Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre i vogël, Zaho kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e marrjes së çmimit “Vital Voices Global” që po organizohet në New York. Ish-sekretarja e Shtetit, Hilary Clinton, pasi takoi Ramën dhe familjen e tij, gjatë fjalës së saj, vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe kryeministrit për strehimin e emigrantëve afganë që u detyruan të iknin nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Ndërkohë, Rama e ka cilësuar këtë çmim një krenari për Shqipërinë.
Author: almakos
Vitin e ardhshëm duhet të fillojë të ndërtohet një park solar për prodhimin e energjisë elektrike në vendin ku duhej të ishte aeroporti i mallrave në Shtip. Ky investim do të jetë në gjendje të kënaqë 94 mijë familje me energji elektrike. Sasitë e para pritet të prodhohen në vitin 2023, dhe në vitin 2024 parku solar do të ndërtohet plotësisht. Bëhet fjalë për investim francez, i cili në fund të projektit, sipas investitorit, duhet të arrijë në rreth 270 milionë euro, shkruan Alsat. – Advertisements – “Ky lokacion, sipas analizave të rrezatimit diellor, karakteristikave të tokës dhe largësisë nga…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë sot në Kukës në kuadër të aktivizimit 16 ditor për sensibilizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Manastirliu ka folur dhe për situatën e Covid në vendin tonë dhe masat që pritet të merren ndërsa Omicron po bëhet një kërcënim. Ajo foli lidhje me rivlerësimin e masave kufizuese në prag të festave, ku tha se ky është një vendim që do duhet të merret nga Komiteti i Ekspertëve duke vlerësuar edhe indikatorët e tjerë të situatës së pandemisë në vendin tonë. E vetmja armë që kemi në dorë tani, tha…
Rikthehet linja e vjetër e trafikut të drogës me gomone nga Shqipëria drejt Turqisë. Një sasi prej 1.5 ton hashash është kapur në provincën e Muglas në Turqi, teksa janë arrestuar tre persona, të tre shqiptarë. Sipas deklaratës së Guvernatorit të Izmirit, është nisur një hetim mbi informacionin se një sasi e madhe droge do të sillej nga Shqipëria në rrugë. Në kuadër të hetimeve të kryera nga Kryeprokurorët Publikë të İzmirit dhe Torbalit, pas ndjekjes teknike dhe fizike nga ekipet e Degës Kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar të Komandës së Xhandarmërisë së Provincës İzmir (KOM), u krye një…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u bën thirrje qytetarëve që të paraqesin parregullsitë me çmimet te tregtarët. – Advertisements – “U bëj thirrje qytetarëve që në rast të rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut”, u shpreh Bekteshi. Në këtë linjë telefonike pa pagesë, shprehet Bekteshi, të gjithë qytetarët mund të raportojnë parregullsi të tregtarëve të cilët nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Kujtojmë se në bazë të Vendimit të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke filluar nga data 06.12.2021, ngrihen çmimet…
Vijon testi i drogës për punonjësit e policisë, ku deri më tani janë kryer rreth 1 mijë testet e para. Faza e parë e testimit të policëve, të cilët janë përzgjedhur nga vlerësimi i eprorëve dhe SHÇBA, pritet të përmbyllet brenda muajit dhjetor. Nga testimet e kryera deri më tani, rreth 30 efektivë policie kanë dalë me rezultate mbi normën e lejuar. Ndërkohë, për të saktësuar rezultatet, pritet të ribëhen testet për të saktësuar nëse rezultatet janë mbi normë për shkak të përdorimit të drogës apo si efekt anësor i përdorimit të medikamenteve të ndryshme. Kujtojmë se çdo punonjës policie…
Nuk ka vend tjetër që dëshiron më shumë se Bullgaria që Republika e Maqedonisë së Veriut të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Por gjithmonë ka një “por” të madhe dhe kjo përcaktohet nga gatishmëria e vendit kandidat. Dua të them se RMV-ja është e përgatitur të fillojë negociatat për këtë çështje, por nuk shoh bazë për një gjë të tillë, tha për BNT bashkëkryetari i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angel Dimitrov. – Advertisements – Ai vlerëson se politikanët janë gjithmonë në lëvizje kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dypalëshe. “Historia…
Një nga tre personat e shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë sfidon Policinë shqiptare nga arratia, duke kërkuar prova për implikimin e tij për ngjarjen e 13 nëntorit në fshatin Zejmen të Lezhës. Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, thotë se ngjarja është e stisur, ndërsa thekson se ndodhet në Dubai prej muajit gusht të këtij viti. “Është një ngjarje e stisur nga Policia e Prokuroria. Të më nxjerrin një fakt apo provë dhe jam gati të paraqitem para drejtësisë, të marr dënimin maksimal. Aktualisht ndodhem në Dubai, jetoj këtu prej gushtit të…
Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me Erik Skoto, kryetar i Kompanisë franceze “Akuo Enerxhi”, promovuan projektin investues strategjik “Parku Diellor Stipion”, me kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike prej 350 deri në 400 megavat (MW). Sipas kryeministrit Zoran Zaev, investimi kap shumën rreth 270 milionë euro. – Advertisements – “Dua të potencoj miratimin e ligjit për energjetikë, të harmonizuar me legjislaturën evropiane. Ky investim parashikon punësimin e të rinjve dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore. Sikur projekte të këtilla do të realizoheshin edhe në të kaluarën, sigurisht se sot nuk do të vinte deri tek kriza energjetike”, tha Zaev.
Fëmijët e çiftit shqiptar ku ndodhi krimi i rëndë një ditë më parë në Greqi ende nuk e dinë se nëna e tyre ka humbur jetën. Mediat greke raportojnë se djemtë, të moshës 8 dhe 10 vjeç, janë në gjendje të rëndë psikologjike. Mësohet se fëmijët i ka marrë daja i tyre, që jetonte po në të njëjtin fshat në Greqi, ku jetonte edhe çifti. Mediat greke raportojnë se tashmë daja, në prani të psikologes së bashkisë, do t’i duhet t’u japë lajmin e hidhur se babai iu vrau nënën. Tronditja për dy fëmijët bëhet akoma më e madhe pasi…
Komuna e Tetovës njofton ndërprerjen e përkohshme të transportit publik në Tetovë. Shkaku sipas autoriteteve komunale ndër tjerash është se N.P. Tetova Transport nuk është e regjistruar dhe se të punësuarit e kësaj ndërmarrje figurojnë si të punësuar në vetë Komunën e Tetovës. – Advertisements – “Njoftohen qytetarët dhe opinioni i gjerë së për shkak të kaosit, mungesës së sigurimit të të punësuarve, shkaku se ndërmarrja nuk është e regjistruar dhe të punësuarit e ndërmarrjes NP “Tetova Transport” figurojnë si të punësuar në komunë, si dhe për shkak të parregullsive të shumta, ndërpritet përkohësisht transporti publik. Duke pasur parasysh që…
Në territorin e Prefekturës së Qarkut Shkodër kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulët gjatë natës, teksa përveç mungesës së energjisë elektrike në disa zona, nuk ka problematika të tjera. Nga DRV Shkodër nuk raportohen probleme me qarkullimin. Nga strukturat e OSHEE informohemi se pa energji elektrike për momentin janë Fideri Hajmel i N/st Vau Dejës, Fideri Gjegjanë në N/st e Fushë Arrëzit, disa abonentë në Qafe Mali, 4 Kabinat e fundit të Fiderit Zues dhe një kabinë e F4 të Sh1. Po punohet për riparimet e defekteve, ekipet janë në terren. Nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit…

