Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë disa ditë më parë, ku Festimi, 40-vjeçari shqiptar nga Elbasani mbyti për vdekje gruan. Ai ka shfaqur pendesën përpara një gjykate të vendit fqinj, e ka treguar me detaje se si dhe pse e kreu vrasjen. Autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej. “Nuk duroj që një grua të më shajë. Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e…
Author: almakos
Nesër (e enjte) pritet të vijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar. Ai, vjen në Tiranë 2 ditë para thirrjes së Kuvendit Kombëtar nga Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ prej SHBA. E gjithashtu, pritet që zyrtari i lartë amerikan të vizitojë disa vende të tjera të Ballkanit. Për të folur rreth kësaj vizite, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, ishte analisti Mentor Nazarko. “Vizita e Escobar ka karakter rajonal. Krahas vizitës në Shqipëri ai do të vizitojë Shkupin,dhe Kosovë besoj. Duke pasur parasysh zhvillimet që po ndodhin në kuadër të PD e sfidojnë vendimmarrjen…
Besëtytnitë padyshim që janë pjesë e çdo populli, dhe për to ende dëgjohet të flitet edhe tek shqiptarët. Por, cilat janë 10 besëtytnitë që shqiptarët ende i besojnë? Më poshtë kemi radhitur 10 nga besëtytnitë që disa njerëz ende i besojnë: Kur macja e zezë “të pret” rrugën Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin. E…
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2317 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 346 qytetarë dhe 4 pacientë nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 566 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 193,533 që nga fillimi i epidemisë. Njoftimi i MSH: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,317 testime, 346 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 566 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë…
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 3.285 testime të kryera në nivel vendi, janë regjistruar 419 raste të reja me COVID-19, nga të cilat 188 në Shkup. Siç mëson Alsat, në të njëjtën periudhë janë shëruar 211 pacientë. Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima, ndërkaq në raportin e sotëm janë regjistruar edhe 6 viktima, që kanë ndërruar jetë brenda periudhës 15.11.2021 deri 04.12.2021. – Advertisements – Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 218.194 raste, prej të cilëve 204.685 janë shëruar, kurse 7.688 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron…
Tirana përkujtoi dhe festoi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, që i paraprin morisë së aktiviteteve që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, në kuadër të titullit Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022. Mes entuziazmit të të rinjve, këngëtarët Marsela Çibukaj, Vitmar Basha, Arilena Ara dhe Edea Demaliaj ishin vetëm disa nga artistët që ndezën Pallatin e Kongreseve, duke rikthyer këngët shqiptare të viteve ‘90.Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana është gati të marrë stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2022, ku nuk do të mungojë edhe mbështetja për projektet rinore.“Tirana do të jetë…
Çmimi shtetëror Shën Klimenti i Ohrit për vitin 2021, për krijimtari shumëvjeçare në edukim, arsim, kulturë, shëndetësi, mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor iu nda profesoreshës universitare Gjylymsere Kasapi, për krijimtari në sferën e edukimit dhe arsimit, shkrimtarit Jovan Pavlovski, artistes së muzikës, Snezhana Anastasova – Çadikovska dhe piktores akademike Elena Donçeva. Pas marrjes së çmimit profesoresha Gjylymsere Kapasapi porositi institucionet e vendit dhe politikën se është momenti i fundit që reformat në Arsim të jenë në planë të parë e jo në të shtatin, siç janë për momentin. Sipas Kasapit rinia pasi të kualifikohet nuk mund të gjejë veten…
Katër punonjës të kompanisë “Alpetrol” janë arrestuar sot nga policia për shpërdorim detyre. Blutë e Fierit bënë me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A.K., 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol. S.R., 54 vjeç, banues në Fier, pergjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit. D.I., 56 vjeç, banues në Fier dhe D. M., 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task forcës në Alpetrol. “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Y. S., me detyrë Drejtor i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas në datë 07.12.2021 kanë vepruar…
Ile Petrevski – Advertisements – Qeveria planifikon të ndryshojë modelin e tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike. Është shqyrtuar opsioni – të hiqet tarifa e lirë nga ora 14:00 deri në 16:00 dhe të jepen subvencione për familjet që kanë probleme me pagesën e faturave. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin Magazina Ekonomike që do të transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat. Vendimi do të merret jo më vonë se më 31 dhjetor. Tani për tani mbetet tarifa e lirë e energjisë elektrike gjatë natës, nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit dhe 24…
Shpesh prindër të papërgjegjshëm nuk përdorin mjete fiksuese për fëmijët në makinë dhe më keq akoma, i mbajnë ata në prehër kur drejtojnë makinën duke ua rrezikuar seriozisht jetën. Një shkelje e tillë është konstatuar paraditen e sotme në Kombinat nga policia rrugore. ‘News 24’ ka siguruar videon ku drejtuesi i mjetit duke i dhënë makinës mbante në prehër një fëmijë më pak se 2 vjeç. Shkelësi u gjobit nga ana e policisë siç e parashikon kodi rrugor si edhe iu pezullua patenta për 6 muaj. Policia rrugore e Tiranës apelon gjithë drejtuesit e mjeteve që të përdorin mjete fiksuese…
Adrian Kerimi – Advertisements – Alternativa nuk do të heqë dorë nga asnjë pikë e marrëveshjes Zaev-Gashi, pavarësisht presionit që kryeministri ka nga partnerët e koalicionit parazgjedhor. Sipas partisë së Gashit, ruajtja e stabilitetit politik dhe shpëtimi i kësaj Qeverie janë sakrificë e mjaftueshme e Alternativës, ndërsa çështja e pakënaqësive brenda partive të vogla është problem i kryeministrit në largim Zaev. “Alternativa ka dakorduar marrëveshje me kryeministrin Zaev me bindjen se ai i ka informuar partnerët e tjerë qeveritarë për bisedimet që janë zhvilluar. Nuk di pse duhet të pritet të heqë dorë dikush nga diçka që ende nuk ka…
Një atentat mafioz i planifikuar për t’u kryer në Tiranë, në shënjestër të të cilit ishte Prend Paluca, u parandalua nga policia e Lezhës. Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, baxhanakë me njëri-tjetrin, personat që do të kryenin vrasjen, janë shpallur në kërkim, ndërsa në pranga përfunduan 3 persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta, pronarë të një lokali që përdorej si bazë armatimi dhe dhëndri i tyre. Nga hetimet policia zbuloi se në 2017 në Belgjikë, Edmir Vlashi i grabiti një sasi të madhe droge Prend Palucës. Prej asaj kohe, mes tyre lindi një konflikt i ashpër. 31-vjeçarët Hektor Ndoka dhe…

