Një protestues, teksa mori fjalën në ditën e 79-të të revoltës kundër qeverisë, akuzoi qeveritarët duke thënë se duan vetëm të vjedhin.
Qytetari përmendi 300 apartamentet e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndërsa shtoi se ai dhe prindërit e tij jetojnë akoma me qira.
Një thirrje pati për të gjithë qytetarët që të dalin masimisht në protestë, për ta tërhequr zvarrë, siç tha ai, Edi Ramën nga kryeministria.
“300 apartamente Balluku. Unë bashkë me prindërit e mi jetojmë me qira në Tiranë. Unë dhe shumë të tjerë si unë. Këtu nuk ke shëndetësi, ke papunësi. Ke krim, nuk ke gjykata. Këta duan të vjedhin e zhvasin. Kriminela. Bashkë me Ramën. Çohuni të gjithë që të protestojmë në mënyrë paqësore që ta heqim nga kryeministria. Ne nuk jemi sorra, por shqiponja krenare”, tha ai.



