Lideri i PD-së, Lulzim Basha komentuar sërish takimin që pati sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar.
Përmes një mesazhi në Tëitter, ku ka shpërndarë edhe një video nga takimi, lideri demokrat thekson se kjo është vizita e parë e Escobar në Shqipëri.
MESAZHI I BASHËS
Kënaqësi e madhe të presja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, z. Gabriel Escobar në vizitën e tij të parë në Shqipëri. SHBA do të qëndrojë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve si gjatë gjithë historisë sonë, gjatë proceseve të domosdoshme të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë gjithashtu prioritete të PD-së për të sjellë ndryshim dhe prosperitet për popullin shqiptar.



