Deputetja e Partisë Socialiste Dallëndyshe Bici ditën e sotme së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, me efektivët e Komandës Mbështetëse, vullnetarë të Bashkisë Tiranë dhe gjimnazistë të Tiranës ndërmorën një aksion për pastrimin e lumit të Tiranës në kuadër të Planit të Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë. “Sot me efektivët e Komandës Mbështetëse, vullnetarë të Bashkisë Tiranë dhe gjimnazistë të Tiranës nisëm pastrimin e lumit të Tiranës, në kuadër të Planit të Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë”- shkruan ajo.
Author: almakos
Maqedonia e Veriut po zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ndaj Islandës, shkruan Insporti. – Advertisements – Maqedonia e Veriut ka arritur të shënojë edhe golin e dytë ndaj Islandës, duke i çuar shifrat në 2-1. Golin e shënoi Elmas pas asistit të Alioskit.Ky rezultat i afron afër ëndrrës për Botërorin, ku për momentin është pjesë e “play off” për Botërorin “Katar 2022”.
Sot në Dibër mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune. Në 27 vendvotime me të drejtë vote janë gjithësej 19211 votues. Nga të dhënat e arritura nga të gjitha 27 vendvotime, deri në orën 17 jehona e votuesve është 40,13%. Deri në orën 17 janë deponuar gjithësej 10 kundërshtesa për mbrojtjen e të drejtës personale të votës. Të gjitha kundërshtesat janë të pranuara.
Adan Qaili – Advertisements – Një masë shtesë nga nesër do të hyjë në fuqi me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit me virusin korona, përkatësisht të stimulimit për vaksinimin anti kovid. Duke filluar nga e hëna, prania në ambientet e mbyllura publike dhe private do të jetë e detyrueshme vetëm me dy doza të vaksinave. Ndonëse jemi në javën e dytë të valës së re, Komisioni për sëmundje infektive pardje nuk rekomandoi masa të reja restriktive, por Ministria e Shëndetësisë sot vetëm se ngushtoi rrugët e të pa vaksinuarve. Ministria e Shëndetësisë “Ministria e Shëndetësisë informon se duke…
Miki Trajkoski – Advertisements – “Për banorët e Dibrës, zgjedhjet lokale nuk kanë përfunduar ende. Sot votohet për herë të tretë. Më 31 tetor, përderisa në të gjitha komunat e tjera u votua për rrethin e dytë, në Dibër u rivotua në një vendvotim nga rrethi i parë. Por, pas rivotimit asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë përqindjen e kërkuar, kryetari i ardhshëm i komunës së Dibrës duhet të zgjidhet sot”. Të drejtë vote kanë 19.211 qytetarë kurse votimi zhvillohet në 27 vendvotime. Nga Komisioni komunal zgjedhor thonë se votimi po zhvillohet në atmosferë të mirë. Kurse në vendvotimet…
Enver Doçi Pesë lëkundje sizmike janë shënuar në më pak se 12 orë në Bulqizë. Lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 16 e 8 minuta pasditen e djeshme. Banorët e Bulqizës janë në ankth pasi epiqendra ishte vetëm pak kilometra larg qytetit në afërsi të Qafës së Buallit. Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet e një dite më parë.Nga ana tjetër Muliu tha se i është kërkuar Bashkisë Bulqizë të mos lejojë rikthimin e banorëve në pallatin e rrezikshëm pasi mund të ndodhë ndonjë tragjedi. Që prej datës 29 tetor në…
Evi Shkopi – Advertisements – Shaban Ademi është gjenerata e tretë në familjen e tij që merret me bletari. Çdo ditë ai kalon orë të tëra duke u kujdesur për kosheret e bletëve. Në lokacionin që vizituam kishte 350 të tilla, ndërsa gjithsej ka 800 koshere. Sot Shabani me dy djemtë e tij, të cilët do jenë gjenerata e 4-të që do të trashëgojnë këtë veprimtari, po përgatisnin bletët për dimërim. Me kalimin e viteve, thotë ai, puna e bletarit është vështirësuar dhe sasia e mjaltit të marrë është më e vogël. “Njerëzit nuk e punojnë tokën, ata që e…
Detaje të reja zbulohen nga dosja hetimore për skemën e pastrimit të parave që çoi në pranga dy persona në Shqipëri, teksa u shpall në kërkim biznesmeni Rezart Taçi. Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar dosjes së prokurorisë shqiptare, raportoi për “BalkanWeb” se Taçi ka garantuar se do zhbllokonte paratë këtu. Paratë vinin nga Zvicra në një bankë në Tiranë dhe do transferoheshin në Mal të Zi dhe në Singapor. Ndërkohë që përgjimet janë kryer në Itali dhe në Shqipëri. Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për 18,399,941.50 euro. Sipas SPAK,…
Sot në Dibër mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës. Gjithsej 19211 votues kanë të drejtë vote në 27 qendra votimi. Nga të dhënat e marra nga 49,49% e vendvotimeve, deri në orën 13:00 pjesëmarrja në votime është 17,19%. Deri në orën 13:00 janë dorëzuar tetë ankesa për mbrojtjen e të drejtës së votës. Të tetë ankesat janë pranuan. – Advertisements –
GJKKO ka vendosur të lërë në burg dy bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi (i shpallur në kërkim), Artur Balla dhe Bledar Lilo. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Posaçme ka caktuar ‘arrest në burg’ për Ballën dhe Lilon të arrestuar për pastrim parash. Mësohet se Lilo ka kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe lirimin e menjëhershëm pasi nuk ka lidhje me ngjarjen pasi sipas tij është thjesht një shofer. Po kështu shpalljen e moskompetencës dhe caktimin e një mase më të butë sigurie, si ajo e arrestit në shtëpi ka kërkuar dhe i arrestuari tjetër Artur Bala. Ndërkaq…
Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim tha se shumica parlamentare aktuale është stabile dhe se të gjitha subjektet politike janë të mirëseardhura në këtë përbërje parlamentare, përveç partisë “E Majta”. Grubi tha se ndjehet i gëzuar nga dështimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. – Advertisements – “Kishte deputetë që në rend të parë e vendosën interesin e shtetit, interesin e përbashkët të shoqërisë sonë, e jo interesin e dy apo tre liderëve të cilët ishin vënë në shërbim për ta rrënuar rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Unë jam i bindur se edhe shumica edhe parlamentare do të…
Një mësuese 40-vjeçare ka humbur jetën nga COVID-19 në Elbasan. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shpreh hidhërimin e saj për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja nga Elbasani, pas një beteje të vështirë kundër virusit Covid 19, të cilën nuk e fitoi dot. Në mesazhin e saj ngushëllues, Znj. Kushi bën dhe një herë thirrje për të mos neglizhuar vaksinimin, si mënyra më e mirë për të shmangur sa më shumë rrezikun e këtij virusi.

