Orët e para të ditës do të jenë me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira të pakët në për të gjithë territorin. Ndërsa në orët vijuese, parashikohet që kushtet e motit të përmirësohen gradualisht, duke larguar reshjet nga pjesa më e madhe e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3 deri në 23 gradë celcius.
Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor-verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.



