Sot në Dibër mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës. Gjithsej 19211 votues kanë të drejtë vote në 27 qendra votimi. Nga të dhënat e marra nga 65,99% e vendvotimeve, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është 8,16%. – Advertisements –
Author: almakos
Erigers Mihasi, 32-vjeçari që u vra mbrëmë në një atentat tek “Astiri” bashkë me shokun e tij Armando Dumani, kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke lënë pas të kaluarën e tij të errët. Ky detaj zbulohet nga një postim për të ndjerin në “Facebook”, ku thuhet se së fundi Mihasi i ishte kthyer rrugës së Zotit me sa duket, duke u bërë besimtar i devotshëm. Ndërkaq jepen detaje dhe për ceremoninë mortore për 32-vjeçarin, i cili do të përcillet sot në banesën e fundit sipas riteve myslimane. “Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi!…
Votimi në rrethin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Dibrës zhvillohet pa probleme në të 27 vendvotimet e komunës, ku deri në orën 9 kanë votuar 2.5 për qind e votuesve të regjistruar. Krahasuar me raundin e parë, pjesëmarrja deri në orën 9 të mëngjesit është më e lartë me 0,75 pikë përqindje. – Advertisements – – Deri në orën 9 të drejtën e votës e kanë ushtruar 480 qytetarë, që përbën 2.5% të totalit 19211 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore. Në rrethin e parë deri në ora 09:00 të drejtën e votës e kanë…
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetein. Erigers Mihasi mbeti i vrarë mbrëmë bashke me mikun e tij. Mësohet se ai u lirua nga burgu në korrik të 2019-ës nga Prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash. Ai ishte arrestuar për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë. Dyshohet se Mihasi ka qenë i afërt me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me në 2018, një atentat mafioz ku sot e kësaj dite kalon nëpër kalvare hetimesh e gjykimesh e ku disa nga autorët e dyshuar janë të lirë. Mihasi dyshohet si një…
Në komunën e Dibrës, ku sot zbatohet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, vendvotimet janë hapur në kohë dhe votimi zhvillohet pa pengesa. – Advertisements – “Vendvotimet janë hapur në orën shtatë. Votimi në komunën e Dibrës zbatohet në 27 vendvotime, prej të cilave 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepishte, Kosovrast i Poshtëm dhe i Epërm. Në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 19.211 persona, ndërsa në rrethin e parë votuan rreth 42 për qind”, deklaroi kryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal – Dibër, Rilind Hasa. Dibra është komuna e vetme…
Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mbrëmjen e kaluar kryeqytetin, teksa policia vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të krimit dhe kapjen e autorëve. Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, u qëlluan me armë zjarri teksa lëviznin me një “Audi” luksoz dhe ndërruan jetë në vend. Autorët sipas policisë, u larguan me mjetin e tyre nga zona e “Astirit” ku ndodhi ngjarja drejt ish-Shqiponjës, teka e dogjën e makinën në Thumanë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanËeb” se targat e mjetit “Toyota” që u përdor në atentatin mafioz ndaj Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit janë denoncuar të vjedhura në kryeqytet…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se prej nesër, respektivisht nga 15 nëntor deri më 15 mars, automjetet duhet të kenë pajisjet dimërore, në përputhje me dispozitat e përcaktuara në Rregulloren për pajisjet e detyrueshme të automjetit, biçikletës dhe karrocave për pjesëmarrje të sigurt në trafikun rrugor. Në pjesën anësore të gomave të dimrit duhet t’i kenë shenjat “MS”, “M+S”, “M&S” si dhe një shenjë e një dëbore në një mal të stilizuar me tre maja. Në Maqedoni, sipas ligjit, është e ndaluar të përdoren goma me gozhda. – Advertisements –
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se dita e diel do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm. Sipas SHMU, moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Gjithashtu në orët e drekës dhe pasdites lokalisht nuk do të mungojnë intervalet me diell.
Sot në komunën e Dibrës do të votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Gjatë ditës së sotme banorët e kësaj komunë do të mund të votojnë në 27 vendvotime për të përzgjedhur njërin nga dy kandidatët që janë në garë mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancës për Shqiptarët, që t’i besojnë drejtimin e komunës në fjalë për 4 vitet e ardhshme. Në këtë Komunë gjithsej janë të regjistruar 19.211 votues. Qytetarët e Dibrës do të votojnë për herë të tretë në këto zgjedhje lokale. Pas votimit në raundin e parë, KSHZ doli me vendim që në Dibër…
00:58 | 14 Nëntor 2021 Kontinentet e para mbi Tokë janë krijuar 3 miliardë vjet më parë. Është hera e parë që shkenca del me një datë të saktë mbi origjinën e kratoneve, siç quhen ndryshe terrenet e para të shfaqura në sipërfaqe. Këto influencuan rrenjësisht atmosferën, oqeanet, klimën dhe mbi të gjitha vetë jetën mbi Tokë. Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e kratonit Singhbhum në Indi, i përbërë nga shkëmbinjsh magmatikë dhe sediment duke e datuar 3.6-3.2 miliardë vjeçar. Sipas këtij studimi, madje ky kraton është më i lashtë seç mendohej deri më sot nga studimet e mëparshme, që…
Një mjet është gjetur i djegur në zonën e Thumanës. Dyshohet se ajo i përket autorëve të atentatit në Astir të Tiranës. Policia dhe zjarrfikëset janë nisur drejt vendngjarjes. Njoftimi i PolicisëPolicia: Tiranë/ Informacion shtesë Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur te “2 rrathët” në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se : Grupi hetimor ka bërë identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri: Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç. Ndërkohë në Thumanë…
Pas atentatit me dy të vdekur në Tiranë, që tronditi Tiranën, por jo vetëm, ka reaguar Partia Demokratike përmes deputetit Ervin Salianji. Ky i fundit shkruan se është bërë thuajse e përditshme situata e pasigurt në vend, ku qytetarët ndeshen me breshëri të plumbave në orare ku zonat janë tepër të populluara. Ai shton më tej se qeveria nuk ka fuqi e dëshirë të përballet me krimin, duke aluduar se ata janë ortakë. Postimi i Salianjit: Sot thuajse si përditshëm kërciti automatiku në orën me më shumë levizje, breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat…

