Në bodrumin e Qendrës tregtare të Qytetit të Shkupit, gjatë një aksioni policor në orët e pasdites, është zbuluar një depo në të cilën kishte aparatura të shumta për gërryerjen e kriptovalutave. Gjatë qëndrimit të ekipit tonë në vendin e ngjarjes nuk kishte prezencë të policisë, ndërkohë nga pamjet e filmuara shihet se vendi ku janë të vendosura aparaturat as që është rrethuar me shirit sigurimi. Përkundër shumë tentimeve për të marrë qëndrim nga Ministria e Punëve të Brendshme, akoma nuk kanë dhënë detaje lidhur me këtë aksion për zbulimin e kësaj depoje ilegale. – Advertisements –
Author: almakos
Rriten shifrat e COVID-19 ne vendin tone. Ne 24 oret e fundit jane regjistruar 587 qytetarë të infektuar dhe 7 humbje jete. NJOFTIMI I MSHMinistria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur…
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) pesë ankesa për mbledhjen e rezultateve në Komunën e Dibrës. Sipas koalicionit, ankesat bazohen në disa shkelje si votimi i disa personave me letërnjoftim të skaduar, mungesa e firmave të anëtarëve të këshillave zgjedhor në procesverbale etj. Njëra nga ankesat ka të bëjë me pesë vendvotime në të cilat materiali i besueshëm zgjedhor nuk është dorëzuar në Komisionin Komunal Zgjedhor i mbështjellë me siguresat e nevojshme, ashtu siç e parasheh ligji. ASH-AAA besojnë se ankesat mund të ndryshojnë rezultatin zgjedhor në Dibër. – Advertisements –
Është kapur një shqiptar i shumëkërkuar në kufirin greko-shqiptar. 43-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po tentonte të hynte për në Greqi, përmes pikës së kalimit kufitar të Merxanit, në Janinë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, rezultoi se shqiptari kërkohej nga Interpol Franca, për trafik qeniesh njerëzore, prostitucion e pastrim parash.
Vijojnë të rriten në mënyrë konstante shifrat me Koronavirus në vend edhe gjatë kësaj jave. Kështu, nga 3126 testime të kryera, janë regjistruar 524 raste të reja me Koronavisus, duke e çuar përqindjen e pozitivitetit në 16,8 për qind. Ndërsa janë shënuar edhe 17 pacientë që kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 7354. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 565 persona. Numri i rasteve aktive me Koronavirus në vend është 8271, gati gjysma e rasteve aktive janë vetëm në Shkup. – Advertisements –
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, ku 300 studentë të rinj në mënyrë simbolike kanë veshur bluzat e bardha, duke nisur rrugën e dijes në degën e Mjekësisë. “Unë jam shumë e lumtur sepse në fakt garancia që sistemi ynë shëndetësor do të jetë në lartësinë e asaj që qytetarët shqiptarë meritojnë, është pikërisht fakti që në Mjekësi vijnë studentët më të mirë. Dhe për këtë unë jam shumë krenare. Bazat e besimit mjek-pacient mbështeten në tre shtylla: Ndershmëria, Dija, Aftësitë…
Komisioni Antikorrupsion kërkon nga Prokuroria të ngrejë procedurë për ndjekje penale ndaj ish-ministrit të kulturës i cili e ka ushtruar këtë post nga 27 qershori 2019 deri në 30 gusht 2020. Në këtë periudhë ministër i kulturës ka qenë Hysni Ismaili, kuadër nga Alternativa. Sipas anti korrupsionit, ish-ministri dyshohet se ka bërë keqpërdorime të detyrës dhe autorizimeve zyrtare me lidhjen e marrëveshjeve dhe aneks marrëveshjeve të bëra më 24 qershor të vitit 2020, gjatë konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar. Anëtari i antikorrupsionit Vlladimir Georgiev thotë se nga kontrollet e bëra në ministrinë e Kulturës mbi 100…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësishëm për mbikalimin e Shkozës, ku vijojnë punimet. Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’ ARRSH bën me dije se ka filluar puna për vendosjen e trarëve në këtë Mbikalim, që ndodhet në fund të Lotit 3 të projektit. Mbikalimi ka gjatësi 180 m, gjerësi 28 m, lartësi 5.5 m. NJOFTIMI I ARRSH-sëKa filluar puna për montimin e trarëve te Mbikalimi në zonën e Shkozës në fund të Lotit 3 – Unaza Lindore.Mbikalimi ka gjatësi 180m dhe gjerësi 28m, 6 hapësira drite me nga 30ml, Lartesi 5.5m dhe poshtë tij është një…
Policia e Tiranës ka arrestuar shoferë, ka pezulluar patenta dhe ka vënë gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit në Tiranë. Nga kontrollet janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, janë gjobitur 48 dhe janë pezulluar 12 leje drejtimi. Njoftimi i policisë: Tiranë Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar shërbime të shtuara në funksion të rregullimit të trafikut kryesisht në zonat ku po kryhen punime për zhvillimin e projektit të unazës së madhe, pranë shkollave publike dhe jo publike si dhe zona të tjera të kryeqytetit ku evidentohet ngarkesë e shtuar trafiku. Krahas…
Adrian Kerimi – Advertisements – Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi paralajmëron Qeverinë “Zaev 3” me format të ri. Bytyqi thotë se të paktën 7 ministra të kabinetit qeveritar mund të ndryshohen, por duke mos treguar nëse resorët e LSDM-së do të këmbehen me partnerët e koalicionit dhe subjektet e reja që mund t’i bashkohen shumicës parlamentare. Sipas tij, për momentin Zaev është i rëndësishëm për proceset që pasojnë. “Së shpejti do të kemi “Qeverinë Zaev 3” e udhëhequr nga kryetari Zaev. Pa dallim nëse bëhet fjalë për 2,3,5 ose 7 ministra të ndryshuar ajo do të jetë “Qeveria Zaev 3”.…
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka bërë të ditur sot se po punohet për inkorporomi e një vepre të re penale në Kdin Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut: “Drejtimi i pakujdesshme i automjetit”. – Advertisements – “Dëshiroj të informoj opinionin publik se në kuadër të Grupit të Punës të Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e Kodit të ri Penal po inkorporojmë një vepër të re penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme” për të cilën është paraparë dënim me burg deri në 3 vjet, dhe nëse ka pasoja me vdekje dënimi është së paku 4 vjet burg”,…
Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, është liruar me kusht nga Gjykata. Bëhet fjalë për Selman Hetën, ndaj të cilit trupi gjykues në Mat ka vendosur lirimin me kusht nga qelia. Gazetarja Klodiana Lala, tha për ‘BalkanWeb’ se Hetës i kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vite 6 muaj burgim. Sakaq mësohet se prokuroria ka ankimuar vendimin për lirimin me kusht të tij. Selman Heta i vetëquajtur vrasës me pagesë është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e Bandës së Durrësit, por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij. ‘BalkanWeb’ mëson se Hetës i është…

