Ndërsa shumë vende të botës gjenden në alarm prej frikës së variantit të ri Omicron të koronavirusit, dhe janë duke shtuar masat shtrënguese, në Shqipëri, në mënyrë të pashpjegueshme testimet kanë ardhur në ulje që prej muajit tetor, duke zbritur javën e fundit (30 nëntor -6 dhjetor) në kuotat më të ulta që që orej gati 13 muajsh. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në 7 ditët e fundit, numri i testimeve ra në një total prej 13781 tamponësh, ose në një mesatare ditore prej 1968 testimesh. Krahasuar me javën pararendëse bëhet fjalë për një…
Author: almakos
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në Shkup ka shqiptuar 122 gjoba, dhe atë: 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për tejkalim të shpejtësisë, 3 për vozitje në gjendje të dehur, katër gjoba janë shqiptuar për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Nga MPB-gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 30 gjoba për parkim të parregullt. – Advertisements –
Moti në orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshje. Por parashikohet në orët në vijim të kemi përmirësim të kushteve atmosferik, pasi pritet që gradualisht vranësirat e shumta të largohen nga vendi ynë duke i lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Temperaturat do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë celcius deri në 12 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi verilindor, djuke sjellë në det dallgëzim mbi 5 ballë.
Trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugët të lagështa, por pa pengesa. Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit ka mbetje të borës, njoftojnë nga LAMM. – Advertisements – Ndërkohë në qafën malorë Gjavato, për shkak të mjegullës shikimi është zvogëluar në 50 metra.Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme sidomos nëpër lugina dh qafa malore ku mund të ketë edhe shembje dheu.
Ky medikament mesa duket është efeketiv edhe kundër varianteve ekzistuese. Kompania farmaceutike GlaxoSmithKline dhe Vir Biotechnology kanë njoftuar ditën e sotme rezultatet finale nga një studim i kryer për një medikament antitrupash, shkruan BW. Në përfundim të studimit, rezulton se GSK-Vir redukton shtrimin në spital dhe vdekjet në pacientët me risk të lartë, nëse merret në fazat e para të sëmundjes. Trajtimi, sotrovimab, u miratua për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA në maj dhe u mbështet nga rregullatori evropian i barnave. Industria farmaceutike sot raportoi se Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA ka rekomanduar sotrovimab…
Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident mbrëmjen e sotme në Tiranë. Rreth orës 20:00, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë njoftojnë se kandidatët për kryetarë të partisë kanë hedhur short për renditje në listën e votimit për zgjedhjet brendapartiake të 12 dhjetorit. Sipas shortit, Dimitar Kovaçevski do të mbajë numrin 1, Frosina Remenski numrin 2, kurse Jovan Despotovski do të mbaj numrin 3. – Advertisements – “LSDM është e vetmja parti në vend që ka mekanizëm të lartë demokratik për zgjedhjen e kryetarit, në të cilin anëtarët e zgjedhin kryetarin e partisë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Arrestohet nga policia autori i plagosjes së një 47-vjeçari, ngjarje e ndodhur në muajin shtator në Theth. Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve raportoi se është kapur shtetasi Klisman Çuni, banues në Theth, i cili ishte në kërkim që prej plagosjes së 47-vjeçarit Gëzim Ndrezaj, ngjarje e ndodhur në Theth më 26 shtator të këtij viti. Ndaj Çunit, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje e armëmbajtje pa leje”.Ndrezaj punonte si murator dhe dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka ndodhur për prishje…
Qeveria ka rishikuar sërish buxhetin e këtij 2021 me një akt normativ, kjo është hera e gjashte brenda këtij viti. Në aktin normativ të publikuar në fletoren zyrtare dhe të miratuar në mbledhjen e 3 dhjetorit qeveria ka rishpërndarë paratë në buxhet duke llogaritur edhe shumën që do të jap si bonus në fundvit për pensionistët. Fondi që do të vendoset në dispozicion të bonusit për pensionistët është 3.5 miliardë lekë. Nga ky bonus që qeveria ka vendosur do të përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve dhe bëhet fjalë për rreth 683 mijë, të cilët do të përfitojnë nga 5…
Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Gabriel Escobar në një intervistë për emisionin 360 gradë që transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat thotë se SHBA-të shpresojnë se vendi shumë shpejtë do të fillojë konferencën ndërqeveritare me BE-në. Për këtë tha Escobar, janë duke punuar edhe me partnerë të BE-së. – Advertisements – A është e kyçur diplomacia amerikane në lehtësimin e dialogut mes Sofjes dhe Shkupit që të gjendet një zgjidhje dhe në atë mënyrë të zhbllokohet procesi? “Dua të filloj me mesazhin se Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Pjesa…
“Më thuaj si duket në Parajsë, të ka ikur frika dhe dhimbja shpirti im, sepse këtu në tokë duket sikur çdo gjë e bukur është zhdukur që kur ti ike. Gjithçka është bosh!”. Këto janë disa nga fjalët që risjellin dhe njëherë në memorie Kasëm Hysenbelliun, Presidentin e “Fax News”, që humbi jetën një vit më parë nga COVID-19. Janë fjalët e së bijës, Inës me të cilat i drejtohet idhullit të saj. Ka kaluar një vit nga ndarja nga jeta e Kasëm Hysenbelliut, por për njerëzit e tij të afërt dhimbja është ende e fortë dhe çdo ditë ruan…
Në kuadër të vizitës në Paris, sot Aleksandar Nikoloski u takua me Silvan Gioge, zëvendësdrejtor për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Francës. – Advertisements – Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Francës, dhe u konstatua se ato janë në rritje. Ata diskutuan edhe për bashkëpunimin e VMRO-DPMNE-së si parti udhëheqëse politike dhe Republikës së Francës, duke theksuar se VMRO-DPMNE është një partner serioz me të cilin mund të diskutojnë çështjet themelore në Maqedoni si sundimi i ligjit, bashkëpunimi ekonomik, si dhe integrimi i Maqedonisë në BE. Nikoloski shprehu dëshirën…

