Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u bën thirrje qytetarëve që të paraqesin parregullsitë me çmimet te tregtarët.
– Advertisements –
“U bëj thirrje qytetarëve që në rast të rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut”, u shpreh Bekteshi.
Në këtë linjë telefonike pa pagesë, shprehet Bekteshi, të gjithë qytetarët mund të raportojnë parregullsi të tregtarëve të cilët nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.
Kujtojmë se në bazë të Vendimit të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke filluar nga data 06.12.2021, ngrihen çmimet e aplikuara më 01.12.2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë të: bukës, sheqerit, miellit – tip 400, vajit të lulediellit për gatim, qumështit të freskët me yndyrë prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, mishit dhe produkteve të mishit dhe djathit dhe gjizës.



