Author: almakos

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e papritur e 46-vjeçares A. H., në Pogradec. Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb” se viktima, vuante nga ankthi dhe kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa në spital, ishte paraqitur për të marrë qetësues. Dyshimet e policisë, janë se gruaja ka pësuar arrest kardiak. Për procedurë policia ka çuar trupin e gruas në morg për kryerjen e autopsisë pritet në ditët në vijim përgjigja e mjekësisë ligjore për të qartësuar shkakun e vdekjes.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme Ministria për Punë të Brendshme ka sanksionuar gjithsejtë 668 vozitës të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Prej tyre 111 kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 11 makina kanë lëvizur 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Sipas raportit të MPB-së 253 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 415 jashtë mjediseve të banuara. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, tha se shkalla e infektimi me COVID-19 tek fëmijët e moshës pesë deri në 14 vjeç është më e larta në Evropë.“Mbroni fëmijët dhe shkollat përmes strategjisë së kundërpërgjigjes”, kërkoi zoti Kluge nga qeveritë.Ai propozoi që varianti Omicron i koronavirusit të luftohet me të njëjtat mjete që janë përdorur kundër variantit Delta.“Deri më 6 dhjetor, janë identifikuar 432 raste me Omicron në 21 vendet anëtare të OBSH-së. Mënyra më e mirë për të ecur përpara ndërsa mblidhen më shumë prova, është shfrytëzimi i mjeteve që janë përdorur kundër variantin Delta, të…

Lexo më Shumë

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe në hapësirën ajrore mbi kryeqytet do të organizohet një aktivitet për të demonstruar mënyrën e kryerjes së misionit të patrullimit ajror të NATO-s mbi territorin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë ngjarje pritet të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev. Gjatë këtij aktiviteti, media dhe publiku i gjerë do të mund të mësojnë për mënyrën se si kryhen patrullimet ajrore, si dhe të njihen me avionët luftarakë F-16 të NATO-s të cilët do të përfshihen në këtë aktivitet. – Advertisements – Ngjarja do të zhvillohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesët lindore me periudha dielli. Në orët e pasdites në pjesën perëndimore të vendit do të fillojnë reshjet e shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe do të përfshijnë gjithë vendin. Në viset më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryj dhe erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nga mesdita do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jug-verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 6 deri në…

Lexo më Shumë

14:02 | 8 Dhjetor 2021 Ëndrrat kanë qenë prej kohësh qendra e studimit psikologjik. Ëndrrat mund të jenë qetësuese, ngushëlluese, të frikshme ose konfuze. Ato gjithashtu mund të ndikojnë në gjumin tuaj. Ne kalojmë mesatarisht dy orë në natë duke ëndërruar, por shumë rrallë i kujtojmë ëndrrat që kemi. Ndërsa shumica e ëndrrave ndodhin gjatë fazës së gjumit të lëvizjes së shpejtë të syve, ato mund të ndodhin gjatë çdo faze të ciklit të gjumit. Ndërsa të rriturit ëndërrojnë mjaft shpesh, jo të gjithë përjetojnë ëndrra seksuale. Hulumtimet shkencore nuk kanë arritur të eksplorojnë ëndrra specifike seksuale, por shumë terapistë…

Lexo më Shumë

Sanksionet për tregtarët të cilët nuk e respektojnë vendimin për përdorimin e qeseve të biodegradueshme, të cilat paguhen 15 denarë, mund të shqiptohen menjëherë sepse ligji nuk parashikon periudhë përshtatjeje për tregtarët, është shprehur për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska. – Advertisements – E pyetur për zbatimin e masës në tregje, ajo tha: “Problemi është se ata për shkak se nuk kanë aparate fiskale nuk mund t’i shesin qeset nëse janë të biodegradueshme, është diçka shtesë që në periudhën e ardhshme do t’i nënshtrohen kontrollit dhe natyrisht nuk do të përjashtohen…

Lexo më Shumë

Bullgaria nuk do të heqë veton për fillimin e negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, por nga ana tjetër është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit, njoftoi sot qeveria tranzitore bullgare, raportoi BGNES. Ky qëndrim u miratua sot nga kabineti qeveritar i kryeministrit të përkohshëm Stefan Janev para pjesëmarrjes në Këshillin Evropian më 14 dhjetor. Bullgaria do të përfaqësohet nga Presidenti Rumen Radev, nëse deri atëherë nuk zgjidhet një qeveri e rregullt në parlamentin e 47-të, përcjell INA. “Bullgaria do t’i përmbahet Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të datës 10 tetor 2019 në…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, treguar se të gjithë qytetarët që shohin parregullësi tek çmimet, mund të thërrasin në numrin pa pagesë të cilin e ka në dispozicion Ministria e Ekonomisë së bashku me Inspektoratin e Tregut, shkruan Alsat. – Advertisements – Bekteshi, po ashtu ka treguar se kjo është hera e dytë në periudhën prej dy vitesh, ku ata si Ministri kanë ngrirë çmimet për shkak të gjendjes së krizave. “Është hera e dytë që ne si Ministri e Ekonomisë i ngrijmë çmimet në një periudhë prej dy vitesh, marrë…

Lexo më Shumë

Aktiviteti kriminal i bandës së Bajrave në Belgjikë ka qenë në fokus të emisionit “Në shënjestër” mbrëmjen e sotme në News24, ku është zbardhur dhe dosja belge. Gazetarja Fatjona Mejdini, e ftuar në studio tha se banda e Bajrave  është një bandë polikriminale dhe se ishte brutaliteti ai që rrëzoi këtë bandë në Belgjikë. Ajo shpjegoi dhe mënyrën se si funksionon, duke qenë në qendër familja. Ndërsa gazetari Poli Hoxha tha se banda përdori skemën e mafies së viteve ’80 në SHBA, por se kjo gjë nuk ka funksionuar më për shkak të ndjeshmërisë. Mejdini: Ata kishin disa portofole në…

Lexo më Shumë

Bullgaria nuk do të ndryshojë qëndrim për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Republikës së Maqedonisë. Kështu bëri të ditur Këshilli i Ministrave ditën e sotme në Bullgari. – Advertisements – Këshilli i Ministrave në Bullgari, sqaroi se “shteti i tyre do t’i përmbahet Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të datës 10 tetor 2019 në lidhje me zgjerimin e BE- së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Mediat bullgare, BGNES sqaroi se “ky qëndrim i Bullgarisë do të mbrohet gjatë mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (KP), që do…

Lexo më Shumë

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur vendimin e SHBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, ka thënë se për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, Osmani do t’i bashkohet bojkotit të Lojërave Olimpike në Pekin, pas SHBA-së, Australisë e Britanisë së Madhe. Ndërkaq, është sqaruar se bojkoti diplomatik nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, por Presidentja e Kosovës do t’i bojkotojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin, raporton Koha.net.

Lexo më Shumë