km në Veri-Lindje të Tiranës, pranë Bulqizës. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64. Ndërkohë, mësohet se deri më tani nuk ka raportime për dëme.

