Author: almakos

Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale, gjithashtu dhe një tjetër është proceduar nga policia. Uniformat blu bëjnë me dije se 26-vjeçari K.K., është arrestuar pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë kontrollit fizik ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike. Gjithashtu uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të shtetasit L. N., 32 vjeç, banues në Librazhd. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja,…

Lexo më Shumë

Çmimi i banesave në Shkup është në rritje të vazhdueshme që nga fillimi i vitit. Në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave të Bankës Popullore, çmimet e pasurive të patundshme janë rritur për 5.9 për qind. Në tremujorin e parë rritja ishte 3.2 për qind, ndërsa në të dytin 4 për qind. Kjo ka rezultuar që një metër katror i hapësirës për banim të arrijë në 1500 euro në komunat si Qendër dhe Karposh dhe sipas disa ndërtuesve çmimi mund të arrijë në 2000 euro. Në kushtet e kërkesës së lartë, siç thonë ata, oferta në zona…

Lexo më Shumë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, jep një mesazh në 31-vjetorin e Ditës së Rinisë, teksa thekson se sot duhet të përulemi me mirënjohje ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit 90’. Në një mesazh në “Facebook”, Kryemadhi thekson mes të tjerash se “Demokracia nuk është e garantuar, mirëpo ajo kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe protestë të përditshme me të padrejtën, për të qenë triumfuese ndaj kërcënimeve që i kanosen”. Mesazhi i Kryemadhit: Përulemi me mirënjohje, sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit 90’ , si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov nga nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani. – Advertisements – Sipas agjendës, janë paraparë takime me përfaqësues të lartë në qeverinë e sapo krijuar të Gjermanisë duke përfshirë edhe ministrin për Evropë, Ana Lirman e cila në ditën e parë të punës do të takohet me zëvendëskryeministrin Dimitrov. Siç njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Dimitrov do ta shfrytëzojë vizitën që qysh në ditët e para të mandatit të kancelarit Scholz që ta merr vëmendjen drejt dosjes evropiane dhe angazhimit gjerman të rajonit. Çështjen e eurointegrimit të rajonit, Dimitrov do…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim iu është bashkuar reagimeve për ditën e Rinisë, 8 Dhjetorin. Teksa ka shpërndarë mesazhin e ambasadës së SHBA-ve, ambasadorja ka theksuar se me rëndësi është që të ecet para dhe jo pas. Ambasadorja shtoi se SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. “SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Ne jemi krenarë që jemi Aleati juaj i NATO-s dhe mbështetja në BE. Ne duam të jemi më të drejtë, më të fortë,…

Lexo më Shumë

Një automjet i ndërmarrjes publike komunale ka marrë flakë në mes të rrugës nga Sllupçani për Bellanocë, duke pastruar dëborën në aksin rrugorë që të shpie drejt kufirit me Kosovën. Si pasojë është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe pika kufitare mbetet jashtë funksionit deri në rihapjen e rrugës. – Advertisements – Ende nuk dihen shkaqet e ndezjes së kamionit, por dyshohet të ketë pasur difekt teknik. Me të reshurat e borës ditëve të fundit, në Malësinë e Karadakut është paraqitur nevoja e pastrimit të terrenit nga autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve./Adnan Qaili

Lexo më Shumë

Policia e Lezhës ka publikuar pamjet e dy operacioneve të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit, ku u arrestuan 4 persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë me të shkuar kriminale. Pamjet tregojnë momentet e arrestimeve dhe sendet e sekuestruara nga policia, si një shumëllojshmëri armësh, nga kallashnikovët, te snajperët e lënda eksplozive C4, apo mijëra euro të përfituara nga aktiviteti kriminal. Gjatë këtij aksioni, policia njofton se ka parandaluar edhe një vrasje, që anëtarët e grupit kriminal po planifikonin të kryenin. Bëhet fjalë për dy shtetasit e shpallur në kërkim, të dy me rrezikshmëri të lartë, E.V.,…

Lexo më Shumë

Foto: Arkiv Një automjet i ndërmarrjes publike komunale ka marrë flakë në mes të rrugës nga Sllupçani për Bellanocë, duke pastruar dëborën në aksin rrugorë që të shpie drejt kufirit me Kosovën. Si pasojë është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe pika kufitare mbetet jashtë funksionit deri në rihapjen e rrugës. – Advertisements – Ende nuk dihen shkaqet e ndezjes së kamionit, por dyshohet të ketë pasur difekt teknik. Me të reshurat e borës ditëve të fundit, në Malësinë e Karadakut është paraqitur nevoja e pastrimit të terrenit nga autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve./Adnan Qaili

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përkujton Lëvizjen Studentore të 8 Dhjetorit 1990, duke e cilësuar këtë si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. Në një postim në “Facebook”, kryedemokrati Basha shkruan se edhe 31 vite pas kësaj lëvizjeje thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci. “8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetë në Shkup ka shqiptuar 132 gjoba, dhe atë: 34 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 23 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 11 për mosrespektim të këmbësorëve dhe 31 të tjera për parkim të parregullt. – Advertisements – Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave, me çka do të rritet edhe siguria në komunikacion.

Lexo më Shumë

Nje i moshuar italian eshte gjetur i pajete ne nje hotel ne Tirane. Ngjarja ndodhi në një hotel në Kamzë. Burime zyrtare bene me dije se shtetasi me inicialet A.S., u gjet nga shërbimet e hotelit. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftojnë nga LAMM. – Advertisements – Nga LAMM rekomandojnë adaptim të shpejtësisë dhe respektim të sinjalistikës rrugore, posaçërisht nëpër lugina ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë