Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:15 minuta në rrugën Bajram Shabani në Shkup, policia ka privuar nga liria 26 vjeçarin F.S. nga Shkupi. Personi në fjalë kërkohej me urdhër qendror për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tre vjet. I arrestuari menjëherë është dërguar në burg për vuajtje të dënimit. – Advertisements –
Author: almakos
Shirat e fortë dhe erërat e forta kane bllokuar qarkullimin ne disa zona te vendit, mes te cilave edhe segmenti rrugor Këlcyrë – Sukë në vendin e quajtur Ujëvara. Bllokimi ka ardhur si rezultat i rrëshqitjes së dherave dhe një mase shkëmbore shkëmbore në këtë segment. Në vëndin e ngjarjes një patullë e policisë e cila po bënë sigurimin me sinjalistikë të bllokimit të rrugës. Ndërkohë në bashkinë Dropull, Njesia Administrative Pogon mbeti pa energji elektrike.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara trafik. – Advertisements – “Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 166 gjoba, prej të cilave: 32 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës pa leje, shtatë për automjete të paregjistruara, 15 për këmbësorët dhe 36 për parkim jo të rregullt”, njoftojnë nga MPB-ja duke përkujtuar se kontrollet e shtuar në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Një prej pronave të sekuestruara një grupi kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge i ka kaluar shtetit shqiptar. Lajmin e konfirmon vetë Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila ka publikuar dhe fotot e hotelit luksoz me vlerë 5 milionë euro që tashmë i ka kaluar shtetit. “Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar!Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, deklaron SPAK.
VMRO-DPMNE-ja vazhdon të akuzoj pushtetin se po bën çmos që të shmang përgjegjësin për tragjedinë me autobusin e Besa Trans ku humbën jetën 45 qytetarë. Sipas kësaj partie opozitare tanimë është e qartë se pushteti po tenton të fsheh dhe të shpëtoj dikë nga përgjegjësia. – Advertisements – “Kjo tragjedi mori jetën e 45 personave për shkak të lëshimeve të institucioneve. Së pari autobusi nuk ka poseduar licencë për transport ndërkombëtarë. Autobusi në ditën e kobshme ka përdorur dokumente dhe targa të huaja, ndërkohë që nuk ka qenë i regjistruar në sistemin e Doganës. Vozitësit e autobusit nuk kanë qenë…
Laçi është tronditur mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë , ku dyshohet se një person ka mbetur i vrarë. Burimet i thanë Panorama.al se në dalje të qytetit të Laçit, në vendin e quajtur Sanxhan, një shtetas rreth 55 vjeç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij është ekzekutuar me armë zjarri. Shërbimet e policise kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Mësohet se janë ngritur pika kontrolli dhe ne ndihme te policise vendore jane nisur edhe dy grupe te FNSH dhe nje grup me specialiste nga Departamenti i Policise Kirminale.
A110.12.2021 328 Less than a minute Para pak çastesh në rrugën Gjorçe Petrov ka ndodhur nje aksident trafiku. Nuk raportohet për viktima eventuale por vetë për dëme materiale. Policia menjherë ka dal në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. – Advertisements – A110.12.2021 328 Less than a minute
Me gjithë hapat e rëndësishëm që kanë marrë vendet për t’iu përgjigjur pandemisë së COVID-19, të gjitha, pavarësisht nivelit të të ardhurave që kanë, mbeten në mënyrë të dukshme të papërgatitura për t’iu përgjigjur kërcënimeve epidemike dhe pandemike raportoi indeksi global i shëndetësisë për vitin 2021. Shqipëria pësoi rënie të pikëve në këtë indeks që është produkt i Iniciativës për Kërcënimin Nuklear dhe Qendra Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore. Në vitin 2019 pikëzimi i siguruar nga Shqipëria ishte 1.2 më shumë sesa në 2021 kur shënoi rezultatin total prej 45 pikësh. Shqipëria është renditur në vendin e 59 nga 195…
11:38 | 9 Dhjetor 2021 Squid Game, dorëzat e Bernie Sanders dhe si të vishni xhinse të ngushta ishin ndër fjalët më të kërkuara në Google në të gjithë botën këtë vit. Lista vjetore e kërkimit të publikuar nga Google tregoi se Squid Game, hiti i Koresë së Jugut në Netflix, ishte shfaqja televizive më e kërkuar, ndërsa dorezat e thurura të veshura nga Sanders, një ish-kandidat për president të SHBA-së, në inaugurimin e Joe Biden bënë që kërkimet për dorëza të arrijnë një rekord global në janar. Në Mbretërinë e Bashkuar, sporti dominoi, me Euro-në termin kryesor të kërkimit…
Një grua në moshë e palëvizshme dhe e sëmurë me kancer, ka humbur jetën pasi apartamenti i saj u përfshi nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në një ndërtesë në rrugën “Metodija Shatorov-Sharllo” në Aerodrom të Shkupit. Ekipet e zjarrfikësve tashmë kanë arritur që të shuajnë plotësisht zjarrin, por pa shpëtuar të moshuarën. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. – Advertisements –
Disa javë pasi u publikuan fotografitë e para të ‘spiunazhit’, ne kemi interpretimet e para të modelit të restauruar. Mbi to është gjithçka që duhet të jetë e re, si dhe gjithçka që ka arritur të kapet në ekzemplarë të maskuar. Ashtu siç pritej, munguan ndryshimet rrënjësore, por ndryshimet më të mëdha mund të ndodhin në pjesën e përparme dhe të pasme. Dhe në formën e parakolpëve të modifikuar me karakter sportiv më të theksuar. Edhe dritat mbeten të njëjta. Në pjesën e pasme, ndryshimet do të fokusohen gjithashtu në pjesën e poshtme të automjetit dhe nuk do të shkojnë…
Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin Rruga Drejt, ka folur në lidhje me shkëputjen e kësaj partie, me Alternativën e cila së fundmi lidhi marrëveshje me kryeministrin Zoran Zaev për t’u bërë pjesë e Qeverisë, shkruan Alsat. – Advertisements – Dauti, është përgjigjur se a mund të ketë sërish ASH-ja bashkëpunim me Alternativën. “Kishim fjalë të dhënë, kihsim dokument të nënshkruar, kishim punë të përbashkët, dhe krejt ajo punë që u bë, së paku ata e dinin se sa të sinqertë e kishim ne këtë punë dhe nuk do të duhej të ndodhte. Megjithëatë…

