Author: almakos

Identifikohet dhe viktima e dytë e atentatit të ndodhur në Astir të Tiranës. Gazetarja Doriana Bezat, raporton se viktima e dytë është identifikuar si Armando Dumani. Ndërsa më herët u raportua se Erigers Mihasi ishte personi tjetër që mbeti viktimë nga ky atentat mafioz. Gazetarja Doriana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se të shtënat kanë dalë nga një mjet në lëvizje, e pas atentatit, mësohet se makina është larguar drejt “Ish Shqiponjës”. Policia ndërkohë ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me…

Lexo më Shumë

Policia ka dhënë versionin zyrtar për atentatin e ndodhur pak minuta më parë në zonën e Astirit. Policia konfirmoi se i është bërë atentat një mjeti tip “Audi”, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shoferi dhe pasagjeri i mjetit. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 587 qytetarë të infektuar me virusin. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen tre qytetarë. Sa i përket rasteve aktive ato janë 8.401, ndërsa gjatë 24 orëve janë të shpallur si të shëruar 526 pacientë. Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore…

Lexo më Shumë

Një 30-vjeçar në Kurbin u arrestua nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurëz të Kurbinit, ku i riu me iniciale E.L., për shkaqe ende të paqarta, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij me iniciale Dh.L. 26 vjeçe. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.L., 30 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Dh.L., 26 vjeçe. Materialet hetimore u referuan në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja e cilëson si të turpshëm hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona. Pas deklaratave të Prokurorisë publike se, “nuk ka asgjë konkrete nga hetimi” edhe pas 2 muajsh nga ngjarje tragjike, opozita dyshon se po fshihet përgjegjësia penale e Zaevit dhe Filipçes. Sipas VMRO-së është e papranueshme që pas dy muajsh nuk ka asgjë në lidhje me përgjegjësinë për përdorimin e materialeve për ndërtim, për protokollet për shuarjen e zjarrit, se nuk ka përgjegjësi për vizitat e familjarëve në objektin ku ka pasur pacientë me Covid19. – Advertisements – https://www.youtube.com/watch?v=dl-D4Hnj_dQ&feature=youtu.be “Dy muaj asgjë…

Lexo më Shumë

Një automjet është aksidentuar në vendin e quajtur “Uji i ftohtë” në Tepelenë. Policia ka bërë të ditur se mjeti ka dalë nga rruga teksa po tentonte t’i ikte patrullës, e për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja, dhe 3 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se të pestë të lënduarit janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhen pa probleme për jetën. Policia i ka vënë prangat shoferit 20 vjeçar me inicialet A. K, banues në Tiranë. Njoftimi nga Policia Gjirokastër Në vijim të operacionit “Muzgu”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër…

Lexo më Shumë

Arsimtarët të cilët kanë një pagë mesatare prej 72 mijë lekë aktualisht, vitin e ardhshëm do të paguhen 76.3 mijë lekë. Me buxhetin e vitit 2022 paga e mësuesve do të rritet me 6 përlind ose thëne ndryshe 4.300 lekë.Kryeministri parashikon që kjo të mos jetë rritja e vetme gjatë mandatit të tretë.“Në projektbuxhetin e vitit 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit dhe projeksioni ynë i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre”, tha Rama. Në analizën e Kryeministrit sistemi i ri…

Lexo më Shumë

Nesër në komunën e Dibrës do të votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.Gjatë të dielës banorët e kësaj komunë do të mund të votojnë në 27 vendvotime për të përzgjedhur njërin nga dy kandidatët që janë në garë, që t’i besojnë drejtimin e komunës në fjalë për 4 vitet e ardhshme. Të drejtën e votës sot e ushtrojnë të burgosurit, të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara. Votimi është realizuar në 4 burgje në vend ku kryejnë dënimin 15 qytetarë që kanë të drejtë vote për komunën e Dibrës. Në këtë Komunë gjithsej janë të regjistruar 19.211…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se në vitin 2022, të gjithë punonjësve mësimorë, edukatorë dhe psiko-social në të gjithë shkollat e vendit do u rriten pagat me 6%. “Në mandatin e kaluar pagat u rritën me 32%. Në këtë mandat objektivi është që pagat të rriten 32% dhe e kemi filluar filluar që me buxhetin e parë. Për vitin 2022 për të gjithë punonjësit mësimor edukatorë dhe psiko-social në gjithë shkollat pagat do rriten me 6%. Një nga zërat në buxhet per vitin 2022 do jetë përmirësimi i infrastrukturës shkollore”, tha Kushi. Gjithashtu ministrja Kushi dha lajmin…

Lexo më Shumë

Pas inspektimit nga Prokuroria, tashmë është identifikuar trupi i pajetë që u gjet në ujërat e Lumin Vardar në rajonin e Gostivar. Rasti ishte raportuar gjatë ditës së djeshme, pas çka autoritetet konstatuan se bëhet fjalë për një 73-vjeçar nga Gostivari, i cili u gjet i vdekur nën urën mes Çajles së Vjetër dhe Forinës. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Luftar Reçi, i dënuari që ka bashkëpunuar me drejtësinë për zbardhjen e dy vrasjeve ndodhur 15 vite më parë ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salihut, është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Lorena Kodra për ‘BalkanWeb’. Mësohet se Reçi, i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës, është shtruar në spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtim të specializuar për të mundur COVID-19. Kujtojmë se Reçi është personi i cili ka dhënë detaje për dy vrasje të bujshme, duke përfshirë kështu Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën. Luftar Reçi, i njohur si i ‘tmerrshmi i…

Lexo më Shumë

Zbardhet dëshmia e ish-shefit të sektorit Ligjor në burgun e Peqinit, Gani Shehu, i cili tashmë ndodhet pas hekurave nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e Shehut, i cili në sallën e gjyqit ka mohuar akuzën, ndërsa pohoi se nuk ka bërë asnjë falsifikim dokumenti në lidhje me të dënuarin Viktor Ymeri. “Kam qenë përgjegjës i Sektorit Juridik në burg dhe me është kërkuar informacion nga avokati i Viktor Ymerit për kohën dhe Sektorin përkatës në IEVP. Në praktikën tonë kontaktonim nga telefonit i zyrës me atë të shefit të policisë. Pasi…

Lexo më Shumë