Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me Erik Skoto, kryetar i Kompanisë franceze “Akuo Enerxhi”, promovuan projektin investues strategjik “Parku Diellor Stipion”, me kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike prej 350 deri në 400 megavat (MW). Sipas kryeministrit Zoran Zaev, investimi kap shumën rreth 270 milionë euro.
– Advertisements –
“Dua të potencoj miratimin e ligjit për energjetikë, të harmonizuar me legjislaturën evropiane. Ky investim parashikon punësimin e të rinjve dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore. Sikur projekte të këtilla do të realizoheshin edhe në të kaluarën, sigurisht se sot nuk do të vinte deri tek kriza energjetike”, tha Zaev.



