Çmimi shtetëror Shën Klimenti i Ohrit për vitin 2021, për krijimtari shumëvjeçare në edukim, arsim, kulturë, shëndetësi, mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor iu nda profesoreshës universitare Gjylymsere Kasapi, për krijimtari në sferën e edukimit dhe arsimit, shkrimtarit Jovan Pavlovski, artistes së muzikës, Snezhana Anastasova – Çadikovska dhe piktores akademike Elena Donçeva. Pas marrjes së çmimit profesoresha Gjylymsere Kapasapi porositi institucionet e vendit dhe politikën se është momenti i fundit që reformat në Arsim të jenë në planë të parë e jo në të shtatin, siç janë për momentin. Sipas Kasapit rinia pasi të kualifikohet nuk mund të gjejë veten në vendin tonë.




