Author: almakos

Gëzim Kadriu është emëruar sot drejtor i Ndërmarrjes Publike “Tregu” në Kumanovë. Kadriu me profesion është jurist i diplomuar, ndërsa në marrëdhënie të rregullt pune është në Ministrinë e Financave, Sektori për kontroll të brendshëm financiar. Kadriu në krye të NP “Tregu” vjen si kuadër i Aleancës për Shqiptarët, dega në Kumanovë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në Rozzano. Mësohet se në pranga kanë rënë një 19 dhe 28-vjeçar. Në banesë bëhet me dije se gjatë kontrollit nga Policia e Anti-drogës iu gjetën  dy çanta palestre dhe një qese plastmase të mbushura me para, të cilat së bashku me paratë që iu gjetën gjatë arrestimit në total shkojnë në 800 mijë euro, të dyshuara si të ardhura nga veprimtari të paligjshme të trafikut të drogës. Autoritetet italiane mësuan se një apartament në via della Cooperation në Rozzano, përdorej për aktivitete të trafikut nga të rinjtë. Ndërkohë dyshohet se…

Lexo më Shumë

64 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga, 341 leje drejtimi të pezulluara dhe 11.556 masa administrative në të gjithë vendin gjatë javës që lamë pas. Në një komunikatë Fetah Guri, specialist në Sektorin e Analizës dhe Planifikimit në Drejtorinë e Policisë Rrugore bën me dije se një numër i madh shkeljesh janë evidentuar edhe nga makina inteligjente duke u ndëshkuar 1978 drejtues mjetesh.  Siguria Rrugore, një ndër prioritetet kryesore/Fetah Guri, specialist në Sektorin e Analizës dhe Planifikimit në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Gjatë javës që lamë pas: 64 drejtues mjetesh të arrestuar, 341 leje drejtimi të pezulluara dhe 11.556 masa…

Lexo më Shumë

Andrea Çobanova – Advertisements – Propozim-buxheti për vitin 2022 do të mundësojë rritje të përshpejtuar ekonomike dhe rikuperim të plotë të ekonomisë nga kriza. Në prezantimin e tij, ministri i Financave, Fatmir Besimi, shpjegoi se buxheti është zhvilluar sepse mbulon prioritetet e shtetit. Vitin e ardhshëm do të ketë pagesa të rregullta të pagave dhe pensioneve. Shteti do të merr hua vetëm për realizimin e investimeve kapitale, të cilat sipas Besimit do të sjellin një jetë më të mirë për qytetarët. “Propozim buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 parasheh katër qëllime themelore. Vazhdimi i kujdesit për…

Lexo më Shumë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić u ka bërë thirrje të gjithëve në Ballkan që nuk janë përfshirë në nismën “Ballkani i Hapur”, përfshirë edhe Kosovën, që t’i bashkohen kësaj nisme, duke theksuar se ftesa është gjithmonë e hapur. “Qytetarët që jetojnë në rajon do të përfitojnë jashtëzakonisht nga kjo nismë,” tha Bërnabic në përgjigje të pyetjeve nga Seminari i 101-të Rose-Roth në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Integrimi Euro-Atlantik, Partneriteti për Paqe dhe hapa të mëtejshëm në adresimin e sfidave të mbetura. “në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Kuvendin e Serbisë. Brnabić tha se Serbia i jep “mbështetje të plotë”…

Lexo më Shumë

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  gjatë fjalës së saj në Kuvend, deklaroi se me Buxhetin e 2022 do të financohen 27 miliard e 850 milionë lekë për programet e mbrojtjes sociale, duke zgjeruar mburojën sociale për shtresat më në nevojë. Sipas ministres, me buxhetin e vitit 2022 parashikohet rritje e masës së ndihmës ekonomike për çdo familje pjesë të kësaj skeme. “Buxheti 2022 është buxheti i qytetarëve, që rrit mburojën sociale për ata që janë më vulnerabël. Do të financojmë me këtë buxhet mbi 27 miliard e 850 milionë lekë për programet e mbrojtjes sociale. Rritja e…

