Teksa nuk na ndajnë shumë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, një detaj që është përfolur shumë ka qenë dhe vendi se ku do të mbahet ky event, që është stadiumi Air Albania, ku thuhet se qiraja ka shifra të kripura. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin “Real Story” në ‘News24’ tha se organizatorët, që në këtë rast është Berisha, duhet të deklarojë në fund faturën e këtij organizmi si dhe burimin e të ardhurave. Përballë opsionit nëse kjo gjë nuk ndodh, Balla tha se do…
Author: almakos
Në botën ku jetojmë ka shumë e më tepër njerëz që nuk e çojnë ndërmend të ndalojnë apo ndihmojnë, nëse përballen me një njeri në nevojë, të lënduar apo diçka gjetkë. Por ka dhe nga ata që ndalojnë, ndihmojnë dhe kujdesen për tjetrin. Në këtë botë ka njerëz si ky shofer që transporton mallra nëpër shtëpitë e njerëzve. Ai tregoi, një rast që i ndodhi kohë më parë dhe i cili u filmua nga kamerat e sigurisë, të vendosura në banesën e një të moshuare. “Po dërgoja disa porosi dhe rrugës pashë një grua të moshuar. Ajo më bëri shenjë…
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata, përveç në pjesën jugperëndimore ku vërehen reshje të dobëta të shiut. Në aksin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit, nga fshati Lisec deri në Kodër të Diellit, ka reshje të dobëta të borës, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. – Advertisements – Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në…
Një dhomë e ftohtë operacioni, një nënë e frikësuar me mjekët dhe infermierët që flasin përreth. Hutimi, anestezia dhe ankthi që të pushton në gjoks për të njohur fëmijën tënd për të cilin ke ëndërruar me muaj të tërë. Nëna që lind me prerje cezariane është një grua guximtare, më besoni mua, kushdo që e ka kaluar këtë operacion është padyshim një grua kurajoze. Për ata që besojnë se gruaja që ka lindur me prerje cezariane ka ndjerë më pak dhimbje, ju ftoj të imagjinoni ndjesinë pas një operacioni me një prerje prej rreth 10 cm nën lëkurë, dhe një…
Një rënie e papritur e shikimit pasi keni kaluar Covid-19 dëshmon se sëmundja e rëndë ka lënë pasoja në shqisën e të parit, dëmtime që mund të agravohen me kalimin e kohës nëse sëmundja nuk kurohet menjëherë. Dr Rubin Topi, mjek okulist pranë poliklinikës së specialiteteve nr 1 në Tiranë, thotë se në muajt e fundit janë shtuar ndjeshëm vizitat post covid me problematika serioze në shikim, ku dominojnë moshat mbi 60 vjeç. Po çfarë pasojash mund t’i vijnë syrit nga infektimi me Covid-19, dhe a mund të trajtohen apo kurohen? Mjeku liston disa nga komplikacionet më të shpeshta të…
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin e Tiranës pasditën e sotme kanë paralizuar qarkullimin e makinave. Qindra qytetarë janë bllokuar e nuk mund të mbërrijnë dot në destinacionet e tyre. Zonat më të bllokuara janë në Zogun e Zi, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, si dhe Astiri. Në një komunikim live gazetarja Doriana Bezat u shpreh se rreth orës 17:00 ka qenë edhe kulmi i trafikut. Ajo tha se dhjetori është një muaj festiv ku ka edhe organizime edhe turistët apo emigratët janë rikthyer në kryeqytet që së bashku me reshjet sollën situatën e rënduar.
Trageti i linjës, Vlorë -Brindisi -Vlorë ishte bllokuar që prej orës 6 të mëngjesit. Pas më shumë se 10 orë trageti me 100 persona në bord është ankoruar në port. Trageti erdhi mëngjesin e sotëm nga Brindisi i Italisë dhe duhej të ishte ankoruar në port që prej orës 6 të mëngjesit, por ka qenë e pamundur për shkak të stuhisë.
Shkolla “16 Shtatori” në Pezë të Madhe i është bashkuar sot 14 shkollave të reja, të inauguruara vetëm brenda sezonit të parë të këtij viti arsimor në Tiranë, të cilat pas dëmtimeve të rënda që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 janë ringritur nga e para më të mëdha, më të forta dhe me standarde bashkëkohore ndërkombëtare. Për të inauguruar këtë investim të ri, pjesë e grantit 5 milionë dollarë që Shteti i Katarit i dha Shqipërisë për Programin e Rindërtimit ishin ditën e sotme në Pezë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zv/kryeministri dhe ministri i Rindërtimit…
Dasma ishte planifikuar më 27 nëntor por çifti e përshpejtuan martesën për shkak se shëndeti i gruas u përkeqësua. Ben dhe Jen Cooper, u fejuan në vitin 2010 ndërsa lidhën kurorë tre ditë para se gruaja të vdiste një muaj më parë në Severn Hospice në Telford, Shropshire. Nëna e pesë fëmijëve, ishte diagnostifikuar përsëri me kancer pasi e kishte fituar betejën një herë. Dasma ishte planifikuar më 27 nëntor por çifti e përshpejtuan martesën për shkak se shëndeti i gruas u përkeqësua. Ben tha: “Ishim vetëm ne, nëna e Jen dhe dy dëshmitarë”. Ben dhe Jen Cooper u fejuan…
Lideri i PD-së, Lulzim Basha komentuar sërish takimin që pati sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar. Përmes një mesazhi në Tëitter, ku ka shpërndarë edhe një video nga takimi, lideri demokrat thekson se kjo është vizita e parë e Escobar në Shqipëri. MESAZHI I BASHËS Kënaqësi e madhe të presja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, z. Gabriel Escobar në vizitën e tij të parë në Shqipëri. SHBA do të qëndrojë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve si gjatë gjithë historisë sonë, gjatë proceseve të domosdoshme të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto…
Kritika të ashpra ndaj qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të luftës Kundër Korrupsionit. Kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Biljana Ivanovska, vlerëson se korrupsioni cenon demokracinë dhe të drejtat e njeriut në të gjitha sferat. – Advertisements – “Ne jemi ende dëshmitarë të pazareve partiake për poste të larta drejtuese, të cilat përndryshe duhet të plotësohen përmes shpalljeve publike, konkurrencës корректе dhe sistemit MERIT. Jemi dëshmitarë të shkarkimeve të drejtorëve për shkak të hakmarrjes politike. Jemi dëshmitarë të punësimit sipas modeleve të njohura të nepotizmit, klientelizmit dhe kronizmit. KSHPK vazhdimisht ka theksuar se kjo mënyrë e veprimit të elitave politike cenon integritetin…
Orët e fundit vendi jonë është përfshirë nga reshje të dendura shiu.Policia e Shtetit u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë angazhuar në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale dhe janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Policia e Shtetit Për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu, në disa…

