Blloku 2 i TEC Manastiri në orët e hershme të mëngjesit është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prodhimi i energjisë elektrike nga kombinati vazhdon pa penguar edhe nga Blloku 1, njoftojnë nga SH.A. EMV. – Advertisements – “Në deponinë për qymyr në TEC Manastir momentalisht ka mjaftueshëm qymyr për prodhim të vazhdueshëm të energjisë elektrike për nevojat e amvisërive, ndërsa sasitë plotësohen dhe rriten vazhdimisht”, thonë nga EMV. Sipas tyre, ekipi ekspertë i të punësuarve në TEC Manastir dhe në kompanitë energjetike në vend vazhdon me përpjekjet për të vënë në funksionim transformatorin e Bllokut…
Author: almakos
Pasi fitoi ndeshjen e futbollit me ekipin kombëtar të Portugalise, ekipi i Serbisë u shfaq duke festuar me simbole politike nacionaliste. Tre nga lojtarët e ekipit të Serbisë u shfaqën duke ngritur tre gishta ndërsa në bluza shkruhej teksti i këngës nacionaliste “Le të valëvitet flamuri serb nga Prizreni (Kosovë) deri në Rumijë (Mal i Zi). Kujtojmë se lojarët shqiptarë të ekipit të zvicrës si Xherdan Shaqiri apo Granit Xhaka janë ndëshkuar nga organizmat e futbollit për bërjen e shqiponjës me duar ndërsa për ekipin serb nuk ka asnjë shqetësim nga UEFA.
Voltiza Duro – Prej janarit të vitit 2022, do të ketë ndryshime të moshës së daljes në pension për të gjithë individët që kanë minimumi 15 vite pune me kontribute. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot moshën e daljes në pension për 2022-in si dhe 2023-in. Aktualisht për vitin 2021-të, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 61 vite e 2 muaj (rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç). Ndërkohë sipas kësaj llogaritjeje, mosha e daljes në pension për gratë në 2022-ën do të jetë 61 vjeç e 4…
Një 35-vjeçar ka humbur jetën në afërsi të ndërtesës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35 minuta. – Advertisements – Sipas dëshmitarëve okular, tanimë i ndjeri është hedhur nga ndërtesa që gjendet në afërsi të Drejtorisë për të Ardhura publike. Sipas procedurës trupi i pa jetë është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore.
Tirana është qyteti që ka vuajtur më shumë nga pandemia përgjatë 9 muajve të këtij viti, sidomos në tremujorin e parë, e reflektuar në një rritje të lartë të fataliteteve në krahasim me periudhën para pandemike. Sipas të dhënave të INSTAT, për 9 mujorin 2021, në kryeqytet u shënuan 5546 humbje jete, me një rritje të lartë prej 44% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, nga 31.5% që ishte mesatarja kombëtare. Edhe në raport me 9 mujorin 2020, vdekshmëria shtesë në Tiranë është rritur me 20%. “Numri i lartë i fataliteteve në Tiranë ka si arsye kryesore…
Orët e para të ditës do të jenë me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira të pakët në për të gjithë territorin. Ndërsa në orët vijuese, parashikohet që kushtet e motit të përmirësohen gradualisht, duke larguar reshjet nga pjesa më e madhe e vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3 deri në 23 gradë celcius. Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor-verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Për shkak të kryerjeve të punëve ndërtimore (minim) në drejtimin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, në aksin Presekë – Pesoçan, sot në periudhën mes 12:00 dhe 15:00, trafiku do të ndërpritet 10 deri 15 minuta, kumtoi NP Rrugët e Maqedonisë. – Advertisements –
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të Komunës së Dibrës, Bekim Pocesta ka komentuar procesin e sotëm zgjedhorë në këtë komunë. Pocesta akuzon BDI-në për përfshirje të strukturave të qeverisë në procesin zgjedhorë, ndërkaq thotë se do të bëjnë analizë të procesverbaleve nga vendvotimet. – Advertisements – “Pas dy fitoreve të pastra, edhe në raundin e parë edhe në rivotim, sigurisht që nuk e prisnim këtë zhvillim, duke pasur parasysh vërsuljen e gjithë Qeverisë me gjithë strukturat e veta, na len të dyshojmë se nga arritën ata t’i shtojnë kaq shumë votat e tyre. Ngelet që të bëjmë analizën…
I ftuar në programin e kësaj të diele në “Dola te Ola” ishte ish-presidenti Bamir Topi, i cili foli edhe për marrëdhëniet që ai ka me familjarët e tij. Ai është baba i dy vajzave, Nada dhe Etida, ndaj vëllezërit korçarë e përshëndetën atë me këngën “Kush ka vajza, botën ka”, duke dhuruar një moment të bukur në program me performancën e tyre. Teksa u shfaq një fotografi nga dasma e vajzës së tij të dytë, Bamiri foli për emocionet e atij momenti dhe zbuloi se ai ka qenë një baba i butë më vajzat e tij, por në momente…
Bamir Topi te “Dola te Ola” këtë të diel foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e tij me Sali Berishën. Në fotografinë që u shfaq në studio, mes kolegëve të tjerë ishte edhe kryeministri i asaj kohe Aleksandër Meksi, për të cilin Bamiri tha se ka qenë me fat që ka punuar me të, duke e cilësuar një njeri të mirë, korrekt, qytetar, tolerant, dhe profesionist, “Ruaj kujtime dhe konsideratë të lartë”. Ndërkohë që për marrëdhënien me Sali Berishën ai tha se kompetencat e presidentit ishin shumë të mëdha dhe komunikimi i tyre ishte më i pakët dhe zyrtar.…
Nga të dhënat e fundit të KSHZ-së, kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Bekim Pocesta është më në epërsi se kundër kandidati i tijë nga rradhët e BDI-së Hekuran Duka. – Advertisements – Pocesta prinë me 49.55% ndërsa Hekuran Duka 48.48%. Ende vazhdonë numërimi i votave. /ALSAT
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski sonte ua ka uruar fitoren futbollistëve maqedonas që mposhtën Islandën dhe fituan breshëri për Botërorin që do të mbahet në Katar. – Advertisements – “Urime djema për lojën e mrekullueshme! I gjithë populli ka brohoritur sonte kombëtaren e Maqedonisë në futboll në ndeshjen e vështirë ndaj Islandës. Ne vazhdojmë të luftojmë për një vend në Kupën e Botës në Katar. Jemi krenarë me ju!”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.

