Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të sjellin mot pa reshje por të ftohtë. Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave duke bërë që nesër të kemi një ditë me reshje. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 12°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime…
Author: almakos
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka publikuar një video të në rrjetin social ‘Instagram’ nëpërmjet të cilës tregon arritjet ushtarake në Serbi. Vuçiç shprehet se vendi në këto 10 vite ka rritur shumë suksese infrastrukturore, ushtarake dhe në sektorë të tjerë, ndërsa ka shtuar se tashmë Serbinë nuk mund ta ndalë askush. “Ne e bëmë që të ndodhë të lindë një Serbi e re. Të ringjallet , të ringrihet të gjejë forcën ,dinjitetin dhe krenarinë e saj. Askush nuk mund ta ndalë më Serbë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.
Voltiza Duro– Shfaqja e mutacionit të ri të koronavirusit, i njohur si “Omicrom” po shqetëson të gjithë botën. Nëse ky variant i ri ka një transmetueshmëri më të lartë, rrezik të shtuar e rezistencë ndaj vaksinimit, atëherë fundi i pandemisë nuk do të jetë aq afër sa e mendonim. I pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, prof. dr. Kristaq Bërxholi, ekspert i njohur i mjekësisë veterinare, ish-profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ish-drejtor i IKV (sot ISUV), shpjegon në mënyrë të detajuar strukturën e variantit të ri dhe thekson se OBSH-ja e ka cilësuar si një mutacion shqetësues. Së fundi një…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga të Kapitenit të Rangut III, Bledar Kasneci. Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, Peleshi shprehet se Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar. “Me trishtim të thellë mësuam për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kapitenit të Rangut III, Bledar Kasneci. Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar, miqtë një shok të mirë e të kudogjendur, të afërmit njeriun e dashur dhe babanë shembullor. Ngushëllime familjes dhe kolegëve”, shkruan Peleshi.
Nëse keni blerë ndonjëherë produkte nga një zinxhir supermarketesh ose dyqane ushqimore, atëherë e dini se për çfarë afishe po flasim. Ata zakonisht kanë një barkod dhe një kod PLU, i cili skanohet në arkë për të identifikuar produktin dhe çmimin e tij. Por këto ngjitëse fshehin më shumë nga sa dini. Ndërsa PLU është “kërkimi i çmimit” dhe identifikon frutat ose perimet si bananet, ai gjithashtu ndihmon në identifikimin e diçkaje tjetër. Si është kultivuar produkti! Duke lexuar saktë këtë kod, mund të kuptoni nëse frutat që blini janë të modifikuara gjenetikisht, të rritura organikisht ose të prodhuara me…
Janë rritur rastet e reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2,793 testime, 393 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Në krahasim me një ditë më parë kemi një trefishim të këtyre rasteve. Nga ana tjetër është rritur edhe numri i viktimave ku sot 7 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 nga 5 që ishin një ditë më parë. COVID19 Ministria e Shëndetësisë: 2,793 testime, 393 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 539 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të…
Ile Petrevski – Advertisements – Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do të rritet deri në 10 për qind. Këtë informacion për Alsat e tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, për emisionin Magazina Ekonomike, që transmetohet të mërkurën në orën 22:00. Alsat më herët bëri të ditur se rryma do të shtrenjtohet për 9 për qind. Të dhënat zyrtare do të publikohen më 9 dhjetor, kur do të shpallet oferta e EMV-së shtetërore në tenderin e EVN Home, e cila siguron energji elektrike për nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. Gjithashtu Alsat mëson se është…
Një 33-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. 33-vjeçarit B.B., banues në Maqedoninë e Veriut gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, iu gjete dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave. Morinë, Kukës-Informacion- Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si…
Lulzim Berisha i cili njihet si truri i “Bandës së Durrësit” është rikthyer përsëri në burg. Në një informacion të dhënë për gazetaren Klodiana Lala, avokati i tij Detar Hysi ka konfirmuar informacionin. Më tej ai shprehet se lidhur me kete vendim te gjykates do të ndermarrë hapa ligjorë. Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e liroi me kusht atë 6 dhjetor 2016. Vendimi erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim…
Igor Stefanovski – Advertisements – Dy javë pas aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, Inspektorati Shtetëror i Transportit nuk ka arritur ende të hyjë në kompaninë Besa Trans, për të kryer kontroll të jashtëzakonshëm. Arsyetimi është se pronari i kompanisë, Bekim Haxhiu nuk ka qenë këtu. “Zyrat zyrtare të Besa Transit janë mbyllur. Nuk kishte njeri atje. Kemi dorëzuar njoftim në përputhje me Ligjin për Inspektim, në të cilin kemi përcaktuar datën se kur duhet të bëjmë mbikëqyrjen”- deklaroi Rufat Huseini, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Transportit. Për lëshimet gjatë kalimit të kufirit të autobusit, Drejtoria…
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor mbi Inceneratorët pati diskutime mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës në lidhje me ardhjen e përgjigjeve nga institucionet që kanë dijeni në lidhje me objektin e hetimit. Ishte përfaqësuesja e Partisë Socialiste në Komision, Ermonela Felaj, ajo që kërkoi që të vijonte hetimi, pasi sipas saj dokumentet kryesore në lidhje me kontratat koncesionare kanë ardhur dhe komisioni duhet të vijojë punën më tej me thirrjen e dëshmitarëve dhe procedurat e tjera. Por, kërkesa e socialistëve hasi në kundërshtimin e opozitës, ku deputeti Luçiano Boçi deklaroi se mungesa e informacioneve nga banka dhe institucione…
Adnan Qaili Mashtruesi 37 vjeç nga Koçani i vetë deklaruar si hoxhë ka përdhunuar një 9 vjeçe në shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur në Gostivar, ku i dyshuari me thirrje të nënës së saj ka shkuar për t’i shëruar magjinë e zezë vajzës së mitur. Për këtë krim makabër Prokuroria Publike në Gostivar ka ngritur hetim ndaj një personi për vepër penale “sulm seksual ndaj fëmijës nën moshën 14 vjeçare”. Gjithashtu ndaj tij dhe ndaj dy të dyshuarve të tjerë si bashkëpunëtorë ka nisur procedura për veprën penale “mashtrim”. “I dyshuari i parë, 37 vjeçar, banues në Koçan, në…

