Nuk dihet që flokët bien shumë më tepër në dimër. Kjo periudhë e vitit sjell me vete gëzime të caktuara, por kur bëhet fjalë për flokët mund të jetë shumë e dëmshme. Humbja e 50-100 qimeve në ditë është mjaft normale, por shumica mund të shqetësohen kur ky numër bëhet më i theksuar në dimër. Këto gjëra bëjnë që flokët të bien më shumë në këtë kohë dhe ja si ta parandaloni atë. Ajri i ftohtë Ajri i ftohtë i dimrit intensifikon rënien dhe thyerjen e flokëve. Kjo është për shkak se nuk ka lagështi. Prandaj, për të lehtësuar rënien…
Author: almakos
Departamenti i Administrim Biznesit pranë universitetit “Luarasi”, nisi ciklin e leksioneve të hapura me personalitete nga bota e politikës menaxhimit dhe sipërmarrjeve te suksesshme për t’u folur studenteve mbi Lidershipin. E ftuar në universitetin “Luarasi” ishte nen kryetarja e Parlamentit shqiptar Ermonela Felaj, e cila ndau me studentet e masterit shkencor Menaxhim Ekzekutiv përvojën e jetës profesionale si prokurore e më pas ministre shteti, kryetare e komisionit parlamentar te sigurisë dhe nënkryetare e kuvendit. edhe sfidat qe ka hasur nuk kane qene te pakta. “I kam jetuar të dyja jetët, edhe jetën në gjyqësor edhe në ekzekutiv. Unë mendoj se…
Pas lajmit për situatën problematike tunelin Delvinë-Kardhiq, ku u raportua se ka pasur shembje të tunelit, ka reaguar shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, sqaron se nuk ka shembje të tunelit, por gjithçka e shpërndarë deri më tani është pjesë e punës rutinë, ndërsa punimet s’kanë asnjë cedim. ‘Gjoka Konstruksion’, thekson se tuneli ka afat kontraktual dorëzimi vitin 2023 dhe sipas avancimeve të punimeve të kryera deri më sot pritet ta dorëzojnë tunelin Kardhiq –Delvinë të përfunduar në Pranverë 2022 të sigurt dhe të hapur për qarkullim. Statusi: “Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a në lidhje me lajmin e shëmbjes së…
Asteroidi që zhduku dinosaurët pas goditjes së Tokës ka të ngjarë të ketë ndodhur në fund të pranverës deri në fillim të verës 66 milionë vjet më parë. Ky është përfundimi i një ekipi të udhëhequr nga Universiteti i Mançesterit, i cili studioi depozitat në vendndodhjen e fosileve Tanis në Dakotën e Veriut që u formuan në kohën e asteroidit. Ekipi kreu analiza të shumta të linjave të rritjes vjetore në kockat e peshkut. Asteroidi gati 10 km i gjerë u përplas në Tokë në atë që ne e njohim sot si Gadishulli Jukatan i Meksikës, duke lënë pas kraterin…
Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se ka rënë në pranga E. H., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim dhe S. H., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. H., si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. H., për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe…
Është finalizuar operacioni ‘Himara’ kundër veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve në bregdetin e Himarës. Pas një hetimi disa mujor u ekzekutuan masat e sigurisë për veprat penale “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar…
Në zbulimet e fundit është mësuar se martesa ka efekt pozitiv edhe në shëndetin e zemrës. Hulumtimet e kryera në Universitetin e Nju Jorkut sugjerojnë se njerëzit e martuar kanë mesatarisht gjashtë për qind më pak rrezik për problemet e shëndetit të zemrës. Përveç kësaj, të dhënat e mbledhura nga rreth 3.5 milionë amerikanë tregojnë se martesa lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të enëve të gjakut që prekin këmbët, qafën dhe barkun. Mosha mesatare e të anketuarve ishte 64 vjeç dhe 69 për qind e tyre ishin të martuar. Martesa është treguar gjithashtu se ka një…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar peshëngritësin Briken Çalja pas shpalljes kampion bote në stilin e shkëputjes. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla deklaron se Shqipëria ka një kampion bote Briken Calja. “Urimet më të mira djalit të shkëlqyer nga Bashkia e Cërrikut Brikeni u shpall kampion bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në shtytje në peshën deri 73 kg”, shkruan Balla. Postimi i Taulant Ballës: Shqipëria ka një kampion bote Briken Calja♂️ Urimet më të mira djalit të shkëlqyer nga Bashkia e Cërrikut Brikeni u shpall kampion bote në stilin e…
352 raste të reja me koronavirus dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se 426 qytetare jane shëruar në 24 orët e fundit. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të…
Komisioni i Përbashkët i Ekspertëve të Çështjeve Historike dhe Arsimore Shkup-Sofje në mbledhjen dyditore nuk ka arritur kurrfarë përparimi. Në mbledhjen e 16 siç u njoftua pas përfundimit të takimit anëtarët kanë diskutuar sërish për vërejtjet për tekstet e historisë. “Mbeten dallimet në qasjen dhe kuptimin e rolit të historisë dhe edukimit historik në shoqëritë moderne dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira të liruara nga politizimi i historisë. Qasja e cila bazohet në përvojat pozitive evropiane dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe UNESCO-s mbeten bazë në punën e palës së Maqedonisë së Veriut në Komision dhe rrjedhimisht prej këtu…
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:26. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.V., 30 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit “Benz” shtetasit, Y. T., 50 vjeç, dhe B. T., 48 vjeç, të cilët ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
21-vjeçari Sandriano Kastrati, është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi u kap duke transportuar emigrant të paligjshëm. 21-vjeçari është arrestuar nga dalje të Peshkopisë, ndërsa ishte duke transportuar tre emigrantët me mjetin tip ‘Ford’, kundrejt shpërblimit. Sakaq vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Informacion- U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Strukturat e Hetimit Kundër Trafikut të Paligjshëm dhe të Narkotikëve në DVP Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të…

