Laçi është tronditur mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë , ku dyshohet se një person ka mbetur i vrarë.
Burimet i thanë Panorama.al se në dalje të qytetit të Laçit, në vendin e quajtur Sanxhan, një shtetas rreth 55 vjeç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij është ekzekutuar me armë zjarri.
Shërbimet e policise kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.
Mësohet se janë ngritur pika kontrolli dhe ne ndihme te policise vendore jane nisur edhe dy grupe te FNSH dhe nje grup me specialiste nga Departamenti i Policise Kirminale.