Lexo më Shumë

Të premten dhe të shtunën në Maqedoni janë dhënë gjithsej 4.684 doza të vaksinës, prej të cilave 1.133 si dozë e parë, 916 si dozë e dytë, ndërsa 2.635 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë. – Advertisements – Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përfshirë 13 nëntorin, gjithsej janë vaksinuar 813.782 qytetarë, prej të cilëve 784.833 me dy doza, ndërsa 54.170 e kanë marrë edhe dozën e tretë. “56% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”. “Mbulimi me vaksinim me…

Lexo më Shumë

Enkelejd Joti është zgjedhur sot si Drejtori i ri i Radio Televizionit Publik Shqiptar (RTSH). Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik votoi të hënën e 15 nëntorit, me tre të pestat e votave Enkelejd Jotin për të zëvendësuar në detyrën që mbante ish-drejtori i arrestuar nga SPAK, Thoma Gëllçin. Enkelejd Joti aktualisht mban postin e drejtorit të QSUT-së. Ai rikthehet në skenën mediatike pasi më parë ka drejtuar televizionin Top Channel. KANDIDATET Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi. Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në seancë publike katër kandidatët…

Lexo më Shumë

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, sot ka deklaruar se pret nga deputetët që sa më shpejtë ta votojnë zgjidhjen ligjore, me të cilën mundësohet që dita e diel të jetë ditë jo pune. – Advertisements – Ajo tha se kjo është në dobi të të gjithë qytetarëve. Shahpaska në intervistë për “Utrinski Brifing” rikujtoj se për këtë propozim ligj që është në lexim të dytë në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale, kishte disa përpjekje për të hapur debat edhe para zgjedhjeve lokale. Ministrja theksoi se dobia për të miratuar këtë zgjidhje ligjore nga e qytetarëve është…

Lexo më Shumë

Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila bëri shumë bujë në media dhe në rrjetet sociale, pas publikimit të disa videove skandaloze që ajo hidhte në Tik-Tok, ka dalë sot para organeve të vettingut. Mësohet se gjyqtarja nuk ka marrë avokat për ka zgjedhur të mbrohet vetë. Më herët, Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka deklaruar se Kapedani nuk ka burime të ligjshme për pasurinë e saj dhe se nuk ka bërë deklarime të sakta. Theksi është vendosur sidomos në një apartament banimi 50 mijë euro në Tiranë që sipas…

Lexo më Shumë

Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave të aksidenteve rrugore, nga MPB-ja njoftojnë për ulje të viktimave gjatë muajit tetor, krahasuar me një vit më parë. – Advertisements – “Numri i viktimave në trafik gjatë muajit tetor është për 55% më i ulët se numri i viktimave në tetor 2020. Falënderoj shumicën e qytetarëve që na janë bashkuar në përpjekjet tona për të ofruar rrugë sa më të sigurta. Falënderoj edhe punonjësit e policisë, të cilët kontribuojnë çdo ditë për sigurinë në komunikiacion. Në tetor të këtij viti kemi pesë viktima në aksidente trafiku, ndërsa në…

Lexo më Shumë

Në një event të mirë-organizuar në Ashraf-3, ku banojnë mijëra anëtarë të lëvizjes kryesore opozitare të Iranit, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), pjesëmarrësit, duke përfshirë 1,000 ish të burgosur politikë nën regjimet e mullahëve dhe të Shahut, i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të thyejë heshtjen e tij ndaj masakrës së 1988-ës dhe kryengritjes së nëntorit 2019 dhe kërkuan ndjekjen penale të autorëve të të dy masakrave, duke përfshirë liderin suprem të regjimit iranian, Ali Khamenei, dhe presidentin e tij Ebrahim Raisi. Pjesëmarrësit bënë homazhe në kujtim të 30,000 të burgosurve politikë të masakruar në vitin 1988, dhe…

Lexo më Shumë